
Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend projektligjin për lustracionin.
Projektligji i hartuar nga selia blu parashikon hapjen e plotë të dosjeve për çdo qytetar që e kërkon, por edhe largimin nga jeta politike dhe institucioneve publike të atyre që kanë pasur lidhje me Partinë e Punës ose i kanë shërbyer ish-Sigurimit të Shtetit.
Në një deklaratë për mediat deputeti Kreshnik Çollaku, tha se është për keqardhje, që akoma sot në Shqipëri vazhdon diskutimi për anëtarët, drejtuesit, bashkëpunëtorët e strukturave të larta drejtuese të regjimit totalitar komunist apo ish-Sigurimit të Shtetit.
“Synimi i këtij projektligji është që të mbrojë institucionet e brishta shqiptare nga individë, të cilët në të kaluarën e tyre kanë qenë të angazhuar në strukturat e larta drejtuese të regjimit totalitar komunist apo ish-Sigurimin e Shtetit”.
Sipas tij, projektligji i propozuar reflekton standardet më të larta kushtetuese dhe ndërkombëtare lidhur me legjislacionin për pastërtinë e figurës.
“Projektligji ka përcaktuar në një listë shteruese rrethin e funksionarëve publikë që i nënshtrohen verifikimit. Kjo listë përmban funksionarët më të lartë të shtetit shqiptar, qofshin ata të zgjedhur nga populli, të emëruar nga Kuvendi, të dekretuar nga Presidenti i Republikës, organe kushtetuese apo të krijuara me ligj, si dhe funksionarë që ushtrojnë detyra të një rëndësie të veçantë”.
Grupi i PD-së, së bashku me ekspertët e saj, ka përgatitur një paketë ligjore për drejtësinë tranzitore, të materializuar në katër nisma ligjore, përkatësisht: Projektligji për shpalljen muze kombëtar të Spacit dhe kampit të Tepelenës; Projektligji për hapjen e plotë të dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit:Projektligji për ndërgjegjësimin, kujtesën kolektive, ekspozimin dhe ndëshkimin publik të regjimit totalitar komunist; dhe Projektligji për lustracionin.
Bejeni sa me shpejt dhe mos u terhiqeni.Behuni burra dhe mos u trembeni nga Berisha dhe Meta. Keta dy e kane mizen ne kesule.