“Lerë se është armik i doktorit”? Po pse Berisha s’ka miq?

22 Dhjetor 2023, 17:47Politika TEMA
“Lerë se është armik i doktorit”? Po pse Berisha

Nga Ylli Pata

Nëse dikush që nuk jeton në Shqipëri, shikon emisionet e darkës në prime time, shikon një realitet krejt tjetër nga ai që është në të vërtetë.

Mbrëmë, në studiot televizive, ku edhe ndodhej ndonjë kritik i Sali Berishës, ai jo vetëm nuk fliste dot, por edhe kur e merrte fjalën nuk e linte kush.

Te Erla, Dritan Hila në shumicën e emisionit shikonte telefonin, kurse te Grida, Kreshnik Spahiu sa hapte gojën e ndalonte Flamuri. “Po lërë o lerë atë, se është armik i doktorit”.

Argumenti kryesor e përplasja më e madhe në këto panele ishte se si do organizohet kryengritja e armatosur për tu hakmarrë ndaj SPAK. Ku natyrisht kishte qasje teatrale si ajo e Çanit për të përdorur inteligjencën artificiale në kryengritjen e re të armatosur, pas festive të fundvitit.

Në shumicën e këtyre “debateve” është e pamundur të diskutosh normalisht, përjashto tel tuk ndonjë emission, pasi dominon logjika e përgjithshme se doktorit po ja bëjnë me hile amerikanët, anglezët, Europa, Edi Rama e SPAK, pasi ai ka sjellë gjithë këto të mira në Shqipërinë tonë.

Megjithatë, ajo shprehja me inat e Flamur Nokës, është një çelës për të diskutuar një fenoment të rëndësishëm që është politik në fakt.

Sali Berisha është politikani me kohëzgjatjen më të madhe në Shqipëri, që ka pasur postet më të larta të shtetit, e ku natyrisht ka bërë edhe marrëveshjet më të forta me kundërshtarët politikë, për të ndryshuar Kushtetutën, për të zgjedhur Presidentin, për të shkarkuar Kryrprokurorin e Republikës, etj etj, ai sot është një nga politikanët më të vetmuar në vend.

Kur i ndjeri Silvio Berlusconi, ishte në ditët më të rënda të tij, pikërisht kur mbi të nisi një breshëri procesesh, ku më i rëndi ishte ai i marrëdhënieve me minorene, pati një valangë solidariteti.

Ndërkohë që në mediat italiane publikoheshin telefonatat ku Berlusconi fliste për të ndihmuar për punë mjaft prej vajzave vip, dolën të flasin mjaft emra të njohur të spektaklit. Luca Barbareschi, një aktor i njohur në Itali, tha se kavalieri nuk ka ndihmuar vetëm gratë, por edhe mjaft burra. Dhe solli shembullin e tij, ku Berlusconi kishte marrë në telefon gjysmën e bosëve të televizionit për ta futur në punë. 

“Një nga virtytet e Silvios është të ndihmojë këdo”, tha ai, por edhe të tjerë nga bota e futbollit, ku ai kishte miq pa fund. Të gjithë yjet e Milanit të madh e kishin pikë të dobët kavalierin e rrëfenin të fortat pa fund në zijafetet e gëzueshme në pallatet e shumta të Berlusconit.

E kjo u pa qartë edhe në ceremoninë e varrimit, ku kishte një paradë gjigande njerëz të rëndësishëm që i dhanë lamtumirën mikut të tyre.

Në politikë, ka shumë njerëz që kanë qenë drejtues e shtetarë të njërës apo tjetrës parti, por përgjithësish ata kanë miq e dashamir edhe nga anët e tjera politike. Kjo shihet qartë te Rexhep Mejdani, Bamir Topi, Namik Dokle, Fatos Nano, etj etj.

Por Sali Berisha është ai lloj politikani, jo vetëm nga prerja e tij radikale, që ka pasur e ka gjithnjë e më pak miq. Madje edhe njerëzit që dikur ka qenë pjesë e shoqërisë së vjetër të profesionit të parë, nuk i ka dalë në krah, ose nuk i kemi parë fundja.

Ose ka shumë mundësi që ata si miq e kanë bërë punën e tyre dhe e kanë këshilluar doktorin që ka ardhur koha të bëjë mënjanë, por kanë marrë përgjigjen: qenke bërë armik i imi!

Është pikërisht ky mentalitet polarizues që e ka kthyer debatin publik në Shqipëri në një teatër absurd që tani po merr doza të mëdha tragjikomike.

Kjo nisi që pas vitit 2013, kur një nga zërat më të qytetëruar në debatin public, i ndjeri gazetari Andrea Stefani, sulmohej egërsisht si “ekstremist”. Andrea, ishte e kundërta e ekstremistit, nuk shante, nuk fyente kurrë, por veçse përdorte argumentin e fortë dhe të mbështetut në polemikat e tij në debatin te Fevziu kryesisht. 

Linçimi i Andrea Stefanit, krijoi një handicap të madh, sa mjaft gazetarë që kishin qëndrime kritike ndaj Berishës, ose e rrudhnin qëndrimin e e tyre, ose nuk shkonin. E kështu u krijua një realitet virtual i rremë për vite e vite të ushqyer nga filozofët që i mveshën doktorit përmasa biblike e legjendare, ku debate e diskutimi normal është i kotë.

Megjithatë, fakti është sërish tragjik, edhe në rrafshin politik. Në një ditë të mbramë për Sali Berishën, nuk kemi parë asnjë emër të njohur të së djathtës që ta mbështesë, t’i qëndrojë pranë apo ngushëllojë. As ministra, kryeministra, presidentë, apo edhe emra të njohur në botë, me të cilët Sali Berisha ka bashkëpunuar kur ka qenë president, kryeministër, apo edhe lider opozite. Po këtu nuk ka faj as Kreshnik Spahiu, e as ndonjë gazetar që dikur ka mbështetur foltoren e tani nuk e ka më atë qëndrim…

11 Komente

  1. t
    tpc

    SPAK kërkon rikthimin në qeli të Jamarbër Malltezit! Bën rekurs në Gjykatën e Lartë të vendimit të gjyqtares në konflikt interesi Olldashi https://shqiptarja.com/lajm/spak-rekurs-ne-gjykaten-e-larte-kerkon-rikthimin-ne-qeli-te-jamarber-malltezit

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nul Moka

      O çja fut kot..... . Pse pak të duket ty mbështetja që doktori mer nga intelektualët e mëdhenj, mendimtarët shpresëdhënës, veprimtarët e palëkundur, demokratët e paepur, njerëzit elekuentë dhe të shumërespektuar Mesila Doda dhe Flamur Noka?.......... Këta vdesin dhe Berishën nuk e shesin.............................................. Ore meqë ra fjala tek intelektualët, çfarë pune di të bëjë Flamur Noka?...... Thonë se ka mbaruar mjekësinë, por doktor nuk u bë....................... . Nëse vdes Doktorri, atë nuk e bën më kush deputet, sepse nuk e do askush. Atëherë, çfarë pune do bëj?......................................................................................................... . Po Mesila ? Për çfarë ka mbaruar shkollën?......... . Çfarë zanati ka mësuar po iku nga parlamenti?....... . Çfarë zanatiii...???.... Joooo!..... Mos ja fut kot!......... . Po kush i vete Mesilës, mor aman...!!!???

      Përgjigjjuni
    2. P
      Popull idiot

      Me besoni nuk kam pare asnje emision politik ne France kur e moren presidentin Sarkozy me brek dhe e plasen ne ( garde a vue ) ne shqip birruce vetem kur doli dhe nje interviste te shkurter ku tha me plasen ne birrucecsi delinkuent . Nuk kam pare emisione politik ne France per tema te tilla . Une jo vetem çuditem por tnerrohem me mungesen e kultures politike te njerzit qe nuk dine asgje . Ary eshte bere Berrisha sikur te jete Jésus Christie kjo tregone kulturen tribale . Rastesishte degjova nje pensionist qe ishte i pa kenaqur me 50 euro qe dhuroje premier ministri se ne kosove dhane 100 euro haaaa po mire mo kafshe pylli po multiple 50 euro me numrin e pensionerve ne Shqiperi sa miliona behen ? Nga dalin keto euro ? Kam pensionin e ulet thone idiotet po a e dini qe ne France ka pension 300 euro 600 euro 900 1200 apo 3000 euro kjo varet nga puna qe keni bere . Popull idiote

      Përgjigjjuni
      1. s
        shqip

        Zoteri- duket qe juve qe keni mend per te kuptuar te thenat dhe te pathenat e politikes jetokeni ne France, pra paskeni ikur nga Shqiperia. E njejta gje per shumicen e inteligjences shqiptare qe u largua nga vendi ne vitet pas 90-tes. E thene ndryshe, emigrantet dhe sidomos elita intelektuale, qe e lane vendin duke pare interesat personale nuk kane goje qe te ankohen per keto fenomene qe juve me te drejte permendi si shfaqje te ulta te mediokritetit qe ka pushtuar mediat dhe cdo fushe tjeter te jetes ne vend. Nje faktor tjeter ka qene lidershipi i mbas 90-tes, me ne krye Berishen, Nanon e Meten, qe kerkonin qe ne vend te mbeteshin injorantet te cilet blihen lire, duke i lene qe te zhvillojne korrupsionin, i cili vazhdon edhe sot ne kembim te mbeshtetjes qe keta individe u japin "shefave". Imagjino Flamur Noka apo Dash Sula e shume e shume te tjere, pa permendur ish deputetin "kaubojs", jane "baballaret e kombit". Keta individe, pervec shfaqjes se rrugacerise ne sherbim te Berishes, nuk kane asnje lloj merite tjeter. Te quash me termin "intelektual" keta individe eshte fundi i botes. Jemi te gjithe deshmitare te masakrave qe u behej votave te qytetareve ne zgjedhjet e cdo niveli. Salih Berisha ka fituar vetem nje here zgjedhjet e pergjithshme ne 92-shin, pasi njerezit qe nuk e dinin se ai ishte katapultuar ne krye te opozites se re prej Ramiz Alise e votuan me shpresen se do bente cudira. Cdo zgjedhje tjeter te cdo niveli Berisha e ka vjedhur duke perdorur falangat e krimit qe gjithmone e kane ndjekur dhe e ndjekin edhe sot, prandaj ai ka qene nje i paprekshem deri me tani. Po te ishte per Ramen dhe PS-ne, Berisha do mbetej i paprekshem perjete. Ishte nderhyrja e SHBA-se dhe Gjermanise, qe mbeshteten deri ne fund krijimin e strukturave qe sot po dergojne Berishen ne banken e te akuzuarve. Sidoqofte, edhe per keto veprimet e fundit te SPAK-ut kunder Berishes kam shume rezerva, pasi burgosja e tij duket qe po behet teper e bute, duke e izoluar ne shtepi, nderkohe qe duhej trajtuar si i akuzuar qe nuk bashkepunon me drejtesine, pra te dergohej ne biruce. Po keshtu, ky individ i prape ka aq shume kusure per te lare, sa vjedhjet e terreneve sportive tek ish klubi Partizani nuk perbejne as majen e aisbergut te krimeve te tija. Ka aq shume dokumente qe akuzojne Berishen sa qe ta dergosh ne izolim per Partizanin eshte nje tallje me familjet e atyre qe u vrane ne 97-ten, ne Gerdec apo ne mes te bulevardit ne Tirane. Duke u kthyer tek problemi i grindjeve te atyre qe thirren neper intervista e dabete televizive, duhet thene se jane vete drejtuesit e ketyre emisioneve dhe pronaret e tyre qe kane nivele intelektuale midiokre dhe qe jane pjese e atyre falangave qe i kane mbeshtetur "shefat" ne kembim te pasurive qe kane vene. C'mund te presesh nga gazetare te nivelit Fevziu e Cani? Besoj se mjafton qe te permendesh keta te dy per ti thene te gjitha ...

        Përgjigjjuni
        1. k
          kete kisha tani per tani

          Jo popull idiot, se populli eshte shume dhe i mire, por njerez idiote qe nga Vlora ne Tropoje. Shiko si nxjerren koken fshehurazi tani neper rrjete sociale! Tak, hedhin ndonje llaf se ata shpresojne akoma qe i vdekuri ngjallet. E kane thene jehovaret kete. Nje dite ngushellova nje mikun tim per te motren qe vdiq ne telefon, por ai me tha joooo, s'ka gje, ne do takohemi prape me te se ajo do ngjallet! Heshta dhe prej asaj dite nuk i fola me . Edhe keta mendojne se Saliu do ngjallet. Me ke te te llafosesh, eshte njesoj si te llafoshes ne emision me Flamur Noken apo Mesila Doden. Prandaj, miku im ato qe thua per pensionet jane me se te verteta per ne Europe, por ne Shqiperi ka intelektuale pensioniste qe kane dhene jeten per Shqiperine duke punuar nate e dite dhe kane ngele me 100 apo 150 euro ne muaj, ndersa njerezit e Sali Berishes , Ilir Metes apo Flamur Nokes marrin pensione mbi 500 euro. Ketu eshte problemi. Ndersa vete keta s'kane nevoje as per pension as per rroge se kane mbushur bankat e Qipros e te Zvicres, bile Monika shkonte ne Amerike dhe i depozitonte parate ne llogarine e asaj kengetares se e paskej kusherire Gaga a Daga, s'e di. Ketu pikon çatia dhe Dumani me shoke po te duan qe te ngelen si diva ne historine shqiptare, duhet te zgjidhin kete probleme. Nuk e zgjidh dot Rama!

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mshoji lopates

            Spaske msu gja ne France o lope ! Ik pastro naj gja se le nam. Mund te kete edhe 50 euro pension ne france POR te kompenson shteti kur je nen nivelin e ndihmes sociale , dhe sa eshte ndihma sociale ne shqiperi DIHET. Mos abuzoni me ndonje llaf qe e merrni vesh rrugeve. E dyta sa bejne nga 50€ po te shumezohen me pensionistet qe kemi , nuk ka pse i intereson pensionistit. Kur thuhet qe po lulezon ekonomia , po mbytet vendi nga turistet , po rriten eksportet , PO FORCOHET LEKU, duhet ta ndjeje edhe pensionisti kte lumturi , se fundja kjo eshte detyra E QEVERISE , mirejetesa e POPULLIT.

            Përgjigjjuni
          2. P
            Pensionisti i Porcelanit

            Sali Berisha ёshtё njё Sociopat i lindur (Antisocial personality disorder). Një Sociopat është një person me çrregullime personaliteti që manifeston qëndrime dhe sjellje ekstreme antisociale. Njihet gjithashtu si çrregullimi i personalitetit antisocial (ASPD). Disa tipare të një sociopati janë arroganca, manipulimi, mashtrimi, agresioni dhe mungesa e ndjeshmërisë për të tjerët. Me njё fjalё Sali Berisha ёshtё njё fatkeqёsi pёr Shqiptaret, i lene peshqesh per hakmarrje nga Ramiz Alia, trashegimtari fatkeq i diktatorit Enver Hoxha.

            Përgjigjjuni
            1. U
              Urime

              Jam komplet dakord me ty pensionisi i porcelanit. E ke sqaruar mjaft mire anen psiqike te .. EDI RAMES. Besoj se e ke ngaterruar emrin se ngaqe flitet ktu vetem per Berishen, eshte normal te ngaterrohesh, prandaj ta korrigjova. Pjesa tjeter eshte total OK. Mund ta kishe shoqeruar kte analize edhe me DOKUMENTIN e spitalit. Mjafton ti drejtohesh Meros sepse ai e zoteron ate dokument sepse e ka botuar kohe me pare.

              Përgjigjjuni
            2. Z
              Zagali

              Sali Berisha,si bir i djallit qe eshte,ka miq te pjellet e djallit. Ka miq te ngusht budallenjet si; Flamur Noka, Edi Paloqen,andikapatin e Fahriut,Klevis Balliun, pederastin e kavajes Gazin qe te shqyen se qeshuri, ka Myslim Murizin qe kur flet duket sukur dhjet me ate zerin e tij te çjerr si buciela e rrotes se qerres e pa serosur, ka Gjelin e Peqinit,qe eshte trim,hipen mbi kokat e punonjesve te gardes,,kur flet gurgulis si gjel deti.,pa le pastaj ate qime mutin Salianj qe na la nam me BABAlEN,etj si keta. Ja keta jane miqet e saliut.Ca si muti e ca si kaka.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dr

                Lugat Kur u sulmua PD, që të merret nga Basha, u përdorën; drunj, gurrë, qysqi, shqelma… Si në Mesjetë Ky i ndërsente zagarët e tij që tëngjiteshin murreve, të hudhnin shashka, të shkallmonin dyert… Iu afrua një gazetare dhe pyeti ‘ pse po e djeg selinë e Partisë së tuaj, shokëve të tuaj , me dhunë’? U përgjigj’ jo, jo asesi, s’ ka dhunë, s’ka dhunë’ Pra, një njeri kafshë…

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dursakja

                  Andrea Stefani intelektual i shquar me kontribut të pa zëvëndësushëm në mediat shqiptare. Një yll i ndritur në gazetarinë tonë. I përjetshëm qoftë kujtimi dhe vepra e tij!

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje