
Të shtunën Partia Demokratike do të mbledhë Kuvendin Kombëtar në orën 10:00 në Pallatin e Sportit ‘Asllan Rusi’.
Në një reagim në Facebook, Partia Demokratike shkruan se ky takim vjen në një moment vendimtar për vendin dhe se PD ka zgjedhur reformimin dhe modernizimin e partisë opozitare.
REAGIMI:
Të shtunën, 2 shtator, ora 10:00 Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, mblidhet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike.
Në një moment vendimtar për të ardhmen e vendit, ne zgjedhim reformimin dhe modernizimin e forcës sonë politike, për t’ju përgjigjur sfidave të kohës dhe pritshmërive të qytetarëve për një ndryshim të vërtetë, për një politikë të pastër, propozuese, që lufton korrupsionin, ofron alternativën e duhur ekonomike dhe fuqizon përfaqësimin e qytetarëve.
Guximi ynë për të ndryshuar, duke pranuar gabimet e të shkuarës dhe duke mësuar prej tyre, është provë e vullnetit tonë për të kthyer Partinë Demokratike në alternativën që shqiptarët meritojnë.
Pritni kur te thote se ne kongres ishin 20000 vete se ky nuda problem se ja fute kot
Shikojeni edhe nje here lokalin, se mos nuk i nxe gjithe ata qe i vene mbrapa Lulit. Gjeni ndonje lokal qe shet tulluma, se i ha shume Luli.