Nga Ylli Pata
Në hapësirën e zhurmshme mediatike të Tiranës, ku pjesa më e madhe e “ngjarjeve” kurdisen si të tilla, më shumë sesa janë, bëri përshtypje zgjimi me “eskortën e shtuar të kreut të SPAK”.
Një raportim i vagullt, i cili gjatë ditës ka tentuar të thithë komente, më shumë sesa një artikull i plotësuar në të gjithë komponentet e tij.
Ajo që bëri përshtypje më pas, ishin sinjalet e dhëna nga disa qarqe të caktuara mediatike, sipas të cilave SPAK nuk mohon masat e sigurisë, e që më pas u bë edhe pyetje kryesore në konferencën për shtyp të ministrit të Brendshëm Taulant Balla në selinë e qeverisë.
Prokurorët e SPAK, por edhe kreu i tij, janë sot zyrtarët që kryejnë punën ndoshta më të rrezikshme në shtetin shqiptar.
Prokuroria e Posaçme, përveç hetimeve zinxhir të zyrtarëve të rëndësishëm shtetëror, është e ngarkuar, por edhe ka ndërmarrë hetime për baronët më të fuqishëm të asaj që quhet mafia shqiptare. Një numër i madh eksponentësh të krimit të organizuar janë arrestuar, çuar në gjykatë dhe dënuar nga ky institucion.
Por ajo që është më e rëndësishme, SPAK në këtë histori të shkurtër të ekzistencës së tij, ka sekuestruar një numër gjigand asetesh pasurore të të hetuarve dhe dënuarve për trafiqe e krim të organizuar, të cilat kapin shifra marramendëse, milionash euro.
Siguria e shtuar ndaj prokurorëve, por edhe stafit që punon në SPAK së bashku me Byronë Kombëtare të Hetimit, është logjika më normale që mund të mendojë çdo qytetar. Madje kushdo që e diskuton, e konsideron këtë si protokoll standard, madje duke menduar edhe masa sa më të shtuara për ta dhe familjarët.
Në të gjithë botën, çdo homolog i prokurorëve të SPAK kanë eskortë dhe siguri personale, madje disa herë më të madhe. Kolegët e tyre italianë që hetojnë mafien siçiliane, atë napoletane, puglieze dhe kalabreze, kanë jetuar për kohë të gjatë në kazerma ushtarake në ishuj të izoluar së bashku me familjet e tyre.
Nuk përbën fare lajm nëse kreu i SPAK dhe kolegët e tij ruhen me eskortë të posaçme, e me protokoll të veçantë sigurie. Madje, as nëse një ditë, protokollit të një dite i shtohen elementë shtesë apo modelohet plan paksa i ndryshëm nga një ditë më parë.
E gjithë kjo, është një rutinë normale, e domosdoshme, e cila përpunohet me taktika specifike nga institucionet që dijnë dhe e kanë për detyrë që të kryejnë detyrën e ruajtjes. Çdo element operativ në këtë rast, nuk është aspak shtesë, por pjesë taktike e një thelbi që është konsideruar vendim strategjik që kur është ngritur SPAK.
Në raste të veçanta, duke parë modelet në vendet e tjera, edhe kur ka pasur raste të posaçme të rritjes së masave të sigurisë, kjo ka qenë një lajm i rezervuar i autoriteteve që përpunojnë planet operative.
A, nëse realisht ka pasur një përpjekje, tentativë, apo sulm ndaj prokurorëve, ky po që përbën lajm, madje i rëndësishëm e mjaft shqetësues.
Giovani Falcone merrte kërcënime të natyrave të ndryshme 24 orë në 24. Ai, e shoqja-Francesca që punonte gjykatëse në seksionin e të miturve, por i gjithë stafi që punonte me prokurorin e famshëm ishte nën kërcënime permanente. Ama, lajme ishin kur realisht kishte një akt apo tentativë për atentat ndaj tij. Siç ishte rasti në shtëpinë e pushimit në Addaura më 21 qershor 1989.
Kur Falcone po drekonte me prokuroren e famshme të Zvicrës, Carla Del Ponte, për të diskutuar në lidhje me hetimin Pizza Conection, ku po tentohej të gjendeshin paratë e Cosa Nostra-s Siçiliane në bankat zvicerane.
Në Adaura, rojet e prokurorit të Palermos panë një çantë të braktisur në breg, me 58 kallëpë eksplozivësh plastik, i cili kishte forcën për të hedhur në erë të gjithë zonën. Vite pas vrasjes së Falcones, një nga anëtarët e grupit rrëfeu se atentati u drejtua nga i përhershmi Leoluca Bagarella, vëllai i gruas së Toto Riina-s.
Duke ardhur në rastin tonë, raportimi vlen kur ka rast të raportuar, denoncuar, e që do të kthehet edhe në hetim penal për një kërcënim konkret. Çdo indicie, çdo sinjal, çdo dyshim, apo lëvizje e çuditshme hyn në punën operative të një detyre tashmë rutinë, siç është siguria e afërt e drejtuesve të SPAK.
Fabula që nuk ka kush kërcënon prokurorët speciale nuk qëndron për vetë faktin sepse puna e tyre bie ndesh me interesa të rëndësishme njerëzish që janë pjesë e grupeve të organizuara kriminale, të armatosura që kryejnë krime makabre.
Por raportimi i çuditshëm i mëngjesit, ngjante me një lojë të rrezikshme, që më shumë se për të sensibilizuar faktin se prokurorët përballen me rreziqe, u duk se donte të përcillte një mesazh shumë, po shumë problematik. Madje të rrezikshëm fare!
Fytyre kali saliut hedh nje gure me porosi te saliut ndoshta,edhe turren te gjithe te supozojne e te mashtrojne.Ky dum dum dumani do bej namin,ka dosje te nxehta,sikur nuk ishte ky me shoke si llalla lalzit qe mbyllen e heshten per dhjetra disje e krime te saliut,ilirit,fate gerdecit e co.Dum dumat po trimerohen me keta te Rames dhe dhjesin gjak kur shkon muli me cecenet e tij e protestojne para zyrave te drejtesis.
Mesazhi i lajmit eshte nje " udhezim" qe edhe mund te perthithet... Ata qe dhane lajmin hetohen dhe te merren ne pyetje, me e pakta te gjobiten per dhenie mesazhesh te rrezikshme
100% jam dakord!
Si perfundim z.Dumani do ti hajne mut.... dhe te gjithe Kriminelet do te jene ne kafaz simbas kohes ne vazhdim...Dhe te gjithe Qytetaret nuk do te kene me merak apo frike ne raste nga plumbat qore qe vijne nga Kriminelet.. Ka ardhur koha e Drejtesiese.....sebashku dhe me ndimen e te gjithe Qytetareve...
I ka ardhe nga gjoka bajrat e kompani kaq e thjesht.
Shume me e thjeshte eshte se Perbindeshit qe kercenojne jane miliarderet Sali Berisha dhe Ilir Meta.
Po' ku pjerdh shteti per gjokaj e bajrat mer rrot,,,,shteti po' te doj te nxjerr ujin e zi,,,spordhi per i toto rina,,,i shkaterroj deri ne palace,,,vdiqen si SHKERDHATA neper burgje si barbona,,,
Shenja kryesore qe shume shpejte do te kemi arestimin e shumepritur te kryekriminelit sali ,familjes se tij mafiose ,Likeflori Ilirin.Ata Kane ushteia kamukazzesh krimineleve,qe perbejne rrezik per jeten e prokuroreve dhe gjyqtareve.
Altin Dumanit i takon eskorte me 100 vete. Ketu po mbajne eskorta plehra hajdute dhe jo nje personalitet. Mos kursehet shteti per spak por edhe per gjykatat e posaçme. Respekt per ta vetem ata do e bejne vendin qe te kemi mundesi ti rrisim femijet ketu.
Po nuk eshte lajm, lereni te punoje, kush ka frike merren me sigurine e tij. Kush merret me keto lajme, ka dicka qe duan te largojne vemendjen e korrupsionit qe po nxirret kaq shume miliona euro jane vjedhur.
Spak do arrestoje kryekriminelin shqiptar Sali Sheqere Berisha ! Pritet brenda tre diteve ne mos per tre , per tremije dite.
“Media” e tipit peka-peka, ne cdo kohr mundohen te hedhin balte dhe bashke balten dhe kercenime… Po kjo nuk do i ndihmoje, qent e PD nuk kane shpetim, ndaj dhe mbrojne ministrat e PS kur arrestohen, halli te vetja …
Fytyr kali e hodhi nje fjale! U quan ca budadhej dhe po mbushi faqet e gazetave ,dhe TVte nje nje fjale te kesaj buqe te non grates,se ka pare ca polic me teper tek SPAKU!kjo eshte nje fytyre e ndyre ,provokuese ,qe policet e sherbimit mos ta lejojne te afrohet afer institutcinit 100 m larg se veç pertë shpifur shko aty.
PS: 1.Pyetja e një gazetari se A është i rrezikuar SPAK është një ALIBI e atyre që tmerrohen nga VET DPAK,për ta vënë SPAK në gjumë nga FRIKA. 2.Një sinjal i trill u hodh edhe nga ARBEN KRAJA,i cili më pas ja futi gjumit si TIK LLALLA. 3.Deri tanimë bandat po sulmojnë njëra-tjetrën për prishje pazari..! 4.Fakti që prekuria e policia DEKONSPIROJNË bashkëpunëtorët e drejtësisë e policisë është FATKEQSI e madhe. 5.Sjprsh dëgjojmë GAZRTAR që lexojnë dosjen e dhënë nga Prekuria për x e y të ndaluar apo arrestuar e paprecedent.Kështu,del në publik emri i personit me qëllim që Ai të largohet nga vëndi..! 6.Në 33 vite nuk kam dëgjuar të vritet ndonjë prekuror(përveç Xhevat Thanës që u helmuar për Remi Hoxhën),ndërsa 260 polic.Pasi Prekuroria speciale ka punuar në zyrë(ndonse me pagesa të majme) dhe policia ballsh me bandat. -Kush kërkon të bëj detyrën mirë ndaj Atdheut duhet edhe të sakrifikoi. -Deri tanimë SPAK me vlerësim nota 5..!
Te gjitha jane iluzione ! Nuk do shume mend per te kuptuar si po funksionon SPAK sot e ne vazhdimesi. Atje ka dy grupe prokuroresh. Nje pale jane berishiane dhe grupi tjeter perbehet nga frikacake. Deri tani jane arrestuar e denuar 24 ministra, deputete e bashkiake nga PS dhe zero nga opozita. Ku shkuan aludimet e disa politikaneve e analisteve qe ne muajt korrik e gusht do te kete arrestime te eksponenteve te opozites ? Mos ushqeni iluzione kot se ashtu si e mbylli mandatin Kraja keshtu do ta mbylle edhe Dumani me zero arrestime nga opozita !
Media Shqiptare ,Euro News me Cidorelen ,cfare mentalitet primitiv qe ka,kishte ftuar Polin! Cfare analize?! "Brilante...., te dy, Poli spiegonte,meqe ra fjala Pol Hoxha di gjithcka edhe nga "zgjuarsia e tij" por edhe nga te dhenat qe ka, tha qe Taulant Balla s'ka pune qe te thote se ka biseduar me shefin e policise per shtimin e mbrojtjes se Dumanit! Nuk e di c'do njeri ka mendimin e tij edhe Cidorela tha: - e kuptova-! Kjo media e peshtire e paguar me para gjaku, ben nje gabim shume te madh! Jane rrogetare jo gazetare! Turp te thuash eshte pak! Gazetaret ulin me shume e perdite me shume jakat per te zbuluar gjoksin seksi! O Zot fali se aq tru kane!
PS: 1.SPAK BKH GJKKO..Ka dështuar me arrestimin e BALENAVE 33 VJEÇARE nga frika e Sb fatkeqësi Kombëtare.Pavarsisht se DASH BE po e kërkon me ngulm një gjë të tillë. 2.Kan dështuar 100 % më Sekuestro pasurisë të 80 % të magjistarët për korrupsion nga VETINGU me monitorim nd/kombëtar. 3.Alibia e kërcënimit të SPAK është shpifje për tu tërhequr nga AKSIONI QË KËRKON 90 % E POPULLIT. 4.Në SPAK..duhen njërëz me PRAPANICË TË FORTË e jo frigaman. 5.Drejtësia akoma është nën tutelën e S.Berishës,përderisa po arreston vetëm majtas që po e lejon KM E.Rama siç veproi me S.Tahirin..!
Per pozicionin institucional qe mban,Z.Dumani,duhet te kete eskorte te posacme,jo sot ne detyre por edhe pas largimit si kryetar.Ne u kemi dhene roje edhe ministrave e deputeteve,e jo me titullarit te organit te akuzes,ne luften ndaj koorrupsionit dhe krimit te organizuar.E gjithe kjo tollovi fjalesh e shkrimesh eshte e qellimshme per te ulur punen e prokurorise.Do te deshiroja qe Z.Dumani me shoke te pershpejtoj hetimet dhe me prova te dergoj para drejtesise cdo keqberes. Le t'ia ndryshojne emrin (namin) Shqiperise.