Propozimi i Charles Michel për zgjerimin e BE-së, KE: Nuk jemi të fokusuar tek afatet

29 Gusht 2023, 18:19Politika TEMA
Propozimi i Charles Michel për zgjerimin e BE-së, KE: Nuk jemi të

Propozimi i presidentit të Këshillit Europian Charles Mishel për të caktuar vitin 2030 si afatin, kur BE dhe vendet e rajonit duhet të jenë gati për zgjerimin, nuk pritet me entuziazëm në Komisionin Europian.

Teksa pranoi se zgjerimi është prioritet politik, zëdhënësja e BE, Dana Spinant, theksoi se Komisioni nuk është i përqendruar tek afatet kohore, por tek ndihma e ofruar për vendet kandidate për të përparuar në procesin e zgjerimit.

Ajo theksoi se procesi duhet të mbetet i bazuar në merita dhe se kandidatët duhet të lëvizin në përputhje me suksesin e shënuar në përmbushjen e kushteve.

“E kemi thënë gjithmonë se zgjerimi është një proces i bazuar në merita çka nënkupton se një kandidat duhet t’i bashkohet bllokut kur të jetë gati. Nuk jemi të fokusuar në afat kohore, por tek bashkëpunimi i afërt me vendet kandidate për t’i përgatitur për t’iu bashkuar bllokut. Jemi të përqendruar tek reformat, investimet, apo tek transformimi i ekonomive të këto shteteve”, tha ajo.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian përseriti se suksesi në zgjerim kërkon që edhe kandidatët edhe BE-ja të bëhen gati. Ajo ka paralajmëruar se liderët e BE-së do të diskutojnë për zgjerimin në samitin e Granadës në Spanjë.

“Kemi instrumente për t’i ndihmuar vendet kandidate për t’u afruar me BE-në edhe para se të bëhen anëtare. Komisioni ka dëshmuar se është i përkushtuar që ta mbajë procesin e zgjerimit si prioritet”, u shpreh ajo.

Spinant tha se “nuk është në dijeni nëse ka pasur kontakte mes Charles Michel dhe Ursula von der Leyen për këtë çështje”, para se presidenti i Këshillit Europian të dilte me propozimin e tij.

Gjatë fjalimit në Forumin Strategjik të Bledit, Mishel përsëriti disa herë se tani e tutje vendeve kandidate u duhet referuar si “anëtaret e ardhshëm të BE-së”.

5 Komente

  1. D
    Detari

    flisni ore drejt se ben sikur nuk kupton ramazoni. Evropa nuk do kombe muslimane ne BE dhe pik. Arsyeja e vetem pse Serbia nuk eshte ende ne BE eshte sepse ata kerkojne shume nga Kosovo. Kombet muslimane si turkia/albaniston/kosovo nuk futen kurre. Ne hall jane FYROM-i me shume islam.

    Përgjigjjuni
    1. ?
      ????????????????????????

      Europa kurve plake

      Përgjigjjuni
      1. D
        Detari

        keni turkin ju pse qaheni? Care doni ne evrope?

        Përgjigjjuni
      2. P
        Poseidon

        KETA QAJNE PER SERBINE QE ESHTE E FESE SE KRISHTERE SE PO QE PER MYSLIMANET E TYRQISE SHQIPERISE MAQEDONISE MALIT TE ZI KOSOVE E BOSNJE LE TE PRESIN TEK VRIMA E CELESIT...........VETEM KUR NUMURI I MYSLIMANEVE QE KETA BEJNE NENSHTETAS NGA MAROKU PAKISTANI A TURQIA TA KALOJNE NUMRIN E PLEQEVE TE MBETUR NE BE.EDHE MUND TE NDODHE NDONJE MREKULLI, POR ESHTE NGA ATO QE I THONE KUR" GJELI TE BEJE VEZE," BILE TE JETE E ARTE...... .....PRIT GOMAR TE MBIJE BARE..........EDHE KA FAJ EDI QE TALL LESHIN ME KETA LESHTE E BE..........

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje