Luçiano Boçi: Trump dhe Sali Berishën duan t’i eleminojnë, por ata i mbron Zoti

15 Korrik 2024, 10:46Politika TEMA
Luçiano Boçi: Trump dhe Sali Berishën duan t’i

Gjithë delirantët e PD-së, kanë filluar që prej ditës së djeshme, të heqin paralele mes atentatit ndaj Donald Trump, dhe Sali Berishës.

Atyre iu është shtuar dhe profesor Luçiano Boçi.

Ja çfarë shkruan ai.

“Atentatori që qëlloi mbi Donald Trump, nuk ishte thjesht 20 vjeçari i regjistruar si republikan e që jepte donacione për Biden. Ai ishte gishti në këmbëz. Por vetëm gishti. Jo koka apo kokat.

Ata që e çuan Crooks në çati, janë disa faktorë, të ngjashëm me kalorësit e apokalipsit. Jo thjesht njerëz dhe jo një atentat i vetëm.

Ata janë axhendat, propagada pa fre, indoktrinimi, sulmet shtetërore, gjuha e urrejtjes, linçimi i kundërshtarit politik. E normal pas këtyre fshihen njerëz e qëllime.

Vetë Trump përfaqëson iniciativën politike të së djathtës konservatore që i kundërvihet të gjithë formave shkatërruese e deformuese të demokracisë, shtetit, drejtësisë, familjes e besimit.

Tentuan ta eleminonin brenda vetë partisë nuk e arritën. U imponua me forcë si kandidat. I sajuan procese gjyqësore pa fund dhe e trajtuan në opinion si kriminel dhe përsëri nuk ia arritën. Atentati ishte një pasojë pothuaj logjike e gjithë investimit të një pushteti axhende për të eleminuar sfidantin.

Pushtetet që burojnë nga indoktrinimet e axhendat e korruptuara dhe ideologjitë ekstreme, janë të njëjta kudo e sillen njësoj, pa dallim kohe dhe hapësire. Ato përdorin rregullisht “atentatorë”, qoftë dhe ata që vetëfrymëzohen. Nuk ka rëndësi çfarë emri kanë e nëse janë individë apo institucione. Janë libertinë apo funksionarë. Këto pushtete të deformuara kanë të njejtin qëllim. Zgjatjen e pushtetit të establishmentit.

A nuk përdori dhe Putin në fund të fundit “atentatorët” e tij perfidë shtetërorë, me gjykata e burgje, për të vrarë Navalnin që i rrezikonte pushtetin?! Sepse pushtetet e këtilla mbahen me atentatorë dhe donatorë.

Ngjashëm ndodh dhe tek ne, ku pushtetit i axhendës e i korruptuar aktivizon atentatorët e vet për të eleminuar sfidantin e pushtetit, kreun e opozitës Berishën. Sepse dhe ai sikurse Trump është iniciativa politike e së djathtës për demokraci, shtet të së drejtës, për liri, për familjen e besimin.

“Atentatorët” e përdorur nga pushteti i korruptuar i Ramës përfshijnë sot një seri institucionesh e njerëzish, mediash dhe basifondesh.

E ndryshe nga Amerika, ku aktivizimi atentues kalon me induksion vetëm nëpërmjet axhendave, gjuhës së urrejtjes e indoktrinimeve, pa përfshirë drejtpërdrejt politikën e përfaqësuesit e saj, në Shqipëri atentatorët sajohen, mbështeten e stërviten e urdhërohen nga politika e pushteti, madje nga kryeministri dora vetë.

Atentatorët ndaj Berishës njësoj si ndaj Trump, janë gjithfarë ngjyrësh. Propaganda, gjuha e urrejtjes, lincimi politik e njerëzor si faktorë-atentatorë që ato përdorin janë ekzemplare. Axhendat e tyre stimulojnë urrejtjen e disintegrimin social kapilar. Ata vepruan për të eleminuar e vrarë Berishën brenda partisë, por dështuan me sukses. E gjitha e ndërkallur dhe e brenda një kori bretkosash me spin-doktorët e mediave të blera që përdoren si atentatorë me pagesë duke shëtitur emision më emision.

Nuk nguruan dhe me një “Crooks”, për ta goditur fizikisht dhe vrarë si rastësisht Berishën. Zoti atë ditë ishte afër tij. I gjakosur e pagjunjëzuar përcolli në miting mesazhet e tij antiestablishment.

Pas kësaj Rama aktivizoi “atentatorët” e vrasjes së votës, për “të vrarë” në zgjedhje Berishën, pa ia arritur qëllimit. Delinkuentë me kollare e pa kollare, hajdutë xhepash e tenderash, banditë ordinerë e politikë u bënë bashkë si atentatorë vullnetarë, për të hedhur plumba votash të grabitura mbi Berishën.

Pas atentatorëve të zgjedhjeve Rama aktivizoi “atentatorët” e drejtësisë së re në SPAK e GJKKO, për ta “vrarë” domosdoshmërisht Berishën. Me hetime pa fakte e pa prova, me arrestim antiligjor e antikushtetues, atentatorët me tunikë e me tre mbiemra kanë arritur përkohësisht ta izolojnë Berishën, pa mundur ta eleminojnë atë dhe rolin e tij si kryetar i PD.

“Atentatorët” kundër Berishës të urdhëruar nga kryeatentatori po bëjnë gjithçka për ta “vrarë”, por ai ka mundur t’i mbijetojë atentateve të disata. Kjo falë forcës e qëndresës politike të tij, të cilat do të japin në fund frutin e triumfit.

Zoti është me të vërtetin e të drejtin! Ai ndihmon guximtarët. Pushteti që mbahet në këmbë me atentatorë, duhet shembur nga themelet”, shkruan profesor Boçi.

25 Komente

  1. K
    Kritiku

    Duhet qe t'i sillni idiotesite e njerezve pa tru te PD-se, si lajme?

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Injorantēt e degraduar tē moçalit tēprovincēs sē humbur tē perandorisē Osmane, e dinē se qendra e botēs sē pērparuar , gjindet poshtē balloonist tē fshatarit non grata.

      Përgjigjjuni
      1. k
        k

        Injorantēt e degraduar tē moçalit tēprovincēs sē humbur tē perandorisē Osmane, e dinē se qendra e botēs sē pērparuar , gjindet poshtē ballkonit tē fshatarit non grata.

        Përgjigjjuni
      2. 1
        1

        Me keto idiotesira qee shkruajn keta paskan vajtur per lesh bubi te tere.O zot sa qesharake qe behen

        Përgjigjjuni
        1. Q
          Qimi i Hasit

          Boksieri deshtuar Luçi ano , ne mbrojtje pa ja kerkuar njeri , te Trampit dhe Saiut . Njeri pa fijen e karakterit ne gjithe nahien e vet .

          Përgjigjjuni
          1. Z
            ZOTI

            PROFESOR, PASKE LESHUAR PELLUMBAT! TRUMP DUHET TE ISHTE NE BURG, PASI GUXOI TE SULMOJE ME ARME ME HORRAT E TIJ TEMPULLIN E DEMOCRACISE BOTERORE: CAPITOL. NE FAKT KA 2 PARALELE MES TRUMP DHE BERISHES: ASNJEHERE NUK DO KETE PAQE NE VENDET RESPEKTIVE, PER SA KOHE TE JENE NEPER KEMBE KETA 2 GANGSTERRE!!! O NE BURG, O T'I MARRE VDEKJA (SIGURISHT NATYRALE, PRA AI ZOTI QE TI SI LESHKO QE JE, MENDON SE I MBRON).

            Përgjigjjuni
            1. E
              Enverist te 2024

              Enverizmi ka kaluar te PD . Kulti individit vazhdon ...nese nuk herroizone liderin nuk je deputet ne zgjedhjet .....Urraa L.Boci si bythelepires, je ne konkurrence me Gjekmarkajn kush nga ju fitone ? S'dihet çfare lideri komunist mendone .

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tungjatjeta

                Ky palla po e thote troc. Qe trampit po i bejn njelloj ne amerik si ketu saliut. Me pak fjal amerika qenka ne nje nivel me ne. Dhe atje bekan dhe me keq ata qe jan ne pushtet sot. Ata edhe te vrasin. Ata bekan gjyqe politike. Ore.... Po shkisni fare. Te krahasosh saliun me trampin.. Hahahahaha

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tironsi

                  Po mire xhanem te gjithe idiotet ne PD do te mblidhen ? Luciano po e verteton cdo dite epitetin me te cilin e etiketojne neper kafenete e tirones si “ budallai elbasonit qe reciton “

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Leshziu

                    Imagjino Luçianon tek flet e ankohet sa poshtë ka rënë arsimi në Shqipëri !!!! Po,si mund të ecë përpara arsimi kur studentëve u jep mësim Luçiano Boçi që në çdo dalje e paraqet veten kokërr budallai???!

                    Përgjigjjuni
                    1. Trapajani

                      Dje prof doc i shkencave fillozofi Agron Gjekkaka , sot nje tjeter prof Luciano Bolja hedhi insinuata e barazojne Salkarin me Donal Trump kur ai nuk vlen as sa muti i Tramp dhe thone qe ketu i urdheron vete Rama o pika more hale profesora te leshit , po ketyre sikur ja u kane mbushur trurin me mut pe Saliut , cudi si nuk i mortja keta lloj profesorash .

                      Përgjigjjuni
                      1. Trapajani

                        Dje prof doc i shkencave fillozofi Agron Gjekkaka , sot nje tjeter prof Luciano Bolja hedhi insinuata e barazojne Salkarin me Donal Trump kur ai nuk vlen as sa muti i Tramp dhe thone qe ketu i urdheron vete Rama o pika more hale profesora te leshit , po ketyre sikur ja u kane mbushur trurin me mut pe Saliut , cudi si nuk i mortja keta lloj profesorash .

                        Përgjigjjuni
                        1. Trapajani

                          Dje prof doc i shkencave fillozofi Agron Gjekkaka , sot nje tjeter prof Luciano Bolja hedhi insinuata e barazojne Salkarin me Donal Trump kur ai nuk vlen as sa muti i Tramp dhe thone qe ketu i urdheron vete Rama o pika more hale profesora te leshit , po ketyre sikur ja u kane mbushur trurin me mut pe Saliut , cudi si nuk i mortja keta lloj profesorash .

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            Mona

                            Ska te krasuar nuk e ndyn koburen njeri per te vrar Saliun .Saliun beni mir ta largoni nga pd se ju mori ne qaf te gjithve

                            Përgjigjjuni
                            1. Roberto

                              O Luciano o Car me zile. Krahason Berishen me Trampin?? Berisha eshte nje cope muti qe nuk e gjen dot aq i rralle eshte dhe per kete te jap te drejte por me Tramp-in as qe behet fjale. Vertet Trampi eshte Republikan ( i djathte sic doni ju) po ku e qi Trampi Berishen o Luciano. Nuk merret ai me funderrina si ouna juaj. Ju mendoni se do ju perkrahe??? KURRE.

                              Përgjigjjuni
                              1. r
                                robi

                                Besoj e mbani mend kete monstren prof. qe me dy gangstere qe i mban me vehte rrahu barbarisht me grushte ne mes te rruges njeriun e nderuar dhe te punes Gjergj Luca . Ky monster qe njihet mire per bemat e tij ne fakultet me provimet dhe me sekseret qe i vijne rrotull i del ne mbrojtje imam haxhi dede sali dumbabes me 40 hajdute sepse i tille eshte dhe niveli i ketij pseudointekektuali qe shkon dhe vrojton nga afer trushplaret bushkolas kokpalare morragjinj te kurbinit kur hedhin molotov mbi deren e bashkise dhe mbi flamurin kombetar dhe zgerdhihet nga gezimi bashke me pseudointelekualin tjeter Agron gjekmuti qe i vjen era cjap 2 m larg.

                                Përgjigjjuni
                                1. c
                                  ce

                                  Po te nderuarin Gjergj Luca kush e mbron nga gangsteri prof, Luciano Boci, apo e mbron grupi i mbrojtjes se votes me kryetar Gaz bardhin .

                                  Përgjigjjuni
                                  1. c
                                    ce

                                    Po te nderuarin Gjergj Luca kush e mbron nga gangsteri prof, Luciano Boci, apo e mbron grupi i mbrojtjes se votes me kryetar Gaz bardhin .

                                    Përgjigjjuni
                                  2. p
                                    paemer

                                    tani zgjidh o Luçi,ose pedagog(qe per mua sje hic) ose demagog......po jo te dyja

                                    Përgjigjjuni
                                    1. s
                                      sala

                                      Me sa duket i ka ikur bleta ketij mender debili, se pedagog nuk mund te quhet.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. A
                                        Ardheu

                                        Prof more prof si keshtu more coc te dinim coc na dole.Po si krahason te pakrahasushmen se po na cudisni.Me sa di une oficer i vogel i perandorise Trump hetohet ne Amerike per pune korrupsioni ashtu si ky i joti po prit mo prof se ai pervec sulmit mbi Kapitol ku mduket u vrane ca police ky i joti e ka doren ca me tgjate psh v.97 98.21 janari Gerdeci Haklajt R .Hoxha P.Xhuvanin se e ke nga Elbasani mo profe.Me lodhe mo prof do me per Belulin psh si te djathte qe e hiqni veten na i kthyet pronat.A mo profe a jeni kap si imbyturi pas fijes se barit e bate si E Hoxha Salukun o ai e ska tjeter.Merre ti tpakten PD se je me pak dallkauku se tjeret ose do do prisni ku tthoni Zaho Ik.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. B
                                          Bumbum..bum

                                          Po ça krahasimi bën o i uruar. Trump biznesmen, Salimutaj hajdut e kriminel? Ramutin dhe Salimutaj po njisoj ky po ësht krahasim . Ju jeni për gjynah.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. s
                                            sumce

                                            ne SHBA po kryhet 1 studim ."budallenjte apo idiotet kane kosto me te larte per shoqerine"?

                                            Përgjigjjuni
                                            1. U
                                              Ushtari.

                                              O luco po e tregon vehten me trap nga cje ne fakt.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. P
                                                Populli.

                                                O luco mos bridh kot pas koqeve te dashit se nuk kane per te rene.

                                                Përgjigjjuni

                                                Lini një Përgjigje