Luiz Ejlli përballë Benet Becit dhe Ramës: Hera e parë që Shkodra ka votuar me mend dhe jo me zemër

20 Maj 2023, 09:14Politika TEMA

Luiz Ejlli përballë Benet Becit dhe Ramës: Hera e parë

Kryeministri Edi Rama ka pasur dje të ftuar në podcastin e tij, Benet Becin dhe Luiz Ejllin.

Luizi: Jam shumë mirënjohës e nuk merrem me ata që më thonë je i majtë e i djathtë.

Rama: Ke thënë që Beneti tu gjend kur ke qenë në moment të vështirë. Luizi nuk paska parë gjë përveç Big Brother, po ti Benet kishe parë ëndërr që mund të ishe kryetari i Bashkisë Shkodër?

Benet Beci: Jo nuk kam parë në fakt, por gjithë kohës kur shikoja çfarë bëhej mendoja si i bëhet të bëhet edhe në Shkodër një gjë e tillë. Kam menduar si mund të arrij një ditë të bëj atë që po bëhet edhe në Shkodër. Shkodra ka qenë gjithmonë mendimi im i dytë në të gjitha punët që bënim. Është një kohë e gjatë refleksioni.

Luizi: Unë them që është hera e parë që Shkodra ka votuar me mend dhe jo me zemër. Ka pa Bentin e ecurinë e Shkodrës 30 e ca vite dhe kanë thënë përse jo çfarë do të humbasim.

Rama: Është shumë interesante të dëgjoj për fëmijërinë dhe si i ke hyrë rruhës së muzikës. Nga filloi lidhja?

Luizi: Gjyshi im ka punuar me qemale dhe ka vdekur kur babi im ishte 12 vjeç, nuk ia trashëgoi babit por mua. Kma qenë në bark të nënës që punonte në shkollën muzikore mes instrumenteve. Kur isha 6 vjeç nëna më futi më shkollë muzike. Më vonë punoja kamarjer, isha në banak kur më erdhi një shok dhe më tha kanë ardhur “Ethet”, shkova dhe fitova. Në 2006 isha në eurovizion dhe aty u dashurova, dhe ajo vajzë kishte planet e saj për shkollën e edukimin jashtë Shqipërisë. 

Kisha dy zgjedhje të zemrës apo karrierës dhe zgjodha zemrën. Unë sot kam një respekt të jashtëzakonshëm për të edhe pse nuk eci, por kur u ktheva kishin ndryshuar gjërat shumë dhe e pashë që isha dorëzu tek kjo pjesë. I humba shpresat për çdo gjë dhe për fatin që ndoshta bëra zgjedhjet e gabuara derisa më erdhi telefonata e BBV, një natë para thashë çfarë do të humbas dhe luajta si luajta, arrita deri në fund me gabime e me të gjitha.

14 Komente

  1. e
    eni

    Shkodra ka bere zgjedhjen e duhur per kete 4 vjecar

    1. e
      elisa

      Per shkodren nis nje epoke e re kete 4 vjecar

      1. k
        klodi

        nje fitore mese e merituar e benet becit.

        1. V
          Vini

          Shkodranet kane bere zgjedhjen e duhur

          1. G
            Goni

            Edhe luizi ka pasur ndikim ne zgjedhjen e benetit dhe kjo eshte gje shume e mire

            1. Roberto

              Benet Beci famlije intelektuale. E meritonte fitoren dhe bravo per Luizin qe di te rspektoje ate qe ne ditet e veshtira i hoqi litarin na fyti.

              1. D
                Delta

                Qeveria e rames do bej nje ndryshim rrenjesor si cdo qytet te saj????????

                1. E
                  Edvin

                  Qeveria do bej nje ndryshim te madhe per qytetin e shkodres

                  1. o
                    orion

                    3 me e perfolur

                    1. s
                      sapa

                      Tani ky moderatori qe eshte edhe kryeminister per fatin e keq te ketij populli ta beje minister Luizin!Ku ka perfundu ky popull!!!!!si mund te jetoje nje intelektual i ndershem ne kete mjedis idjotesh dhe te korruptuarish!!!!

                      1. r
                        rezi

                        ka votuar ashtu sic duhet, ka votuar ne menyren me te mire

                        1. k
                          kelment

                          Shkodra do te behet me e zhvilluar se kurre me par sepse kete here ka bashkiakun e duhur

                          1. g
                            genti

                            dhe ky fitoi gjoja konkursin se ishte shume i afte dhe u punesua .....po kush i beson keto pallavra ,ja pse ikin te rinjte ,se tipa si ky idioti fillojne e perdorin gjithe njohjet qe kane per te vendosur tipa si vetja ne pozicione aspak te merituara .... ky idioti eshte 95 % e shqiptareve sot ,intrigante ,skutha ,hipokrite dhe te degjeneruar ..sdo mend qe ai popull e do ...po kjo sdo te thote se ai ka ndonje vlere ....

                            1. L
                              Lina

                              Bravooo Shkodra ...

                              Lini një Përgjigje