
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, foli në mbledhjen e përbashkët të parlamenteve të Kosovës dhe të Shqipërisë, që u mbajt këtë të premte në Prishtinë.
Osmani bëri thirrje për më shumë bashkëpunim mes dy qeverive, ndërsa theksoi se Kosova përballet me pengesa dhe në këtë rrugë të saj të vështirë, duhet mbështetja e Shqipërisë.
“Ne po jetojmë në një kohë të trazuar që kërkon bashkëpunim. Kjo nuk është thjesht një zgjidhje. Një Shqipëri më e fortë do të thotë edhe një Kosovë më e fortë. Historia nuk do të na gjykojë me dashamirësi për të ndërtuar harmoninë e domosdoshme. Secili prej nesh duhet ta luajë rolin e tij në avancimin e shteteve brenda familjen e madhe europiane.
Shqipëria po bën hapa vendimtar drejt rrugës së BE-së. Kosova mbetet e palëkundur drejt rrugës së saj për integrim në BE dhe angazhimi ynë është i çdoditshëm. Padrejtësitë ndaj Popullit të Kosovës sa vijnë e rritet, na duhet mbështetje e palëkundur e Shqipërisë në këtë drejtim.
Të unifikojmë politikën e jashtme, të bashkëpunojmë në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve kudo jetojnë. Shqiptarët në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, i kanë sytë nga ne. Për Kosovën, Shqipëria ka qenë më shumë se një shtet motër”, tha presidentja Osmani.
Ashtbteper vone moj Vjosa e klonume prej Kurtit.
Ketu e ka burimin xhelozia e drejtuesve te Kosoves. Shprehja "Shqiperia ka qene me shume se nje vend moter" eshte djallezore. Shqiperia eshrte vendi meme i Kosoves, kete e pranointe Hashim Thaci dhe UCK, sepse ata i nisen pregatitjet e UCK ne Shqiperi. Lufta kunder Serbeve u projektua ne Shqiperi, armet ne Kosove erdhen nga Shqiperia, repartet e pregatitjes ushtarake te UCK ishin ne Shqiperi, shteti Shqiptar e mbeshteti UCK me te gjitha forcat, aeroporti i Kukesit per ndihmat humane u ndertua ne Shqiperi. Hashim Thaci dhe Adem Jashari i ka jetuar dhe nuk i harron keto gjera. Ndersa Qeveria sot, nuk ka qene ne lufte, nuk ka pse ta falenderoje Shqiperine, i duket e tepert.
Vjosa është Teuta e dytë nder shqiptar.Ata që ia kanë inat ,plasëshin.Ka doktoratura mardhënit nderkombtare në Amerikë,ku edhe ka studiuar.