Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, në një intervistë televizive ka pranuar se demokratët anë pasur oferta nga bandat për bashkëpunim në zgjedhje, por nuk kanë pranuar.
“Si puna e atij që thotë filmi: Gëlltit një lugë çorbë dhe vjell gjithë jetën. Ju mendoni që nuk kemi pasur oferta ne për bashkëpunim me bandat, për njerëz, për vota? Por nuk e kemi bërë, se sot merr një privilegj e ke të varur pas xhaketës. Kjo është diferenca jonë si opozitë me këtë mazhorancë”, u shpreh ai.
I pyetur nëse ndonjë nga deputetë e opozitës del në përgjimet e SKY ECC, Sula përgjigjet: “Nëse del në përgjime ndonjë deputet i opozitës, haram i qoftë! Haram buka e nënës dhe e babës. Këta që janë rrahur që të vegjël janë me sindroma dhe kur rriten kanë qejf të rrinë me të fortët”.
I pyetur për ofertën elektorale të PD-së, Sula thekson se së pari duhet një ekip i mirë që të jetë pasqyra e opozitës. Ai vlerëson punën e Berishës dhe thotë se do të jetë gabim nëse nuk i përgjigjen ritmit të tij.
“Jam i lumtur që më në fund PD dhe pjesa më e madhe e opozitës janë në një tren që nuk është plotësuar me gjithë vagonët, por janë shtuar vagona është gjë shumë e mirë. Punën e Berishës është e pamundur ta përballosh. Në një moshë të tillë që ka Berisha në moshën e babës tim dhe punon janë njerëz të rrallë.
Nëse ne nuk i përgjigjemi ritmit të Berishës ky është gabimi më i madh që bëjmë ne. Persona afër zotit Berisha që do krijojnë këtë ekip do të duhet të zgjedhin pa hatër dhe pa miqësi,. Duhet të shohësh kush ka bërë opozitë kush ka qenë qëndrestar, dhe të zgjidhet një ekip i mirë që është pasqyra e opozitës”, u shpreh ai.
Po ju jeni Banda vete o Xike!
Dashnor Sula eshte turpi tipik i nje deputeti alien te klonuar nga Saliu.
Për çfar bandash flet ky gjeli i detit....banda më e madhe sot është ajo e Sali non gratës.
Ky eshte i semure menderisht , kazanet televizive i jane bere obsession. O gjel deti ik mo koke pule se je bere i peshtire ngelet studiove
Kur do te beje analiza politike dhe ky kamarieri i bregut te Shkumbinit , mos mbete shqiptar pa folur e analizuar per kete mbeturine te mbeturinave te PD-se .
Po Ju i krijuat vete bandato,i armatosen,financuat,iu dhate kompetencat ligjore te policise se shtetit,madje vrate dhe njerez.
Ku bene PD gabime te tilla?Aman o Dash mos na hap barkun ju plasni po sbete aventura,ju u rrahet me njeri tjetrin dhe hiqeni sikur ska ndodhe gje