Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës

24 Dhjetor 2024, 18:25Politika TEMA
Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës

Nga Ylli Pata

Në të gjithë botën, protestat zhvillohen nga qytetarët dhe jo nga senatorë e deputetë, të cilët edhe kur janë në opozitë, janë pjesë e nomenklaturës, pushtetit.

Por tashmë kjo është bërë normë në partinë e Berishës, ku senatorët kryesorë të tij janë folës, “bultozerë” ndaj policisë, si dhe aktorë të komunikimit publik të teatrit mediatik.

Gjithsesi, ajo që mund të quhet si rezultantja e protestës rrugë-bllokuese të vigjiljes së Krishtlindjeve, ishte një përplasje mes qytetarësh që kërkonin zhbllokimin e rrugëve dhe deputetëve apo grupit të tyre të protestës.

Shumë mund ta quajnë këtë përplasje si jo spontane, pasi personat që kërkonin të hapet rruga, në rrjet po i quajnë si mbështetës të mazhorancës apo patronazhista.

Gjithsesi, ajo përplasje ishte realisht lajmi politik i mesazhit që përcolli rrugëbllokimi i pragkrishlindjeve. Një lajm që rikthen pikëpyetjen e vërtetë të gjithë atij teatri. Kujt i drejtohen senatorët e Berishës në këtë performancë dhe çfarë kërkojnë.

Në një situatë normale, ku një opozitë shpall një qëndrim radikal për të barrikaduar ndaj pushtetit, komunikon me njerëzit. U bën thirrje që edhe nëse nuk dalin me ta, të paktën t’i përkrahin që të mos dalin në rrugë me automjete.

Ndërkaq, nëse ka raste të lëvizjes së shërbimit urban apo urgjencave, ato duhet të lihen të kalohen. E kjo bëhet me një organizim të thjeshtë, ku organizatorët e protestës bëhen edhe në një farë mënyrë në drejtues të trafikut emergjent. Kështu, protesta jo vetëm ja arrin qëllimit për të barrikaduar, por dhe për të dhënë një mesazh tek “shumica e heshtur” e cila në një farë mënyre nuk del në rrugë, sepse në mos solidarizohet, i lë të qetë në kauzën e tyre raikale.

Por jo, dje rrugët ishin plot, e nuk pati asnjë tentativë që të lihej dalja në punë të tyre, edhe pse do bllokohen akset. Natyrisht ka pasur njerëz që nuk kanë dalë se do të mbesnin rrugëve, por mjaft kanë dalë si një lloj proteste ndaj aksionit rrugë bllokues. Disa dhe e kanë shprehur në transmetimin live alla Big Brother. E ky është realisht lajmi i vërtetë i mosbindjes rrugëbllokuese.

Megjithatë, Berisha dhe senatorët e tij, hallin nuk e kanë as tek shumica e heshtur, por as te ata që ju vërvitën dje në kryqëzime. E kanë tek ata votues radikalë, që janë realisht kundërshtarë politikë të mazhorancës së Edi Ramës. Dhe janë kundërshtarë të fortë, sa jo vetëm nuk e votojnë por presin nga opozita qëndrime të forta radikale.

Një nga ikonat virtuale të opozitarëve në rrjet, ka propozuar një grevë urie, dikusht tjetër një akt më të fortë. Flamur Noka përmend shpesh lëvizjen e armatosur. Po pse? Sepse e gjitha është narracion politik. Ky klan politik margjinal që e ka bërë të djathtën shqiptare një hapësirë pa mundësi zhvillimi, nuk po shikon se po i rrjedhin ditë për ditë edhe militantët radikalë.

Të cilët janë shumë më të kthjellët se senatorët, pasi e ndjejnë se ku ata duan të shkojnë. E kjo u pa qartë në zgjedhjet e 2023-shit e shikohet në çdo sondazh. Hemoragjia e radikalëve është imperative dhe mankthi i Sali Berishës. Radikalët anti-Rama, po kërkojnë e do ta gjejnë një grup apo forcë tjetër vetëm që të jetë më opozitar në kuptimin e vërtetë të fjalës.

Të jetë si ata, pa eskortë nënkryetari Kuvendi, pa Jeep deputeti apo Range Rover biznesmeni. Të jetë thjesht një opozitar që nuk bën pazar me Edi Ramën.

Dhe ky është lajmi më i rëndësishëm politik që në fakt duket qartë në çdo tubim apo protestë. Doktorit i kanë ikur radikalët. Sondazhistët thonë se i kanë marrë partitë e reja…

10 Komente

  1. D
    Demokrati idealist

    sali maloku një shprehje e vjetër popullore thotë:”Iku Musa beu vate me çifliqe me irate”.Edhe puna jote vate e nuk kthehet më.Populli të urren,prandaj të ka kthyer bythën.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vranakonti.

      Demokrati idealist! Te kemi nje kafe borxh,per ate shprehjen e madhe apo bejten e bukur qe the " Iku Musa Beu vate, me çifligje e me irate". Nuk kame gjetur me te bukur se kjo. I shkon tamam per shtat Saliut. Te pershendesim.

      Përgjigjjuni
    2. L
      Leshatorte e stanit te Shpellarit si i qun qapata

      "Senatore" !!!!!!!!!! Jashreshqitjet e Hales Politike ,nen syte e qaf pates hahahaha .Qaf Pates ,i duket Muti- Koko . hahahahaaaa kandidat per Presidendin Plehrave te Kazonit .

      Përgjigjjuni
      1. c
        ce

        Dje perbindeshi i vicidolit pa me syte e tij braktisjen popullore qe i rezervoi Tirana dhe natyrisht gjithe shqiperia. Vetem qorrat dje pane fitore. Pordhesta e deshtuar e djeshme ishte gozhda e fundit ne arkivolin e foltores qe po jep.shpirt.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bajgat nuk behen senatore

          O Pate senatore eshte nje fjale e madhe , ata bajga qe ti ju ve emrin senatore nuk jane me shume se bajga qe ne krye kane nje krye bajge nje terrorist si Sali Serb Berisha . Ata bajga ne fakt meritojne dicka me shume duan ate qe beri para ca vitesh presidenti Kinez ne sheshin Ten Anmen , duan te nxjerresh tanket e ti besh plloce po kryesisht keta qe ju i quani Senatore . Kjo eshte nje thirrje per qytetaret e Tiranes dhe te gjithe Shqiperise qe vecse e braktisen mortjen Sali qeni ta denojne me vote , vota kunder kesaj bishe eshte vote per femijet e tyre . O Pate ata bajga qe dalin ne krye te protestes jane po aq fajtore e hajduta sa krye krimineli Sali bajga e pikerisht per kete i dalin ne mbrojtje krye bajges bile i kane shpallur lufte Amerikes e Anglise se gjoja po leviz SPAKU po ben nje vrime ne uje vetem sa e ferkoj pak Salkarin e la te lire prap , kur ai duhet te varet ne me te Tiranes e kufoma ti digjet aq shume krime ka ne kurriz bajga Sali .

          Përgjigjjuni
          1. J
            J.P.P.

            Nuk duan t'a pranojnë se kane marrë fund si alternativë politike! Saliu e ka nga halli,kuptohet ,kurse te tjerët nuk mendojnë aspak ,por besojnë te Berisha. Ata gjykojnë se Rama do bëjë si Ramiz Alia apo Fatos Nano më parë që për hatër të " lojës" demokratike do t'i lerë pushtetin në tavolinë Berishës. Kjo nuk ngjet më,se Rama ka pështirë edhe t'i flasë Berishës jo më ti japë pushtet. Analistët dhe gazetarët që gënjejnë publikisht dhe nuk mbajnë përgjegjësi,ndërkohë që një deputet që gënjeu sot ështe në burg, ata përpiqen të mbajnë gjallë një opozitë që nuk ekziston . Gjasme ka 550 mijë vota.. Të shohim pas pesë muajsh sa do t'i dalë llogaria topallit Shkullaku,kapterrit Abilekaj,nipit të gjyshes Andi,spiunit Fevziu,onanistit Bledi Koka, Basir Çollakut,Sonila Meços etj,etj,etj

            Përgjigjjuni
            1. Q
              Qato Treska

              C'thua keshtu, o zoti gazetar? Ne qofte se Flamur Noka, Xhelal Mziu, ai peqinasi, lushnjari me shalqi, Vokshi, Belindi, Balliu i ri, Gjin Gjoni etj., qe nuk po i permend, se edhe nuk me jane fiksuar emrat, na qenkan senatore, une pa frike e pa ndrojtje po e shpall veten perandor te rruzullit tokesor. Keta jane te vetmit deputete e krere te opozites ne bote, qe bejne protesta te ketij lloji. Dhe ata pak njerez qe u shkojne pas jane eskortat e tyre, familjare e te aferm dhe ca militante fanatike, qe nuk mendojne me tru, por me ndonje organ tjeter te trupit. Le ta provojne dhe greven e urise, madje dhe kryengritjen e armatosu te Mulit. Me shume do te largohen njerezit prej tyre dhe do te gjejne alternativa te tjera opozitarizmi. Keta e kane ndare mendjen. Nuk synojne marrjen e pushtetit, se e dine qe nuk e arrijne dot, por nje vend ne parlament. Ndersa plaku Sali i perdor si lolo per te mbetur vete ne politike e ne krye te opozites, qe te mbroje veten e familjen ne proceset gjyqesore qe e presin.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lul brava

                Saliu drogon militantët, dike i dhenë mbi dozë, prandaj janë so të çakërrdisur, nga protesta në protestë. Po vazhduan kështu, rruhuni se janë të rrezikshëm, mos dilni nga shtëpia, mbyllni dritaret dhe dritat, dhe fshihuni poshtë krevatit.

                Përgjigjjuni
                1. e
                  emigranti

                  o ylli ata shesin mendje sepse nuk vepron gjykata ,SPAK dhe shteti ose i paguan keta

                  Përgjigjjuni
                  1. H
                    Henk

                    Muli me kompani senatorë?? Hahaha ????

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje