
Grupi Parlamentar i PD ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese VKM-në për legalizimin e shtesave pa leje të kullave. Në një postim të tijin në Facebook, Gazmend Bardhi thekson se ligji shkel kushtetutën dhe jep amnisti pë rata subjekte që kanë shkelur ligjin.
Postimi i Bardhit
Sot në emër të Grupit Parlamentar të PD depozitova në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin si antikushtetuese të vendimit të Edi Ramës për marrjen në mbrojtje shtetërore të oligarkëve që kanë ndërtuar pa leje në Kullat e pastrimit të parave të korrupsionit dhe krimit të organizuar në Tiranë.
Vendimi i Qeverisë për të marrë në mbrojtje oligarkët e ndërtimit të Kullave pa leje në mes të Tiranës:
• Është në kundërshtim me Kushtetutën, sepse cënon barazinë e shtetasve përpara ligjit, cënon hierarkinë e akteve normative dhe nuk është autorizuar nga ligji;
• Është në kundërshtim me Kodin Penal, sepse i jep amnisti penale një kategorie personash, pa ligj të miratuar me 3/5 e votave në Kuvend;
• Është në kundërshtim me ligjin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit.
Vendimi i Qeverisë provon që milonerët e Edi Ramës që kanë ndërtuar kulla pa leje në mes të Tiranës, janë të ndryshëm nga 3 milion shqiptarët e tjerë dhe veçanërisht janë të ndryshëm nga 3304 qytetarë që kanë shkuar në burg pse kanë rregulluar pa leje çatinë e shtëpisë së tyre.
Gjykata Kushtetuese ka shansin të na provojë se kushdo është i barabartë përpara ligjit. Oligarkët e Edi Ramës nuk janë mbi ligjin; nuk janë të paprekshëm.
Eh mjer ju te PD-ke,mjer ti o Bardhi,u ngeli ne goje Edi Rama.Nuk dini çfare t'i beni.Po u dele naten ne gjume si fantazem.U ka hyre tartakuti ne bark.Frika ne palce.Nuk kini lene akuza pa bere,shpifje e ofendime. U eshte bere Edi Rama si pebindesh dhe u ka kallur temerrin e nuk dini ku te futeni.Kjo tregon se per PD-ke dhe gjithe opoziten po vijne dite shume te veshtira nga fitorja e pashmangesheme e Edi Rames dhe PS-te.