Lorenc Vangjeli ‘çkodon’ letrën e Ramës për Yuri Kim

28 Qershor 2023, 17:19Politika TEMA

Lorenc Vangjeli ‘çkodon’ letrën e Ramës për

Letra e pazakontë e kryeministrit Edi Rama për ambasadoren e SHBA-ve, është komentuar në Report TV, nga analisti Lorenc Vangjeli.

“Letër e pazakontë e Ramës por brenda stilit të tij gjithashtu të pazakontë. Yuri Kim është subjekti, por është radiografia e këtij 3-vjeçari të pushtetit të tij. 

Duke nisur me keqkuptimin e madh që ka klasa politike dhe shoqëria që tenton ta bëjë palë ambasadoren amerikane me njërën apo me tjetrën palë, më shumë se kundërshtarë, armiq në Shqipëri. 

Ambasadori ka partner kryesor qeverisjen, opozita duhet të presë pushtetin që ta ketë. Në këtë letër të Ramës ka disa momente që bëjnë përshtypje, e para se Kim ishte e aftë të ndante opinionin publik në dysh, pra ta donin dhe e urrenin, por kjo s’ishte gjithnjë. Fraza ‘Babysitter’ i kundërshtarëve, një referencë e qartë kjo për Bashën…

Ka dy pamje, misioni i Kim në Shqipëri. 

Misioni i saj cilësohet i sukesshëm nga drejtuesit e saj, ajo ka marrë edhe një detyrë edhe më të ngritur nga DASH që për ironi të fatit lidhet me Shqipërinë e më konkretisht për non gratën. 

Kjo është e para, e dyta, për fat të keq emri i Kim dhe misoni i saj… Për herë të parë u sulmua publikisht miti më i qëndrueshëm i demokracisë të këtyre 30 vjetëve demokraci. Egoistë politikë, anarkistë dhe neomarksistë u bën bashkë dhe nisën të hedhë gurë tek ajo që Rama e quan arusha e madhe në qiell. 

Kim u soll në një mënyrë apo në një tjetër, bëri atë që më parë e kishte bërë Jezu Krishti dhe Shën Llazari… 

Ajo zgjoi Berishën dhe aksioni i saj ishte edhe ringjallja e Berishës… duke i bërë dëm opozitës por edhe duke dëmtuar shoqërinë. Që u hoqi një zgjedhje të dytë”- tha Vangjeli në Kontrast, me gazetarin e Report Tv, Denis Minga.

Vangjeli thotë se me ikjen e saj dhe gjithë dëmit të opozitës që u shkaktua vetëm nga një individ, socialistët jo vetëm që kanë fitoren në xhep, por kanë përballë kundërshtarë që nuk e njohin triumfin.

“Socialistët jo vetëm që janë të destinuar jo thjesht të kenë luksin të fitojnë, por të humbasë një kundërshtar i cili nuk ka asnjë shans për të fituar”- përfundon analizën Vangjeli.

5 Komente

  1. 0
    001

    Bravo jevgjiti i Korces ke ec shume ke fituar luften kunder analfabetizmit te magjypeve te Korces. C' kodime ben magjyp pervec servilizmit dhe spiunlleqeve.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rrnofte LEXHENDA ! dhe zagaret

      Lopa dhe i burgosuri.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Eni

        Juri nxorri ne Skene plakun Mere e shkaterroi opoziten...usa do Ramen dhe ca vite...me pas do e mari dhe Edushin si Salen.

        Përgjigjjuni
        1. g
          goni

          ky çkodon syte e vet ,bashke me tufen e "ANAListeve" qe ka 30 vjet qe okupojne studiot televizive..

          Përgjigjjuni
          1. R
            Reklame sensibilizuese e çkoduar-P-Lënci

            P-Lënc Vangjeli çkodon edhe celulare te bllokuar. Vraponi PLënc Vangjel EvgjitSRL çbllokon puseta kanale dhe WC!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje