
Nga Ylli Pata
Dy vjet më parë kreu i PDIU Shpëtim Idrizi rrëfeu fragmented he ngjarje nga séance dramatike e 11 viteve më parë kur u votua raporti i Dick Marty.
Më poshtë një raport mbi rrëfimin e Shpëtim Idrizit, të publikuar në vitin 2020.
Një komunitet, popull, komb apo vend që nuk e prek thelbin apo diskuton ҫështjet në kohën e duhur, atëherë edhe treni i kohës i ikën gjithmonë. Kështu ka ndodhur shpesh dhe me ne.
Ja për shembull ҫështja e akuzave ndaj Hashim Thaҫit është ende me sulm të diskutimeve e fjalimeve frenetike, kur të gjitha këto mund të bëheshin pikërisht 11 vjet më parë, kur shpërthyen akuzat nga ana e Dick Marty dhe u miratua rezoluta në Këshillin e Europës.
Shpëtim Idrizi, i cili ka qenë dëshmitar i seancave dramatike të janarit 2011, kohë kur mazhoranca në Shqipëri ishte e trazuar nga publikimi i videos Meta-Prifti e kishte shpërthyer kriza në qeverinë e Sali Berisha.
Idrizi, një prej 8 deputetët që kanë votuar kundër rezolutës, që mori karton të kuq vetëm nga dy parlamentarë nga Shqipëria, tregon për një intervistë të dy viteve më parë se ka pasur një përplasje deri edhe verbale me Dick Marty-n.
“Nuk di ta them se ҫ’ndodhi në delegacionin tonë dhe si pati që edhe votuan pro rezolutës, por mbaj mend se jam përplasur me Dick Martyn disa herë, edhe në komisionin e linjës në Asamble, por edhe në sallën e seancave plenare. Ai na tha në mbledhje se akuzat e tij mbështeteshin në një raport të një prokurori serb dhe disa reportazhe, apo edhe libri i Karla del Pontes.
Unë ju përgjigja e i thashë se si mund të mbështetet një akuzë në librin e një prokuroreje, e cila kur ishte në Hagë nuk pati sukses në gjetjen e provave dhe ata fantazi i shkroi në libër. Pastaj nisa ti flas për absurditetet krejt të trasha të materialit, duke i shpjeguar vendndodhjet gjeografike të postacioneve ku raporti kishte vendosur ‘trafikun e organeve’.
Pas kësaj pati ilaritet nga anëtarët që raporti nuk kishte asnjë gjë konkrete, por thjesht ishte një iniciativë politike. Ndaj aty edhe ju ndryshua titulli i dokumentit në “raport mbi dyshimet”, thotë Idrizi nëpërmjet telefonit për gazeta “Shqip”, duke sjellë momente nga atmosfera e 8 vjetëve.
I pyetur se cila ka qenë kërkesa apo orientimi i mazhorancës shqiptare, përkatësisht kryeministrit të asaj kohe Sali Berisha, i cili qeveriste me LSI-në, Idrizi thotë se nuk ka pasur ndonjë orientim të caktuar.
“Me thënë të drejtën pak u interesova për këtë ҫështjen sa u mora me thelbin dhe kam qenë mjaft aktiv, kam folur në seancë, jam përplasur me Martyn, kam marrë delegacionin e Kosovës se nuk e linin të hynte brenda dhe kemi mbajtur një konferencë për shtyp, sa nuk kam pasur as kohë të merrem me teknikalitete”, tregon kreu i PDIU-së.
Ndërkaq, në linqet e mediave kosovare të asaj kohe gjendet edhe fjalimi i Idrizit në Asamble, ku ai akuzon Rusinë si autoren e të gjithë kësaj maskarade me Kosovën.
“Ky raport është plot të pavërteta dhe në të shihet se kriminelët janë bërë baraz me viktimat. Millosheviçi i ka përdorur këto fabrika për të fabrikuar këto të pavërteta dhe për të barazuar kriminelët me viktimat. Prej vitit 1999 Kosova është shteti më i monitoruar nga UNMIK dhe EULEX dhe nëse këto krime janë bërë duhet të ishin zbuluar. Të bëhen hetimet dhe të bëhen provat publike”, deklaroi Idrizi
A nuk mjafton kjo deshmi e Z.Idrizi qe te penalizohen Sali Kerma dhe Zagaret e Tij qe kane votuar per Raportin e Dick Martit ????
Jo pra nuk mjaftojne se sali kerma nuk paska "orientuar" dhe as "firmosur" prandaj rruga e vetme mbetet qe populli ta peshtyje ne surrat. Sigurisht qe shumica mendon qe ai eshte monstra me e zeze qe ka nxjerre ky vend, por ka akoma llum e legena qe nuk binden (perveç atyre qe i ka krimineli ne dosje) si ristani, paloka, noka, vokshi, mziu etj etj. Kellira dhe pocaqi.
O shokuuuuu, po keta horat tane e organizuan gjithe ate histori makaber , Meta , Basha dhe Berisha jane arkitektet e thurjes se kesaj historie .....ja hodhen karemin nje dallkauku si Marti ai po e gelltiti se sponsorizimi serbo rus ishte i majme dhe kjo eshte e gjithe historia me pak fale .....gjith ajo rjet merimange ka arkitekt brenda dhe jashte vendit , brenda jane Sali Berisha , Lulzim Basha dhe Ilir Meta dhe jashte jane ruset dhe serbet ......
A nuk ben te njejten gje dhe sot Rusia ne Ukrahine per te bre pis luften atdhembrojtese te popullit trim uraianas !? Te paguarit apo budallenjte perhapin fjale se ne Ukraine jane gjetur tunele me femije...! Nuk eshte cudi qe vite pas kesaj lufte Zelenski te akuzohet per trafik.
saliu mbete antishqiptari dhe anti kosovari me i rrezikshem. Kriminel politik dhe spiun!..tradhetar. Mali
Faqeziu Sali krimineli ka qenë dhe është perkrahesi i rezulutes se Dick Martyt kunder UÇK e posaqerisht kunder heroit dhe çlirimtarit Hashim Thaqi Sali krimineli dhe faqeziu nga Kosova ka pas perkrahje më e votu ketë rezulutë nga qeni Albin Muti Kuetoviç dhe nga kudra spiune Vjosa Osmanoviç Keta 3 idiot faqezi edhe sot e kësaj dite e perkrahin rezuluten e Dick Martyt kunder çlirimtarve qe e çliruan Kosoven dhe padrejtsisht mbahen në Hagë
Shpetim Idrizi nuk eshte budalla, e dredh timonin ... Por kete rradhe ka fakte fjalimin e tij, per qendrimin korrekt qe ka mbajtur. Keto jane momente qe percaktojne shume per Shpetim Idrizin, qe me sa duket po perpiqet te afrohet perseri me PS. Mbase edhe PS e do kete aleance, sepse Camet kane 2-3 deputet. Vecse grykesia e Cameve eshte e madhe, njesoj si Kreshnik Spahiu 9 vjet me pare, qe donte gjysmen e Parlamentit pa hyre akoma ne zgjedhje.
Kjo eshte ndoshta gjeja e vetme pozitive qe ke bere ne jeten tende.....dhe seshte pak..