“LSI, lobim 1.2 milion euro në SHBA”, avokati: CEZ DIA? Maja e ajsbergut për Metën. Me Berishën, e privatizuan OST për interesat e tyre

8 Janar 2025, 09:03Politika TEMA
“LSI, lobim 1.2 milion euro në SHBA”, avokati: CEZ DIA? Maja e

Avokati Idajet Beqiri thotë se LSI ka bërë lobim në shumën 1.2 milion euro në SHBA.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se Ilir Meta rrezikon deri në 15 vjet burg.

Sipas Beqirit, afera e CEZ DIA është vetëm maja e ajsbergut për Metën. Avokati shtoi se Ilir Meta dhe Sali Berisha e bënë privatizimin për interesat e tyre.

“Ka bërë lobim 1.2 milion euro në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Hetimet kanë çuar te përgjegjësia penale. E para për pastrim të produkteve kriminae, për mosdeklarim të ardhurave dhe nga ana tjetër, do hetohet edhe në kuadrin e korrupsionit.

Rrezikon, dënimi është i ashpër, pastrimi nga një krim shkon deri në 15 vjet burg. Ai është munduar t’ia hedhë fajin Petrit Vasilit dhe bashkëshortes së tij. Akuzat e tjera do shihen pastaj. Afera e CEZ DIA, është maja e ajsbergut për çështjen e Ilir Metës.

Sali Berisha, me Ilir Metën e privatizuan OST duke marrë një ryshfet nëpërmjet sekserit, 6 milionë eruo mori Shkëlzen Berisha. E dhanë 400 milionë euro më pak. Shqiptarët humbën 600 milionë euro, vetëm që Shkëlzen Berisha të merrte 6 milionë euro.”, theksoi ai.

2 Komente

  1. r
    robi

    OST ne e gerryu nga brenda deri ne falimentim militanti i leshelise Engjell Zeqo i njohur brenda kompanise si kalifi i OST se. Ai e mbushi OST me dhjetra militante, 15 keshilltare qe nuk e dinin ku binte OST por futnin karten ne bankomat ne fund te muajit me rroge mbi 1.5 milion.Nuk i njihte askush nga ishin dhe kush ishin. Beri tendera me 10 fishin e cmimeve te tregut duke nxjere kostot e linjave deri 3 here me te medha se ne Kroaci, apo rajon. Po te shohesh situacionet e tenderit te monitorimit te gazrave ne Auto ku eshte vjedhur me dy duar nje kompjuter qe kushton 600 mije lek te vjetra ne treg max. Ne situacion eshte vendosur 600 mije leke te reja. Pastaj te shohesh paisjet te iken truri cfare abuzimi eshte bere .kjo eshte leshelija e spiunit Agush qe gerryu shtetin gati ne falimentim.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Munika

      Te dhjefsha mu ne drejtesine e ketij vendi, qe lejon kthimin e vendit ne parajse banditesh e qelbesirash

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje