Juristi i njohur, Romeo Kara ka komentuar arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta.
Juristi është i pari person që e ka denoncuar skandalin “CEZ-DIA” dhe hapi “Kutinë e Pandorës” në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për Ilir Metën sa i takon kësaj afere. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, zoti Kara tregon se çfarë pritet të ndodhë tani me zotin Meta, ku sipas tij, nuk përjashtohet mundësia që të ketë sekuestrim të pasurive miliona euro të ish-presidentit, apo zgjerim të hetimeve për bashkëpunëtorët e tij.
“Arrestimi i Ilir Metës është një moment historik, kuptimplotë dhe shpresëdhënës se, drejtësia me në fund do të fitojë qytetarinë e saj në Shqipëri.
Sot, korrupsioni, ky kancer shoqëror dhe pengmarrës i institucioneve dhe fatit të shqiptarëve, mori një goditje sinjifikative. Askush nuk është më i pandëshkueshëm. I gjithë establishmenti politik i pas viteve ’90 është tronditur, duke parë se koha e tyre e abuzimit me pushtetin tashmë po mbaron.
Kemi besuar tek drejtësia si koncept dhe një e drejtë hyjnore, dhe sot po shikojmë një nga frytet e këtij besimi. Ndërkohë që për popullin lind një shpresë e ligjshme, për kryekorruptuarin Meta dhe të ngjashmit e tij sapo ka filluar kalvari i përballjes me drejtësinë.
Të shpresojmë që do të kemi një proces të drejtë dhe publik gjyqësor, ku të zbardhet e vërteta dhe të merret një vendim i drejtë. Do doja që ky proces të ishte më i shpejtë dhe gjithashtu të ishin sekuestruar pasuritë e pafundme të çiftit Meta, pasuri që iu përkasin shqiptarëve. Le të shpresojmë se, në të ardhmen, do të realizohet edhe kjo gjë.
Po ashtu, shpresoj që të ketë të tjera kallëzime lidhur me të dhe bandën e tij, e cila ka dhjetëra vite që është tejpasuruar në kurriz të shqiptarëve të ndershëm.
Ky është vetëm fillimi. Të tjera ngjarje do të kemi më pas, duke i kthyer shpresën shqiptarëve se ky vend mund të bëhet, se drejtësia nuk është një mollë e ndaluar për ta, se dinjiteti ka koston e përballjes në rrugën e Zotit dhe se besimi në fitore një ditë do të shpërblehet”, deklaroi juristi Kara.
Ty te takon te Behesh Depudet i Perhershen o Zoti Romeo, ndoshta ti ke inate personale me Meten, por kjo nuk ka Rendesi, ti me Rrezukun qe more, te Denoncoje Mafiozin me te madh ne Shqiperi, je nje Hero i gjalle, per ket Sherbim qe i bere Atedheut. RESPEKT
Hhahahaahahahahahahahahaha Ky deficent denoncoi ? Po ca denoncoi ky, llafet lart e poshte, "me tha keshtu e i thash ashtu" hahahaahahahahahaha , Hajde denoncim hajde ! Denoncim eshe kur tregon dokument me firmen e Metes per ceshtjen ne fjale, jo me llafe, se me llafe quhet "denoncim per agjitacion -propagande" , eshte si ne kohe te Dulles. Apo jemi akoma ne diktature dhe nuk ka gje , mjafton ti sherbejjm Rama hajdutit.
BRAVO! Do mbetesh ne histori!
Per akuzat qe rendojne per çiftin mafioz Meta-Kryemadhi, ligji e ka te percaktuar sekyestrimin e pasurise. Por kjo do ndodhe kur te mbaroje gjyqi dhe te jepet denimi, i cili do perfshije domosdoshmerisht, me percaktimin "produkte te krimit dhe korrupsionit" edhe sekyestrimin e pasurise, e cila hëpērhē, siç eshte deklaruar eshte nën sekuestro preventive. Loja nuk ka mbaruar!
Per mua si qytetar , shume me i rendesishem por edhe me me efekte parandaluese se sa denimi do te ishte sekuestrimi i pasurive te vena me korrupsion, me rushfet apo ne cdo forme te paligjeshme e te pajustifikuar pasi kjo te provohet nga nje proces i rregullt ligjor. Une jam i bindur se korrupsioni nuk luftohet duke i burgosur te korruptuarit dhe duke "deleguar" kostot e mbajtjes se tyre ne burg tek taksapaguesit por duke u sekuestruar pasurine e fituar me korrupsion madje po te ishte per mua duhet qe norma e Kanunit te behet ligj. kanuni qe eshte zbatuar me shekuj sidomos ne malet tona dhe ka rregulluar jeten shoqerore ne mungese te shtetit thote qe per gjene e vjedhur duhet te paguash dyfish,psh per nje lope te vjedhur do paguash dy lope. Sepse perndyshe kush nuk do ishte dakort te bente pak vite burg per te mbajtur milionat , shtepite e resortet luksoze, apo bizneset.
Duhet hequr me ligj, Formulimi dhe Termi, Pasuri e ose pa Justifikueshme, ne Momentin qe nje Zyrtar dhe jo vetem, kapet me Shkelje, te gjitha Pasurit dhe nr Llogarive i kaloin Shtetit, pa u fut fare ne Proçese qe e justifikon apo jo