
Deputeti socialist Taulant Balla ka ndarë një foto të Sali Berishës, Ilir Metës dhe Lulzim Bashës, të viteve më parë, dhe pyet se përse dy të parët janë hedhur në sulm me sharje e fyerje pas fjalës së Ramës në Strasburg, kundër rezolutës së Dick Marty.
“Sot pyetja që shtrohet është: Ndërsa Shqipëria zyrtarisht përmes Kuvendit dhe Kryeministrit Edi Rama fillojnë përpjekjen për ta pastruar këtë mal të madh balte dhe trillimesh, të denjë për filma horror, Sali Berisha dhe Ilir Meta pse janë hedhur në sulm?! Çfarë dhe cilët duan të mbrojnë Sali Berisha dhe Ilir Meta? Rezolutën e Dick Martyt? Apo votën e tyre pro saj?-, shkruan Balla.
Shënimi i plotë i deputetit socialist Taulant Balla:
Prej 24 orësh koalicioni Berisha-Meta është hedhur në sulme dhe sharje, edhe pse të paktën duhet të heshtnin, sa kohë që në vitin 2011 e kanë votuar sëbashku PRO Rezolutën 1782 (2011) të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (“APKiE”) për “hetimin e pretendimeve për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë”, e cila bazohej në një raport (Doc. 12462, datë 7 janar 2011) të Dick Marty.
Shqiptarët duan shpjegime se pse Sali Berisha dhe Ilir Meta votuan PRO, sa kohë ajo Rezolutë kishte zanafillën në një mocion për rezolutë (Dokumenti 11574, datë 15 Prill 2008) të propozuar nga drejtuesi i delegacionit rus Konstantin Kosachev, bazuar në tregime të paverifikuara për filma fiction të Carla Del Ponte.
E kam denoncuar heshtjen e Sali Berishës ndaj dokumentit të hartuar në Moskë, që në verën e vitit 2008.
E kam denoncuar votën pro të Sali Berishës dhe Ilir Metës, për atë Rezolutë skandaloze në vitin 2011 gjithashtu.
Kam denoncuar edhe lidhjet e Partisë Demokratike me financime të paligjshme ruse.
Sot pyetja që shtrohet është: Ndërsa Shqipëria zyrtarisht përmes Kuvendit dhe Kryeministrit Edi Rama fillojnë përpjekjen për ta pastruar këtë mal të madh balte dhe trillimesh, të denjë për filma horror, Sali Berisha dhe Ilir Meta pse janë hedhur në sulm?!
Çfarë dhe cilët duan të mbrojnë Sali Berisha dhe Ilir Meta?
Rezolutën e Dick Martyt? Apo votën e tyre pro saj?
Megjithatë, e djeshmja ishte një ditë e rëndësishme, historike madje, në rrugën e shpalljes si të pabazuara të pretendimeve për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe/apo në Kosovë, në dritën e zhvillimeve që kanë ndodhur gjatë këtyre 11 viteve, fakteve, provave dhe informacioneve të përditësuara, sikurse dhe përsa i përket angazhimit, gatishmërisë dhe bashkëpunimit të plotë të Shqipërisë dhe Kosovës në shërbim të së vërtetës dhe vendosjes së drejtësisë.
Lufta e UÇK ishte luftë e pastër, e drejtë dhe çlirimtare!
Ok Balla vetëm se në dosjen e sig. të shtetit figuron me mbiemrin Metaj.
3 antishqiptare ne nje foto.
Balla pyet: "Çfarë dhe cilët duan të mbrojnë Sali Berisha dhe Ilir Meta?" Pergjigja eshte shume e shkurter: "Parate ruse qe kane marre dhe vazhdojne te marrin!"
Ky eshte mister po un mendoj se jan bere te dy kunder
Ku ka me keq se keta te dy jane kriminel qe duan te fusin vendin ne anarki
Duhet te kishe thene sahaleja dhe spiuni IM o taulant , nuk thirren ne mbiemer ato.
Keto injorantet e politikes shqiptare e kane votuar dhe tani nuk kane fytyre ti dalin perballe asaj qe kane bere vite me pare.
Ordineret e shqiperise keto te 3 ne foto, njeri leve dhe 2 mashtruesit historik , qe e kane degjeneruar shqiperine gjithe keto vite.
Foto me e neveritshme per Shqiptaret, kurre mos pafshin hajer nga kjo afere qe duket nga kjo foto
Dosier , kuptoe me ne fund se cdo te thote botimi .....Dik Marti u kap idjot i pashembellt duke bere gabimin te pertype karemin e leshuar nga dyshja Berisha -Meta ....ata ishin organizatoret dhe arkitektet e akuzes se peshtire dhe te trashe , ata dhe serbet e Serbis ishin te fituarit e akuzes dhe ata qe u interesonte te ishte mbas hekurave Hashim Thaci , akoma nuk e ka pertypur poshte Sali Berisha akuzat e drejta te Thacit duke ju drejtuar dhe duke i thene boterisht : je tradhetar i Kombit dhe ergat i serbeve ....dhe te gjitha keto me vaftisjen e klanit serbo rus ...prej te dy lamashet politikane shqiptere kane mare financim te perhershem ......
Berisha me meta kan filluar ti dalin kundra njeri tjt, qrr
Ahhh tken te zhduken keto dy opozitaret me tshpif qe kemi par ndonjeher
TEK KJO FOTO ISHTE KOHA KUR HA MUCO PI MUCO,,,KUR I NXORREN UJIN E ZI SHQIPERISE,,,,NGA KETA 4 VITE QEVERISJE NGA KETA TE TRE HAJDUTET,,,ATY ISHTE SHKATERRIMI I PLOTE EKONOMOK,,
Fare Thjeshte:Te tre:Berisha-Meta-Basha--jane SPIUNE te UDB-s...lol
Interesante komentuesit me siper! Sic ia do qejfi Rames shkruajne! Po Balla kush eshte? Na ishte nje here Balla numer dy i PS. Tani nuk dihet ku eshte ne renditje. Rama e shkarkoi nga te gjitha dhe vuri Gjiknurin ne vend te tij? Pse? Sepse Gjiknuri i tregoi dhembet Rames! Por Rama kur te heq, dicka te madhe di dhe perpiqet ta mbuloje. I dinte edhe Balles, edhe Gjiknurit, por sakrifikoi Ballen. Tani sakrifikoi edhe Ahmetajn. Por, ky i fundit, thirret "Tigri". Po u mbyt, nuk dihet cfare sjell prapa! Edhe sa here do justifikohet Rama me shprehjen "pergjegjesia eshte personale"? Se vjen nje dite dhe pergjegjesia do bjere edhe mbi te. Pastaj do ikin edhe Saliu, edhe Meta, edhe Rama e te tjeret. Dhe buxheti i shtetit do shpetoje nga pagat e Endri Fuges dhe 164 vartesve te tij qe rrisin klikimet e gazetes se Mero Bazes. Tani, a do ta botoje Merua kete koment? Te shpresojme!
Duan te mbrojne serbin se rrezik kan ndonje marveshje te fshehet me ato
Po meta dhe saliu vetem te ofendijn dim more se sjan per gje tjt ato