Mediat greke parashikojnë 3 skenarë për çështjen “Beleri”

28 Gusht 2023, 18:03Politika TEMA
Mediat greke parashikojnë 3 skenarë për çështjen

Çështja e arrestimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, me akuzën për “blerje votash”, po vijon të jetë në vëmendjen e mediave të vendit fqinj.

Mediat greke shkruajnë se hendeku mes Athinës dhe Tiranës po rritet pas rrëzimit të kërkesës së fundit të Belerit, për lirimin e tij nga akuzat.

Çështja e Fredi Belerit, i cili qëndron në paraburgim në burgjet e Tiranës, duket se ka hyrë në ngërç, ndërsa pasojat diplomatike tashmë janë evidente në marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Kërkesa e fundit për lirimin me kusht të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës u shqyrtua të hënën e kaluar nga Gjykata Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Tiranës dhe u rrëzua.

Po ashtu u rrëzuan të gjitha kërkesat e avokatëve të tij për të marrë qoftë edhe një licencë nga burgu që të betohet dhe të marrë zyrtarisht detyrat e tij.

Beleri qëndron në paraburgim që prej 12 majit me akuzën e tentativës për blerje votash dhe sipas ligjit zgjedhor shqiptar, nëse një kryetar bashkie nuk betohet brenda tre muajve, ai shpallet i shkarkuar dhe zgjedhjet përsëriten.

Sipas burimeve ligjore, megjithatë, ka dallime në mendime se kur skadon saktësisht afati tre mujor, duke qenë se nuk ka asnjë precedent për zbatimin e kësaj dispozite legjislative.

Disa burime ligjore pohojnë se tremujori është llogaritur në bazë të kohës kur është mbledhur këshilli i qytetit të Himarës, ndaj afati skadon në mes të shtatorit. Megjithatë, sipas autoriteteve zyrtare të Shqipërisë, afati tre mujor ka skaduar që prej datës 14 gusht.

Të gjitha mundësitë janë të hapura

Sido që të jetë, tashmë është evident rreziku që Beleri të humbasë detyrën, ndërkohë që nuk dihet ende nëse do të mund të kandidojë sërish dhe nëse do të shpallen zgjedhje të reja. Tirana ende nuk ka treguar shenja të synimeve të saj, pasi nëse dhe kur do të mbahen do të vendoset nga qeveria, e cila sipas të njëjtave burime, mund të interpretojë ligjin zgjedhor sipas dëshirës së saj.

-Skenari më pozitivë për momentin është, nëse Tirana vendos t’i japë fund kësaj krize, që Belerit t’i jepet një leje administrative, qoftë edhe disa orëshe, për të bërë betimin.

-Skenari i dytë është që qeveria shqiptare të shpallë zgjedhje në Heimarë me Belerin në paraburgim pa qenë i dënuar. Në këtë rast, ai do të ruajë dosjen e pastër kriminale dhe do të mundet, qoftë edhe nga burgu, të jetë sërish kandidat.

-Skenari i tretë është që procesi i Belerit të vazhdojë menjëherë, para thirrjes për përsëritjen e zgjedhjeve. Nëse shpallet i pafajshëm do të mund të kandidojë sërish për kryetar bashkie, ndërsa nëse dënohet, nuk do të jetë kandidat.

12 Komente

  1. T
    Titi

    Me mire ne burg....sepse edhe po doli Greqia njelloj do sillet, mos me keq.Greqia eshte shume e prapambetur she armiqesore ne respektimin e shtetit e shtetit shqiptar.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dakord

      Kanë harruar skenarin 4 ku bejleri kalbet në burg ku e ka pas vendin me kohë dhe greqia mbyll halen përfundimisht se nuk tremb njeri në vendin tonë.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arditi

        Hah. Sa do e shkruaja. Dakord jam

        Përgjigjjuni
      2. x
        xha Beqo

        skenari i katert dhe i vertetne Himare s'ka zgjedhje derisa te perfundoje procesi gjyqesor... I mbajne te zgjuar keta greket po jane thjesht te djallezuar

        Përgjigjjuni
        1. s
          shqip

          Skenari i katërt është "oreksi vjen duke ngrënë". Që do të thotë se pas Belerit ( Bejlerit ), Athina ka një plan veprimi për të tjetërsuar realitetin gjeografik dhe gjeopolitikë të Shqipërisë. E kush nuk e kupton është gomar . Pas bashkisë së Finiqit , kësaj skeme i shtohet edhe Himara labe. Më pas në zgjedhjet e ardhshme do bëhen tentativa për të marrë "kalanë" e Gjirokastrës . Mgjs fshatrat e ashtuquajtur Dropull i sipërm /i poshtëm kanë mbetur vetëm gurët. Me pak sforco dërgojnë atje emigrantë me pagesë për votime. E ngjashme mund të tentohet edhe qarku i Korçës. Këto nuk janë fantazi. Nuk mund të jenë për sa kohë qeveritë në Greqi e kanë si qëllim dizintegrimin e Jugut nga Tirana. Ne mendojmë se jemi larg këtyre atavizmave mesjetarë. Por mos harrojnë se nuk bëhet fjalë për vendet e ulëta apo skandinave. As për shtete të njohura si Franca, Gjermania etj, që këto faza i kanë kaluar shumë kohë më parë. Po flasim për vende ballkanike të krijuara mbi mashtrime historike. Greqia ka pozicionin më të ulët në BE. Është shteti më me pak peshë në bashkësi. Mbahet aty për arsye të ndryshme, të vjetra dhe të reja. Që lidhen me kontrollin që i duhej Europës, kundrejt Turqisë Qemali-ste. Që duhej përfshirë në aleancën atlantike për shkak të Egjeut. Që duhej përfshirë në hartën e interesave anglo - amerikane, për të evituar ndikimin komunist, të mbështetur nga BRSS. Analistët tanë i bien patkoit pa bërë asnjë analizë të thellë pse(?). Ata po investohen , nuk është thjeshte çështje parimi. As që e kanë seriozisht të merren me një ordiner si Fredi Bejleri , "labi gjysmë opinge" i kthyer në grek. Ata kanë strategji të qartë për të arritur qëllimin. Vetëm se për të arritur këtë, patjetër që duhet kali i Trojës nga brenda. Brenda këtij kali ndodhen Uliksi me njerëzit e tij që do ndihmojnë të hapin portat. Kush është Uliksi? Uliksi është po ai që do fuste serbët në veri. Është po ai që dardanët e Hektorit , ( Adem Jasharit) dhe të Rugovës, Thaçit, Krasniqit, Haradinaj,...., i quante organizatë terroriste. Në kalë ndodhet edhe Metaj që i dha nënshtetësinë Janullatosit . Brenda barkut të kalit ka Bushatë, Lubonjë , ka gjithfarë mercenarë të paguar nga Rusë, arabë e të tjerë . Shqipëria është para një prove. Ose ky individ dënohet si hajdut, dhe këtu mbyllet çdo shteg për të rikandiduar në të ardhmen. Ose një përulje e përbuzur dhe pastaj prit pasojat. Prit se do ja dëgjosh këngën në një periudhë jo shumë të largët.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Arvanitasi

            Me qarte e shkoqur nuk ka me, bravo

            Përgjigjjuni
            1. H
              Himarjoti Lab

              I ke thene te tera mire e bukur, flm!

              Përgjigjjuni
            2. e
              emigranti

              Lexova intervisten e Rames me nje gazetar grek. Me beri shume pershtypje fakti qe z. Rama e quajti Himaren zone e minoritet grek. Shpresoj te jete nje lapsus i gazetes dhe jo lajthitje e kryeministrit tone. Himara eshte percaktuar si shqiptare qe nje shekull me pare. Sidoqofte lajthitje ose lapsus ky problem duhet korigjuar.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Plaku

                Epo kjo pike e zeze,Greket nuk mbushin. K/M Rama ju dha nje pergjigje shume shteruese dhe perseri nuk duan të kuptojne. Bejleri është nje kriminel dhe i denuar nga gjykatat edhe pse qarqe të caktuara Greke e fshehen ne Greqi deri sa te parashkruhej denimi. Dhe me skanalozja është zhdukja e dosjes në prokurori……pune e piset e sherbimeve Greke dhe të shiturve Shqipetare.

                Përgjigjjuni
                1. f
                  fukaraji20

                  Me artikujt e gazetave mendon qe te drejtoje qendrimin e qeverise shqipetare si te veproje, nje gje duhet ta mesojne greket se shqipetaret jane te lodhur me rrugacerine e qeverise greke dhe Rama duhet te zbatoje ligjet e vendit te tij sic po bene dhe greqia te shikoje humanizmin ne vendin e tij, bastard..!!

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Arber

                    Na cate trapin me gjithe bejlerin. Meret gjithe shtypi me nje psikopat.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Trotski

                      Asnje leshim Grekut.Zbatimi i Ligjit ne Plan te pare.Bjerini Qafirit Ndyresire Tradhetare.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje