Grida Duma mbështet Edi Ramën për amnistinë fiskale

14 Tetor 2022, 09:35Politika TEMA

Grida Duma mbështet Edi Ramën për amnistinë fiskale

Deputetja demokrate Grida Duma është shprehur se mund të votojë nismën e qeverisë për amnistinë fiskale. Nëse është për fëmijët e shqiptarëve, tha ajo, mund t’i bashkohet votave të socialistëve, por kjo nuk është e specifikuar.

Sipas Grida Dumës, qëllimi i nismës së propozuar nga Edi Rama nuk bëhet për emigrantët por për të ashtuquajturit investitorë strategjikë. Ky është “kushti” i saj, pasi theksoi se edhe ndërkombëtar janë kundër kësaj nisme.

“Ne kemi takime të shpeshta me ndërkombëtarët, shqetësimet e tyre na i kanë bërë të ditura, që amnistia fiskale është në dëmtim të Shqipërisë, në rrugën e integrimit dhe për vendin. Kjo është ajo që na kanë prezantuar. Ne duhet të na paraqitet ky draft i famshëm, të cilin FMN-ja e ka kthyer mbrapsht duke thënë se ajo që na është paraqitur ka probleme të mëdha.

Në dijeninë time, këto janë biseda në korridore, i është kërkuar qeverisë që të ripërcaktojë termat e referencës për amnistinë.

Në qoftë se e ka vërtetë për paratë e emigrantëve të cilat duhet të investohen në Shqipëri, sepse ata që kanë punuar në punë të zezë, nuk kanë pasur mundësi t’i legalizojnë në vendin e tyre, ne nuk mund të jemi kundër emigrantëve tanë. Por drafti nuk është për ata, është për pika të errëta të investitorëve strategjik.

Në qoftë se bëhet fjalë për fëmijët e shqiptarëve duhet ta shikojmë në letër këtë gjë. Sipas FMN-së nuk është kështu. Në korridoret e politikës flitet se është kthyer drafti mbrapsht. Nuk kemi shkuar ndonjëherë të votojmë një gjë kur e dimë që Amerika dhe Evropa thonë “stop”, besoj se jemi forca që duhet të mbajmë linjën që mbron rrugëtimin evropian të Shqipërisë”, u shpreh Grida Duma.

16 Komente

  1. R
    Rolandi

    Kur je i shantazhuar ben cdo gje, kjo larask ka shume mekate mbi supe edhe perdore shume lehte nga mjeshtrat e krimit ( saliu, edushi

    Përgjigjjuni
    1. A
      Andi

      Po ndron krahe kjo avash avash

      Përgjigjjuni
      1. B
        Beni

        Cfare ben kjo si perfundoi keshtu do ta ndershkoje baba saliu

        Përgjigjjuni
        1. d
          do me shiju Te Gjatin ,pederave s'ju ngrihet mo

          pikerishte ktu konsiston nji Putane .ajo dridhet ne cdo ane ,ku i ha dhe provokon t'ja krruajn

          Përgjigjjuni
          1. A
            Alban

            Per here te pare jam dakord me ty grida , por jo plotesisht sepse investitori strategjik duhet ti kete te deklaruara me kohe parate qe do investoje e jo ti deklaroje gjate amnistise dhe te behet investitor.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Luan

              Po ke shume shqiptare qe kane punuar me vite jashte dhe kane veshtiresi te fusin para ne shqiperi per shkak te vleres , dhe shumica e tyre ngelin jashte , e pse mos te vijne ne shqiperi , te investohen ketu , per te miren e vendit?

              Përgjigjjuni
              1. Y
                Ylli

                Sic punojne shqiptaret , jo me pune te pista , neper amerike e kanada , nuk eshte asgje 100 mije dollarshi , e perse kos ta kene mundesine qe ato para ti sjellin ne shqiperi per ti investuar ne biznes e fusha te ndryshme?

                Përgjigjjuni
                1. Y
                  Ylber

                  Te je dakord por ste le sali leshi ta pranosh se te nxjerr nga partia direkt

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Elma

                    Pak nga pak po e ndron krahun dhe kjo

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Paulina

                      Ishalla ndryshojne te gjithe opozitaret si puna ksajt

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        Eri

                        Normal qe do e mbeshtes sepse eshte nje ligj shume i mir per te rritur ekonomin e vendit

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Aldo

                          Si kjo te jete e gjithe opozita shqiperia do ishte akoma me mir sec eshte

                          Përgjigjjuni
                          1. G
                            Genti

                            Nuk shoh në deklaratën e Dumës të jetë dakord me Faljen fiskale. Përkundrazi thotë se përderisa SHBA dhe BE janë kundër edhe ne nuk bëjmë dot ndryshe. Ajo vetëm nënvizon se nëse Falja fiskale bëhet vetëm për emigrantët që kanë punuar në të zezë(jo për paratë e krimit) atëherë ne do ta mbështesim.

                            Përgjigjjuni
                            1. V
                              Veleciku

                              Ju, duhet te dini, se shume emigrant shqiptare, neper shtetet europiane dhe ne USA, punojne ne te zez se nuk kan lejet per pune. Per shume vite ata punojne dhe kursejn. Shume prej tyre deshirojne te investojne ne vendlindje. Ata I mbajne kursimet ne shtepi dhe I kan ne kesh, pa kurrfare dokumenti nga bankable, pershkak se kan punuar ne te zez. Per kete arsye, ju duhet te na mundesoni, qe ato kursime te I depozitojme ne banks shqiptare, apo te I investojme ne ndonje bisnis. Ndersa, ata qe I kan fituar me shverc dhe pune te pista, jane dicka tjeter. Me nderime

                              Përgjigjjuni
                              1. V
                                Veleciku

                                Ju, duhet te dini, se shume emigrant shqiptare, neper shtetet europiane dhe ne USA, punojne ne te zez se nuk kan lejet per pune. Per shume vite ata punojne dhe kursejn. Shume prej tyre deshirojne te investojne ne vendlindje. Ata I mbajne kursimet ne shtepi dhe I kan ne kesh, pa kurrfare dokumenti nga bankable, pershkak se kan punuar ne te zez. Per kete arsye, ju duhet te na mundesoni, qe ato kursime te I depozitojme ne banks shqiptare, apo te I investojme ne ndonje bisnis. Ndersa, ata qe I kan fituar me shverc dhe pune te pista, jane dicka tjeter. Me nderime

                                Përgjigjjuni
                                1. a
                                  anti25642654censurë

                                  velo ke të drejtë,por nuk është fjala për ty a i vrarë!! dobiçi i burgajetit do të amnistojë hajdutë si ilir meta e sali berisha,shpura e tyre dhe ai vetë me gruan pjestare e bordit të bankave!! flitet për paratë e krimit,o velo dhe jo për ato tonat!! e pamë kur krimi hyri në politikë!i kishim në kuvënd e bashki gjithë hajdutët e drogaxhijtë!! nuk mbahet shteti ma pare kurvash o velo,e aq më pak me pare droge!! dobiçi nuk e di se po i legalizoi paret e kriminelëve,do të jetë ai vetë që nesër do të luaj si ariu në zinxhir!!krimineli,i tillë mbetet deri ditën e fundit!nuk është se bëhet qytetar i rregullt që paguan taksa e i bindet ligjit!! fusni trurin në punë dhe mos e harroni mbi jastëk kur zgjoheni!!

                                  Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje