Luftoi kundër demokratëve, Mul Noka dërgon në Dibër armikun e PD-së

26 Tetor 2022, 14:02Politika TEMA

Luftoi kundër demokratëve, Mul Noka dërgon në Dibër

Koha e luftërave dhe e armiqve në PD vazhdon të jetë, të mos ndalet në këto 30 vite.

Armiqtë kanë filluar që nga viti 1990 me themelimin e kësaj partie dhe vazhdon deri më sot.

Por, duket se është e turpshme ajo që ndodh herë pas here sepse gjithmonë dikush lëpin atë që ka pështyrë.

Kështu është rasti i Shemsi Prençit, por ka me dhjetëra deputetë, ministra, karrieristë politikë.

Luftoi kundër demokratëve, Mul Noka dërgon në Dibër

Por ky është më i freskëti, na e solli Flamur Noka nga Dibra.

Shemsi Prençi, ish-drejtor policie, një nga militantët e PD-së, u largua pas përplasjeve që kishin nisur të ndodhin në Kamëz, pas disa protestave ku u kërkua ndërhyrja e policisë dhe Prençi u tërhoq.

Pasi atje ishin të afërmit dhe miqtë e tij në garë për socialistët në zgjedhjet e vitit 2011.

Më pas situata u agravua.

A ishte shpesh në daljet e tij mediatike, denoncues, akuzues i ashpër ndaj PD-së dhe qeverisjes së Berishës.

Iu bashkua socialistëve dhe Rilindjes në vitin 2013, të cilët e emëruan në një post të lartë si Drejtor i Përgjithshëm i Emergjencave Civile në atë kohë, në Ministrinë e Brendshmë të drejtuar nga Saimir Tahiri.

Luftoi kundër demokratëve, Mul Noka dërgon në Dibër

Kështu vazhdoi gjatë Shemsi Prençi derisa e larguan nga detyra.

Arsyet ende s’janë bërë publike, zullume ose jo, ai u largua.

Menjëherë, pasi humbi karrigën Shemsiu filloi të shkonte në protestat e Lulzim Bashës dhe të dilte kundër Ramës në media.

Luftoi kundër demokratëve, Mul Noka dërgon në Dibër

Tani pas përplasjeve të brendshme në PD, udhëheqësi legjendar i kësaj partie, njeriu dhe strategu elektoral, Flamur Noka, e ka emëruar Shemsi Prençin në grupet e punës së PD-së, në qarkun e  Dibrës.

Tani se çfarë mund t’u thotë demokratëve Shemsi Prençi, një gjë është e sigurt, se si mund të ikësh nga PD-ja, si mund të shkosh te PS-ja dhe si mund të kthehesh prapë te PD-ja e te PS-ja.

S’është e çuditshme që Shemsiu t’u flasë demokratëve se duhet ta ndjekin atë nga pas që të shkojnë në pushtet, të marrin një karrige, pastaj ta lënë në përfundim të mandatit, të kalojnë në krahun tjetër, të bëhen drejtorë me partinë tjetër që vjen në pushtet, të rrinë ca kohë e kështu zgjasin pushtetin e tyre.

Luftoi kundër demokratëve, Mul Noka dërgon në Dibër

Ky do të ishte një leksion  i mirë politik i Shemsi Prençit që së fundmi nga Flamur Noka është rikthyer si drejtues politik i Partisë Demokratike.

Tani s’ka ngelur gjë tjetër, por thjesht dhe vetëm në grupin e punës dhe shëtitjeve të tij nëpër qytete, Flamur Noka të marrë me vete Gaz Bardhin, Luli Bashën, pse jo dhe kunatin e këtij të fundit./CNA.al

5 Komente

  1. k
    kik

    sa mire qi jubesohet keryre tipave ashtu si dhe ilir Spiunit.....

    Përgjigjjuni
    1. i
      ilir sumkacapuci

      AMANI SHIKONI ORE POZICIONIN PARA KAMERAVE,AMANI NUK DUKET SI KOKE.........RI KUR NGRIHET.Dhe kemi kemi shpresa tek keto mostra majtas dhe djathtas.

      Përgjigjjuni
    2. b
      ben

      Zhapiket e polites shqiptare.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kasemi.

        Shemsi Premçi ka qene sigurims! Ky ka punuar ne Degen e puneve te Brendeshme dhe ne sektorin e kufitit ku jane vrare te rij duke u larguar nga Shqiperia! ky ka qene ushtare i zellshem i sistemit komunist! po me keto spiun, sigurimsa dote vini perseri ne pushtet me ne krye nje kriminel non grata.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Skaneri

          Me se e vertete, Shemsi Premçi ka qene sigurims dhe ekzekutues ne diktature, po nuk e beseuat, hapini dosjen dhe do lexoni se çfare poshtersirash ka bere!

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje