Dritëhijet e trillerit grek të Ilir Metës

29 Gusht 2023, 18:00Politika TEMA
Dritëhijet e trillerit grek të Ilir Metës

Nga Ylli Pata

Ndërveprimi publik i ish-presidentit Ilir Meta, e bashkëshortes së tij, deputete e ish-kryetare e LSI-së, është fiksuar në rrjetet sociale që prej javës së parë të gushtit.

Por u desh një lajm i publikuar në TemA, që të prodhohej një triller i çuditshëm, i cili e pati terrenin në rrjete sociale e blogosferën e diskutimit publik të Tiranës.

Interesante megjithatë, është fakti se gjithë kjo frenezi ndërveprimi fsheh mjaft dilemma, e çudit fakti pse u ndodhëm, madje ndodhemi në një rrumujë ngjarjesh e versionesh, edhe pse në thelb, kemi të bëjmë me një lajm gossipi, apo njoftim vere.

Të dielën në darkë u publikua lajmi në gazetën TemA, ku theksohej se kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, së bashku më familjen po kalon fundjavën në Skiathos të Greqisë, ku janë akomoduar në një strukturë luksoze turistike. E sipas çmimeve të Elivi Hotel, aty kushtonte 630 euro nata.

Lajmi u publikua në mbrëmje, e natyrisht pati interes leximi, siç kanë lajme të tilla me personazhe të rëndësishëm.

Por, sapo ka gdhirë e hëna, Ilir Meta, ka publikuar në faqen zyrtare në rrjetet sociale një selfie nga Saranda, ku ka përshëndetur ndjekësit. Në shprehje shfaqej i qeshur i relaksuar, mesazh që duket e përcillte edhe veshja e tij verore ekstravagante ngjyrë pink.

Nuk kaloi shumë, e selfie solo u kthye çift. Bashkëshortja e Metës, Monika Kryemadhi, publikoi një selfie të dytë, së bashku me të shoqin po nga Saranda. Thuajse i njëjti vend, por një kënd tjetër shkrepje fotografie. Njësoj si selfie e Metës, edhe dyshja shpërndante pamje te qeshur e të relaksuar, të veshur në mënyrë verore e sportive. Zonja Kryemadhi mbante një bluzë ngjyrë-ulliri me një tokëz rrethore druri në krahun e majtë.

Kryemadhi, përveç përshëndetjes nga Saranda, të cilën e kishte dhënë edhe Ilir Meta më parë, theksonte se do të takoheshin me LRI-në në Jalë, siç tashmë është bërë rit. Po çne LRI? A ishte LRI-Lëvizja Rinore për Integrim? Me shkrirjen e LSI-së e riemërimin e saj në Parti e Lirisë, si quhet tashmë LRI? Nejse.

Më pas Monika Kryemadhi poston një tjetër foto me të shoqin dhe një fëmijë të vogël, duke mos e treguar vendodhjen.

Por pas këtyre postimeve, në disa media u publikuan fotot e makinës që përdor ish-Presidenti dhe Monika Kryemadhi në këmbë pranë sportelit të policisë së kufirit në pikën e kalimit në Kakavije.

E pas një pauzë thuajse gjithë ditën e natën, në mëngjes zonja Kryemadhi postoi një tjetër foto me ish-Presidentin Ilir Meta. i cili kësaj radhe nuk ishte me ngjyra verore, por me pantallona të gjata xhins blu e me këmishë me mëngë të gjata me vija blu. Pamja nuk ishte më e qeshur, as e relaksuar, por paksa me inat alla-Trump.

“Për të gjithë ata që ngatërrojnë qëllimisht liqenin e Janinës me ishullin e Skiathosit. Janina është shumë e bukur dhe shumë lirë vetëm 118 euro nata. Kjo foto është përshëndetje nga ana ime për të gjithë korin e shpifësave mediatik që vazhdojnë të paguhen me paratë e inceneratorëve nga Edi Rama”, shkruan zonja kryemadhi në shënimin pranë fotos familjarë ku siç thotë është pranë liqenit të famshëm pasi ka jetuar deri sa vdiq dhe Ali Pashai.

Të gjithë këto ndryshime frenetike në një hark të vogël kohor, të çojnë në një mendim se ka diçka që nuk shkon këtu. Sepse s’merret vesh: ka qenë në Sarandë, Jalë, Janinë, apo Skiathos?

Po ç’lidhje ka? Mund të ketë qenë ku të dojë, e s’kanë pse i japin llogari askujt si Iliri ashtu edhe Monika. E s’kanë pse xhanëm, ende është e pakuptueshme përse u fry kjo furtunë në gotë. Mund të kishte dy rreshta : Kemi qenë në Skiathos, ose nuk kemi qenë në Skiathos. E çështja u mbyllte, Siç është mbyllur herë pas here, me çdo politikan, për të cilin mediat kanë shkruar se ka qenë këtu apo atje.

Ndërkaq, nuk duket se merr ushqim teza se Meta-Kryemadhi janë namuzqarë, e i vjen zor të tregojnë në publik se paskan qëndruar në një hotel që kushton pak si shtrenjtë. Përvoja e tregon se ky nuk është rasti. Ata nuk e fshehin se jetojnë në banesa luksoze apo zotërojnë asete pasurish të patundshme të konsiderueshme. Madje mediat tona janë plot me lajme mbi pasurinë e Ilir Metës.

Po atëherë përse po tentohet të përdridhet destinacioni real, duke e kthyer një udhëtim fundjave në një “tragjedi greke”. E këtu, duket se shtohen më shumë pikëpyetjet e kësaj fundjave, më shumë se sa çështja e namuzit për kostot e fryra. A ka pasur takime “diplomatike jo formale” në udhëtimin e parë të njohur të ish-Presidentit në vendin fqinj. Pikërisht në një kohë kur situata mes dy vendeve është e nderë. Meta, ka mbajtur gjithnjë relacione të mira me politikanë e autoritete greke. Kur ishte President, ka dekoruar ambasadoren greke në Tiranë, e cila kishte një aktivitet të dendur pro “helenizimit të Himarës”, si dhe i dha shtetësinë shqiptare, Kryepeshkopit Anastas Janullaos.

Meta, nga ana tjetër, së bashku me Sali Berishën, ka përkrahur deklaratën e takimit të Athinës, ku Micotaqis thirri krerët e Ballkanit, duke mos ftuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

“Përshëndes pjesëmarrjen e gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe atë të merituar të Republikës së Kosovës, duke menduar gjithmonë, se politika e integrimit europian është një politikë bashkimi dhe jo përjashtimi, një politikë që përshtatet me filozofinë e Procesit të Berlinit duke përjashtuar nismat individuale që krijojnë tension.

Partia e Lirisë është kundër qëndrimit të kryeministrit Rama, që vazhdon të zbatojë një politikë të jashtme personale, kundër interesave të shqiptarëve dhe të ardhmes perëndimore të Shqipërisë”, shkruan Meta në faqen e tij në Facebook, për takimin e Athinës.

23 Komente

  1. K
    Kavajsi

    Na plasi trapi ku eshte çifti lapanjoz.Si ne Greqi,si ne Shqiperi,si x euro,si y euro nata,ato po shijojne gjën e vjedhur,qe një dite do ta paguajne.Gjithe bota e di qe janë hajdute dhe kanë vjedhur,inshalla e ka msu edhe Spak-u.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Raimond Vlonjati

      Iliri dhe Monika jane ata qe e diskretituan Rama hajdutin duke i nxjerre ne shesh vjedhjen gjigande qe Rrama bente me inceneratoret qe nuk ekzistojne fare

      Përgjigjjuni
      1. k
        k

        Këta PISA gënjejnë edhe njëri-tjetrin brënda familjes,për tu stërvitur që të jenë të besueshëm kur do duhet të justifikojnë pasurinë e vjedhur popullit duke deklaruar në SPAK se e kanë trashëguar nga gjyshja koperativiste.

        Përgjigjjuni
      2. X
        Xoni

        Paska qene ne Greqi per ndonje pisllek te llojit shitje interesash kombetare per inat te Rames dhe per interes te lekures se vet. Apo nuk vdesin grekerit per keto raste...sepse jane edhe pa kosto , ska nevoje per para Likja...do vetem te gezoje ato qe ka mbledhur I shkreti keto vite ne politike !

        Përgjigjjuni
        1. G
          Grey

          Cifte dinake fshatar! Kjo eshte koha! Dhe genjeshtra te panevojshme...! Sigurishte. C'te thuash?

          Përgjigjjuni
          1. H
            Hasan.

            Ehhh Shqiperi Shqiperi...cte ka zene halli I madh me keta fshatare te pagdhendur...po ju te dy jeni te denje vetem per nje gje... aktore filmash me zombie ????‍♂️

            Përgjigjjuni
            1. Z
              Zoti ben mrekullira...Duroni.....

              Duroni se do ta haje dhe ky mUtin e tije....nuk do ja falal Drejtesia e re ,, edhe pse duket sikur e ka lene mbas dore...Dhembet do ti bihen shume shpejte ketij 7 % qe Gimi me tha ... Duroni....simbas rradhes....

              Përgjigjjuni
              1. Z
                Zoti ben mrekullira...Duroni.....

                Duroni se do ta haje dhe ky mUtin e tije....nuk do ja falal Drejtesia e re ,, edhe pse duket sikur e ka lene mbas dore...Dhembet do ti bihen shume shpejte ketij 7 % qe Gimi me tha ... Duroni....simbas rradhes....

                Përgjigjjuni
                1. Z
                  Zoti ben mrekullira...Duroni.....

                  Duroni se do ta haje dhe ky mUtin e tije....nuk do ja falal Drejtesia e re ,, edhe pse duket sikur e ka lene mbas dore...Dhembet do ti bihen shume shpejte ketij 7 % qe Gimi me tha ... Duroni....simbas rradhes....

                  Përgjigjjuni
                  1. Z
                    Zoti ben mrekullira...Duroni.....

                    Duroni se do ta haje dhe ky mUtin e tije....nuk do ja falal Drejtesia e re ,, edhe pse duket sikur e ka lene mbas dore...Dhembet do ti bihen shume shpejte ketij 7 % qe Gimi me tha ... Duroni....simbas rradhes....

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Pallo

                      A jane edhe kta dy qe flasin “naški”? Phu bre soj si ky fara u hupt pergjithehere. Qfare ftyrash hajdutesh kane udheheqe ket shtet te poshterper 30vjet rresht. O veq Rama-dani n’mujt me ju nxjerr nga balta e krimit se i madhe e i vogel u patet fut ne krim qe nga prostutcioni,droga e fajdet .

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Brisi ju mban llogarin

                        Qe kane qene per ndonje pisllek ne Greqi as mos e vere kush ne dyshim vetem duhet te presim kur ti dali tymi . Po qe keta poshtersira jo ne Greqi po botes mund ti bien verdalle jo se nuk vajtkan tek ishulli i shtrenjte , kane menduar per keto dite ata . Pastaj keta i bejne edhe karshillek Spakut se e tha Mutnika kush me prek pasurine e vene edhe femijet une fshi kallashin pa lere me Likja kercenonte kryeministrin { une ta thyej ate te mezit } e Spaku qe duhet ti ndjeki nga prishen leket e vjedhura te shqiptarve rri fle gjume megjithese kane akuza plot per korrupsion si Mona edhe Likja me ze e figure si i do Spaku qe ka frike .

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Nga gjel deti i peqinit

                          Bobo c’fare fytyra per imen kur shikoj keta te dy duke i bere karshillek Spakut me vjen te ve duart ne koke si mundet kaq trima . Me mire te shohesh ariun duke u dhiere se sa keta duke qeshur ,po besoj do kete nje fund edhe per keta .

                          Përgjigjjuni
                          1. V
                            Vrenosi

                            Cift kokemedhenjsh. Kushedi c'lloj monstrash kane pjelle ( kafshet ).

                            Përgjigjjuni
                            1. F
                              Fadili shkodër

                              O teneqe burrë, o ty stë punojnë më koqet or gërdall, çoje gruan nga haradinaj të bëj ndonjë foto me të futme dorën nga bythët në prani te debiles tij. Keta jeni ju, ku ndlrroni dhe gratë, disa se nuk ju punon vegla disa nga interesi për përfitime. O pler, o të degjeniruar si fis, jenë kolerë sa herë dilni dhe çfaqeni para publikut, haku i popullit mund të vonojë por jo të harrojë, familje daunësh.

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Arbert

                                Shqiperia me sa duket do kete probleme per tu fut ne evrope!Nga nje ane kemi Bejlerin nga ana tjeter Like floririn.Mos ben ndonje cudi Rama dhe fut ne burg kete hajdut e hajde mbai greket pastaj.hahaha

                                Përgjigjjuni
                                1. G
                                  Gim

                                  Pyetja e vertete eshte: kur ka bete seks per here te fundit Monika me Ilirin?: a)2023, b) 2017, c) 1999, d) asnje nga te mesipermet

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje