Lulzim Basha: Shurdhëria politike duhet të marrë fund, t’i themi ndal babëzisë së qeverisjes Rama

28 Gusht 2023, 19:10Politika TEMA
Lulzim Basha: Shurdhëria politike duhet të marrë fund, t’i

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një takimi me të zgjedhurit e kësaj force politike, në Këshillat Bashkiakë ku ka kërkuar që opozita të bëhet zë për qytetarët.

Basha tha se Këshillat Bashkiakë mund të kundërshtojnë dhe t’i shkojnë deri në fund çdo problemi të qytetarëve në gjithë qeverisjen vendore, në mënyrë që të mbrojnë interesin e qytetarëve.
Sakaq shtoi se shurdhëria polikë duhet të marrë fund dhe mos të ketë më kompromis apo pazare mbi përfaqësimin e qeverisjes vendore.

“Nëse gjithsecili e përjeton këtë përgjegjësi, atëherë jo vetëm parlamentet vendore që keni nderin ti përfaqësoni por anembanë vendit do t’ju shtojë një tjetër rritëm dhe përfaqësim qytetar. Aty tek pushteti lokal, ku hallet e vërteta të shqiptarëve braktisen dhe përkeqësohen ditë për ditë, aty ku për çdo kompromise qeveria vendore thotë se e ka pushteti vendor. 

Aty ku në kundërshtim me çdo gjë tjetër, ku përqendrimi i pushteti është theksuar nga ujësjellësi tek administrimit dhe një zot e di ku shtihet babëzia për kontroll të çdo hallke qeverisje. Investime dhjetëra mijëra euro për ujësjellës që nuk sjellin pikë ujë, mungesë totale për zhvillim ekonomik, zero vëmendje për të rinjtë, shifra rekord me çdo vend tjetër të rajonit.

Shumë probleme janë të një natyre lokale dhe vlera juaj është të prekni këto probleme. Vetëm një njohje reale e problemeve do t’ju pajisë me pasionin për të mbrojtur interesat e vendit. Nuk bëhet fjalë për numra kur ngrini zërin për padrejtësinë, llogaridhënie, ju do të jeni zëri i tyre, është çështje morali dhe mos bërit kompromis dhe pazaresh, t’i jepni fund kësaj shurdhërie politike”, tha ai.

13 Komente

  1. S
    Skraparliu

    Ngri nje here ZERIN PER BELERIN c mendim ke nuk ra kemi degjuar zerin pastaj fole per babezin e Rames se aty e ke

    Përgjigjjuni
    1. M
      Martin

      O Lul Brava fito nje here me Perbindeshin e Vicidolit, Sali Berisha, se me Mafiozin Rama e kemi me te lehte...

      Përgjigjjuni
    2. L
      LULUSHI VOGEL

      Kater protestues te vrare ne bulevarde , kater familje me femije jetime , rruga e kombit , rublat Ruse , pasurimi kunatit , lidhjet kriminale me familjen Berrisha , dhuna e organizuar ne protesta duke djegur cdo gje para kryeministrise dhe ne funde i fusje si kokosh kendimin e hymnit a ke ndonje sugjerim ? Apo veting per te tjeret se vete je kristal si padroni juaj non grata Berrisha

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sadiu

        Qënka ky, kanë filluar ti lëvrijnë krimbat nëpër trup se po kruhet. Ja hodhi tani PD e Saliut.

        Përgjigjjuni
        1. c
          ceni

          Mjere shqipetaret te udhehiqen nga Lul brava.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mara emigrante ne Itali

            Lulush po ngatreon kekun me byrekun ,po a ka me te babezitur se ju ? O injorant i lindur ,zoteri lind nuk behesh ne jete ,PS e rilindi Shqiperine qe ju e shkateruat ,nje njeri qe nuk ka sy te shikoje dhe vesh te degjoje flet me fjalorin tend o i pa fe o kriminel .shko lyej floket se te kane dale thinjat .

            Përgjigjjuni
            1. E
              Emigranti U S A

              Pasi qendroi larg per nje vit e gjysem tashi fillon lufta 7 here 7 = 42 kete mendim ka edhe Saliu po MonaLikja nuk duan . Saliu eshte bere gati per kryeminister , po kur te qethen gomeret , sa e deshiron ate vend Sali qeni e pikerisht se e don shume kurre nuk ka per ta marre .

              Përgjigjjuni
              1. g
                gimi

                palle kari ,deshtak

                Përgjigjjuni
                1. r
                  rrofte Lexhenda dhe Luli

                  Me vjen keq por ......nuk di me te krahasoj. Populli nuk eshte budalla pervec zagareve tuaj dhe te Saliut.

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    Gurabardhi

                    E o Lulush infantili, u zgjove ti se, ai në krahun tënd në fote, akoma qënka në gjumë. Ti je një rob koti, pa asnjë vlerë në jetën politike dhe sociale.

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Bardha

                      O zot kush flet nje idiot i klasit pare qe dhe majmunt do e kishin zili,mjereata qe e ndjekin kete derdimen

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        Emigrante...

                        More i fandaskur...! vetem ti mos llomotit per "BABEZINE" Se je i perlyer kembe e koke me babezine bashke me te tjeret .... Po te ishe kaq luftarak dhe i ndershem nuk duhej te ishe bere ortak me keta te Babezitur.. Prandaj mos u mundo t'i shesesh shqiptareve " Sapunin per Djathe" Shqiptaret ju duan qe juve t'i jepni llogari shqiptareve, perpara drejtesise, dhe te vuani denimin qe ju meritoni... Vetem atehere Drejtesia do ta meritoje emerin "DREJTESI" nga shqiptaret...........?????? Sepse populli varfer eshte ai qe e ka vuajtur tradhetine tuaj ,,,, mbi shpatullat e tij.

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Titi

                          Foli dhe lyl gjumashi ,lyl hajni, lyll vrasesi ,lyl i paafti ,lyl i pabythsi , lyly i tylit, lyli i fyellyt ,lyli derdimeni ,lyli skuthi....... po kush eshte ai nasradin qe e beson kete sanco panco???????

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje