
Nga Ylli Pata
Një përrua psiqik që u vu re në disa qarqe opozitare sot pas takimit të ambasadores Yuri Kim me kreun e SPAK, Altin Dumani, rikujtoi një fenomen që është vënë re prej kohësh tashmë në këtë mjedis.
Një fenomen që jo vetëm në dukje, por në thelb e logjikë është pa lidhje e absurd, i cili është vënë re në ata që mund të cilësohen si aspirant për të bërë karrierë politike pranë opozitës.
Natyrsisht këta nuk janë pjesë e atyre që nuk lodhen së shkarkuari mllef në muret e faqeve të rrjeteve sociale të ambasadës, por qartësisht vihet re qëndrimi kundër SHBA e veçanërisht ambasadores Yuri Kim.
Ky fenomen, ngjan si një gur prove që aspirantët duan të kalojnë për të çarë murin e lartë e të fortë të karrierës politike në radhët e opozitës, posaçërisht pjesës që kontrollohet nga Sali Berisha.
Dhe kjo nuk është një linjë që vjen nga qëndrime individuale, pasi ka një dirigjim i pastampuar të sjelljeve që duhet të ketë një opozitar i kohëve të sotme.
Kush nuk ecën drejt kësaj linje sulmohet e linçcohet siç i ka ndodhur Adriatik Lapajt, i cili jo vetëm nuk e ka sulmuar SHBA, por ka dalë edhe foto me ambasadoren amerikane, Yuri Kim. E keni vërë re se është rralluar pjesëmarrja e tij në panelet e mediave pranë Berishës?
Sa më shumë i ashpër të jesh, aq më shumë je i pranishëm në banaqet ku thurren idetë e mëdha opozitare.
Ylli Manjani, është pikërisht modeli i këtij fenomeni, pasi sa herë e prish gojën ndaj ambasadores apo ndonjë zyrtari të lartë perëndimor, aq herë është i kuotuar në dritaret mediatike që konsiderohen si kritike ndaj qeverisë.
E ky duket se është një vijë politike, një laborator për krijimin e një force politike që më shumë se Edi Ramën, ka armiq ambasadorët amerikanë. Arsyeja? Shumë e thjeshtë: sepse pikërisht ambasadorët e SHBA-së, janë garantuesit e fuqisë e paprekshmërisë së SPAK. Çka u pa edhe në takimin e ambasadores Yuri Kim me Altin Dumanin sot.
Pritshmëria e publikut natyrisht është e madhe dhe frustrimi si pasoje e mos goditjes së “Pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të korruptuar”.
Megjithatë siç u pa qartë në komunikatën për shtyp të ambasadës së SHBA, ambasadorja Yuri Kim ka shprehur se si në rastin e Arben Krajës, edhe sot, SHBA do të vijojë të mbështesë SPAK, por hetimet i bëjnë vetë në mënyrë të pavarur prokurorët.
E pikërisht “partia antiamerikane” ka synim të frikësojë e ndikojë prokurorët për të mos avancuar me “peshkaqenët”. E nuk është se deri tani nuk ja ka dalë…
henry kessinger: amerika ska, as miq as armiq ka vetem biznes, kshuqe larg amerikes.
Kisinger eshte nje plakush qe nuk e degjon askush. Pra ky argumentim bie, por meqe ke lene fjaline pergjysme, thuaje edhe gjysmen tjeter; Nese larg USA (qe ka shpetuar Kosoven dhe po shpeton Shqiperine sot), afer kujt atehere?
Amerika e Kimetes e do fort Shqiperine njashtu si Kolumbine, lol
Punoke poshte urave te Amerikes motra...nuk eshte Amerika per kurva si ty zemra e vogel,kthehu tek dritat e kuqe te Athines...
Nese je larg SHBA, afer kujt mund te jesh? Une NUK besoj se ka nje SHTET ne kete bote, qe ka: -vendosur veton kur Shqiperine donin ta ndanin fqinjet. -bere luften per krijimin e shtetit te dyte shqiptar, -qe ka detyruar Maqedonine te vendose shqiptaret si komb shtetformues ne ate vend... -Etj, qe dihen. Cili nga ato shtetet me lart mund te kryente keto ? Ndaj, mendoj se deduksioni i z. lover nuk eshte i drejte.
@Ari! Jo, jo deduksioni i @lover, sipas jush, si 'jo i drejtë', është më shumë një eufemizëm, për të mos thënë se deduksioni i tij, është shumë, shumë i gabuar!! Gjithsesi po rezervohem ta quaj antikombëtar atë. Shqipëria, së bashku me trojet e banuara nga shqiptarë më Ballkan, janë shumë të vegjël, historikisht afër dhe larg, është e rrethuar nga shtete që jo nuk i kanë dashur të mirën, por e kanë kafshuar atë për vdekje. Janë SHBA-të, që i kanë dalë krah në dy momente historike shumë të vështira: 1) Me presidentin Uillson në fund të Luftës së Parë botërore, dhe 2) me presidentin Klinton në vitin e rrezikshëm 1999, kur po ndodhte genocidi serb në Kosovë. Sot, është në saje të tyre që në Ballkan, ka dy shtete shqiptare dhe në Maqedoninë e Veriut shqiptarët janë faktor shtetformues me të drejta kushtetuese, të njëjta si dhe për shumicën sllave atje. A mund t'i imagjinonte pa Amerikën, kush këto, jo shumë larg, por vetëm 20 vjet më parë? Ndaj jo vetëm që duhet t'i kemi ata gjithmonë në krah, por duhet gjithashtu, t'u jemi përjetësisht mirënjohës. E di që ka shumë që thonë: Amerika, ka interesat e saj! E pastaj?! Po të tjerët interesat e kujt kanë? Diferenca midis dy blloqeve është se Amerika nuk i sheh interesat e saj në dëm të shqiptarëve, përkundrazi në dobi të tyre, kur të dytët, kanë aspiruar mundësisht zhdukjen e kombit shqiptar, asimilimin e tij brenda popullsive të tyre dhe mundësisht të mos kishte fare një shtet të tyre. E meqë kësaj të dytës, për shumë faktorë, nuk ua arritën dot, lufta e tyre për ta mbajtur sa më të varfër dhe të kërcënuar, vazhdon. Ndaj gardiani i vetëm për Shqipërinë dhe shqiptarët e Ballkanit, kanë qenë dhe mbeten SHBA. Ndaj çdo dilemë, përkundër këtij konkluzioni, është jo e gabuar, por antishqiptare.
Edhe, doja te shtoja pjesen e dyte te z.lover, me te drejte: Aty eshte edhe "biznesi" qe shba ben, por eshte ne interes te te dy paleve...
Ky vend dhe keta lloj njerezish qe jane ne krye te vendit, bashke me spak dhe aspakè, NUK do te behet kurre...
Përfundimisht, "Arka e Noes" për kombin tonë, duhet menduar Amerika dhe, në rastin konkret, Yuri Kim. Ndryshe, çdo gjë është e pavler. Arben Kraja u largua jo si i paaftë por, si tradhtar nga kreu i SPAK. Ai tredhëtoi popullin e vet dhe, Euro-Amerikën. Nëse edhe Dumani do të kyçet si ai, kombi i ynë nuk ka më shpresa.
lover ! E ke gjetur ! Eureka ! Sipas teje kujt t’i varemi shpresat tona : Te rusi, konezi, serbi,greku apo nga UFO-t ! Hajde mendje, hajde ! ……!
Koha do ta provoje zotin Altin Dumani nese eshte pasardhes i legjendarit Gjergj Kastrioti Skenderbeut, apo pasues i kryespiunit Bashkim Gazidede?!
Po ti ne cfar lugu pi e ha o derdimen,po si te mendojme ne qe edhe me EDI Ramen eshte e njejta gje si me Manjanin?cfar krahasimesh na bene o tutkun Gazetari.
Oj Patë ! Thuhet LANÇIM dhe jo LINÇIM . ...Dikur linçoheshin Zezakët. ... ...per te ardhur keq. Gazetare pa njohur ghuhen SHQIPE.
@qytetar! E ke ti gabim dhe jo gazetari! Kuptoj, dhe s'ke faj, që nuk i kupton fjalët 'linçim' dhe 'lançim', por kuptoj gjithashtu se dhe shqipen nuk e njeh mirë. Ndaj mos u nxito, aq më shumë kur mesa duket, je vetë një analfabet funksional.