Kuvendi e quan të rremë lajmin se Belerit iu mbyll dera: Erdhi me vonesë, u fut nga një derë tjetër

29 Tetor 2024, 18:07Politika TEMA
Kuvendi e quan të rremë lajmin se Belerit iu mbyll dera: Erdhi me

Kuvendi e ka quajtur të rremë lajmin se eurodeputetit Fredi Beleri iu mbyllën dyert.

Në një njoftim për shtyp, Kuvendi sqaron se delegacioni i Parlamentit Evropian ka mbërritur sipas pogramit në orën 10 e 30 ndërsa Beleri ka mbërritur rreth 40 minuta më vonë, në orën 11 e 10.

Pas kësaj Beleri, sqaron Kuvendi, është futur nga dera e pritjeve protokollare.

“Për të sqaruar lajmin e rremë të përhapur nga burime jodashamirëse lidhur me “mbylljen e derës” së eurodeputetit Fredi Beleris, informojmë opinionin publik si vijon: Delegacioni i Parlamentit Europian ka mbërritur në Kuvend në orën 10:30 dhe është pritur nga Protokolli i Kuvendit për të zhvilluar takimet me perfaqësues të grupeve parlamentare sipas programit të dakortësuar.

Europarlamentari Beleris ka mbërritur në Kuvend në orën 11:10 dhe ka hyrë nga dera e pritjeve  protokollare për t’u bashkuar me kolegët e tij në takimin që po zhvillohej. Çdo version tjetër që i është servirur publikut është i gënjeshtërt. Zyra e Shtypit e Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

4 Komente

  1. L
    Labeati

    Mbyllje e deres lajme opozite pse merrni me keto dezinformime

    Përgjigjjuni
    1. B
      Boll me mashtrime jeni bere bajat.

      Edi me Spiro-Palin, Belerit ja mbyllen deren e kuvendit, por me urdher nga Brukseli jashte cdo deshire dhe vullneti e futen nga dera e pasme me gjoja per ata te pritjeve protokallare.

      Përgjigjjuni
      1. t
        tetovari2

        Pse o lesh,a shum t'u dhimbtë një vrasës i ushtarëve shqiptarë!

        Përgjigjjuni
      2. T
        Tomorri

        Mire tju behet,jeni mesuar gjithmone te sundown..Gjiknuri eshte zhdukur...

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje