Çengeli që la jashtë Beleri: A do ta kapë Berisha e Meta në zgjedhjet e reja?

28 Gusht 2023, 17:40Politika TEMA
Çengeli që la jashtë Beleri: A do ta kapë Berisha e Meta

Nga Ylli Pata

Demonstrimi i forcës që po bën Athina, me peshat e saj më të rënda politike në Himarë, duket se është më shumë se një synim politik i mazhorancës aktuale konservatore që qeveris në Greqi.

Madje politika greke si në mazhorancë e si në opozitë, por edhe mediat e Athinës janë në një linjë e nuk ndahen askund në sulmin ndaj qeverisë dhe autoriteteve shqiptare.

Greqia, në të gjithë politikën e saj kundrejt Shqipërisë, ka pasur synimin për ta zgjeruar kordonin sanitar të asaj që ajo e quan “territor etnik helen”. Zonat ku jetojnë minoritarët grek, edhe pse nuk kanë qenë kurrë toka autoktone greke në asnjë prej periudhave historike apo historikut administrative juridik në vite, asnjëherë nuk konsiderohen si territore ku banojnë grekë etnikë, por toka helene.

Megjithatë, Shqipëria u ekspozua me Athinën pas rrëzimit të komunizmit me një historik pozitiv të trajtimit të shqiptarëve me kombësi greke. Ata hynë në systemin e ri madje duke pasur një përfaqësim të rëndësishëm në Parlamentin e parë, e më pas organizata minoritare OMONIA u kthye në parti politike PBDNJ, që si projekt fillestar pati një ide të jetë subjekti që të përfaqësonte të gjitha minoritetet etnike e kulturore në Shqipëri.

PBDNJ-a e Vasil Melos, nuk ishte një parti territoriale e Dropullit dhe e Finiqit, por një forcë politike që merrte deputetë në Shkodër, Dibër, Lezhë, Kukës, e kudo në Shqipëri.

Athina, duket se nuk e priti mirë fare këtë logjikë integruese të partisë së minoritetit, ndaj ndikoi në katapultimin në krye të PBDNJ-së, të asistentit personal të kryepeshkopit Janullatos-Vangjel Dules.

I cili thuajse nuk u kujdes fare për rritjen e aksioneve të partisë së tij në zonat ku banonin minoritarët. Madje këto zona; në Gjirokastër e Sarandë u integruan me politikën kombëtare në partitë e mëdha të vendit. Dule, prej vitesh tashmë ka investuar që edhe pse më pak vota, PBDNJ, të arrijë të çajë sadopak në zona që janë jashtë kordonit minoritar zyrtar. Duke pasur si pikësynim Himarën, si dhe më pak Korçën, ku prej vitesh lobi politik i Ligoraq Karamelos ka arritur të marrë vota që prej 30 viteve. Ku dy tre herë ka marrë edhe deputetë.

Këtë pikësynim kanë pasur edhe nismat e varrezave të ushtarëve grekë, ku me anë të vizitave të klerikëve e politikanëve, u tentua të rritej gjeografia e synimeve deri në Përmet e Këlcyrë. U harxhua shumë energji, para, lobime e gjithçfarë makinacionesh, që në mënyrë të sforcuar kërkonin të rrisnin gjeografinë ndikuese, deri edhe në zonën e Boboshticës së Korçës. Ku eshtra njerëzish të tjerë u shitën si mbetje ushtarësh, çka sollën në sytë e opinionit ndërkombëtar, imazhe të tmerrshme të një mentaliteti që nuk ndalet para asgjëje, edhe pse u arrit në kufij tragjikomikë deri në ekstrem.

Ndërkaq, aventura politike e Dules, nuk është se paraqet një sfidë sizifjane e anteut në tokën e arnautëve që mbiemrin e ka me prejardhje otomane.

Sipas gjasave, ish-ndihmësi i afërt i Fortlumturisë po zbaton një urdhër të shefave të tij në Athinë, që Himarën e kanë një synim strategjik.

Athina kërkon me ngulm që të vendosë pykën e saj në territorin e bashkisë Himarë, sidomos tani që ajo zonë po kthehet në një fuqi ekonomike eksponenciale falë turizmit.

Ambasadorët grekë në Shqipëri, aktivitetet e tyre politike në komunitet i kanë në një raport të zhdrejtë; 10% në zonat minoritare e 90% në Himarë.

Janë mbështetur ose nxitur kauza në dukje pa sens siç është ajo kundër planit urbanistik e deri tek protestat për objektet e kultit. E gjitha konsiston që të krijohet, të ngjizet, apo provokohet një casus belli për atë që panë të gjithë në “mitingun” me 30 vetë për Belerin në Himarë, ku kishin ardhur edhe kryebashkiaku i Athinës dhe ai i Selanikut.

Në mes të atyre pak mbështetësve shpalosej një parullë në greqisht ku shkruhej: “Vorio Ipiro gji eleniqi” – “Vorio Epiri është tokë greke”.

Kjo aksiomë ka qenë thuajse e palëvizshme nga të gjitha qeveritë greke që nga koha e Megalidhea-s e deri më sot. Sipas taktikave që u ka imponuar koha, firzamonika e territoreve janë rritur e zvogëluar sipas rastit.

Investimi për Himarën, duket se do të vijojë, edhe do të shikojmë gjithnjë e më shumë që të investohen para, energji e përfshirje politike. Së shpejti, ky vrull do të transferohet në regjistrimin e popullsisë, i cili do të fillojë në këtë vjeshtë. Synimi i Athinës është që të rritet në mënyrë eksponenciale numri i himariotëve që do të deklarohen me kombësi greke në formularët e INSTAT, të cilët do të shpërndahen në banesat ku gjenden njerëzit gjatë vjeshtës. 

Nuk është çudi që investimi grek të sjellë një numër të madh qytetarësh nga Greqia, gjatë kohës së pyetsorit për censusin 2023, siç solli më 14 maj. Nga llogaritjet që kanë sjellë mediat në raportimet e tyre, del se para votimeve erdhën rreth 2 mijë vetë me makina private si dhe autobusë të agjencive të ndryshme të transportit.

Athina, duket synon që Himara dhe Delvina, do të jenë terrtiret ku do të synojë më shumë. E pas censusit, beteja tjetër janë zgjedhjet e reja vendore. Të cilat duken të pashmangshme. Po cili do të jetë qëndrimi që do të mbajë opozita shqiptare në zgjedhjet e reja të Himarës? Do të mbështesë sërish Fredi Belerin, apo ndonjë beler tjetër që do të caktojë Athina?

Gjasat janë, se në këtë polarizim që ka marrë kjo çështje, zgjedhjet në Himarë të zhvillohen pro edhe kundër Greqisë. E ky duket se është realisht synimi i Athinës. Administrimi i Himarës, padyshim që ofron një joshtje të veçantë, dhe dihet se si do ta qeverisin, siç ka ndodhur në mandatet e Vasil Bollanos. Por edhe po mos e marrin, ata do të vijojnë t’i bien pykës që ngulën në Spile Fredi Beleri me Sali Berishën. i cili sipas të gjitha gjasave, përveç trazimit të ujrave, shpreson që lobi grek në SHBA ta ndihmojë sadopak qoftë në gjetjen e letrave të Non Gratës, qoftë në ëndrrën e heqjes së saj. Natyrisht që është një dëshirë e shkruar në akull, pork jo është politika që mund të prodhojë doktori. Si Vangjel Dule, i cili nuk është më një politikan i minoritetit grek në Shqipëri, por thjesht një nëpunës i dirty-buisnes të Athinës për të prodhuar minoritetin e Himarës.

Në të gjithë këtë zhvillim, bie në sy fakti se në Athinë palët janë të gjithë në një anë dhe jo të ndarë, kurse në Tiranë, mbështetësit e Berishës e konsiderojnë betejën për Belerin, një luftë për demokraci. Në fakt, është për “Nea Demokratia”!

9 Komente

  1. L
    Leonidha

    Grekerit punojne nenrrogoz kane strategji agatgjata.Ndonjehere u ka ecur me keto strategji. Qellimi i himares eshte per te treguar qe Epiri fliste greqisht. I vetmi fis epirotas i paster jane leberit perfshire himariotet dhe camet qe flasin shqip. U ka ngecur derrasa ne gozhd. Nuk dine cte bejne. Nese shkencetaret shqiptare ngrene kete ceshtje te epirit ne konferenca dhe shteti shqiptar kerkon te saktesohen gjerat atehere grekerit do terhiqen. Nuk kane kellqe te perballen nga ana shkencore se faktet nuk flasin per ta. Ftoj njerezit e kultures, shkences, te flasin me fakte. Ka njerez ne Greqi qe merren me keto pune. Do ta shihni se do terhiqen. Ne fillim te demokracise ne Shqiperi, filloi nje debat intelektualesh greko- shqiptare, qe botohej ne mos gaboj ne gazeten Koha jone. Per ceshtje e duskutueshme. Greket e mbyllen debatin dhe u terhoqen sepse u diskredituan. Le te filloje prape ky debat. Pse jo.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Ladi

      Shume i sakte. Keto perpelitje te paturpshme te politikaneve me te larte greke tregojne qe Greqia mbetet nje fqinj i rrezikshem per Shqiperine. Paturpsia e tyre çuditerisht nuk e shqwtson sa duhet Evropen dhe aq me pak shqiptaret te cilet shquhen per indiferencen e tyre ne kete drejtim

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pilo Lala

        E hengri nje here karremin Edi, nuk e ha per here te dyte. Komuna e Himares ka 150 km bregdet, aty eshte gjithe investimi i Qeverise, ne rruget, ne tynelin e Llogarase, ne furnizimin me uje te Himares nga Kuci, jane te gjitha ato investime, te cilat nqse behet Beleri Kryetar Komune, do shkaterrohen.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Brilananti Botnor

          Ne kohen e PPSH studentet nga minorités grek e kishin bursen 4000 leke te vjetra, kurse studentet nga Himara 2000 leke si të gjithe shqiptaret... Nje tregues i vogel që flet shumë...

          Përgjigjjuni
          1. B
            Botnori

            Eh mer zoti gazetar, shkaktar qe Shqiperia po shkon kokeposhte është ligji 7501, i cili ka pasuruar klanet enveriste që e kaneshitur vendin... Mendoni: qurrja Ilir Meta bën pushime ne Greqi... Nejse, s’është e pamundur që gjërat të shkojne në vendin e tyre...

            Përgjigjjuni
            1. B
              Botnori

              Po te ishte kthyer pak à shumë prona tek i zoti, himarjotet do të ishin në pronat e tyre, dhe do të ishin me veten e tyre as me grekun as me ndokend tjetër... Por udheheqja spurdhjake e PPSH e shiti vendin permes ligjit 7501 per te shpetuar bythen e vet sikundër e shpetoi..

              Përgjigjjuni
              1. C
                Cmenduri........

                Nuk e shiti vendin PPSH nepermjet ligji 5701 o dylber....PPSH e hodhi vetem ne leter ate ligje dhe kaq.....per ta zbatuar e hodhi ne terren zagari i Vicidolit....kjo eshte e verteta.....ligji gjeti zbatim nga PD e bastardeve.....prandaj jo cdo mekat e ka PPSH....ajo ka te vetat dhe tja leme ato qe ka......hap i syte se jeni budallallepsur.....

                Përgjigjjuni
              2. ISH OFICER MADHOR

                OK,Y.PATA: 1.Pse nuk largohet kryeSpiuni Grek JANULLATOS nga kryesimi Kishës sonë..A nuk kemi ne priftërinjtë me mjekër më të gjatë..!? 2.Ky personazh mban gjallë HELENIZIMIN e Himarës,etj në Shqipëri. 3.Si ka mundësi që mjekroshi i shkoi për vizitë Belerit në burg,kur i është ndaluar një gjë e tillë. 4.Duhet të largohet Janullatosi menjëherë nga Shqipëria..! 5.Qeveria Greke nuk po heq LIGJIN E LUFTËS DHE NUK NJEHË PROBLEMIN ÇAM..etj. 6.Sa i përket Sali Berishës ai do e lëri litarin Grek jashtë edhe pas vdekjes natyrale,Pasi politikisht ka vdekur në 21 maj 2021 me non gratën.Ndonse Greku e Sërbi i mbajnë syt tek AI ..fatkeqsi Kombëtare për Shqipërinë në 33 vite..!

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Asdfg

                  Ku do shkoje Janulla? Si mendon ti, kot e beri nenshtetas shqipetar Likja Kerma?! Per kete e beri. Kur t’a kuptojme ne shqipot çpo behet, na ka ikur gjysma e Shqiperise. Kermat e Viçidolit dhe Skraparit nuk kane nevoje per Shqiperi me te madhe, per ta mjafton edhe nje fshat, mjafton te mos u marrin pasurite e te udheheqin si Esat qelbesira. Jemi populli me naiv dhe me pak atdhetare qe ka ky rruzull, perveç se me gjak tradhetari.

                  Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje