Benet Beci tregon mbi historinë e jetës: Me partneren u dashurova që në gjimnaz. Rama: Ti je fatlumi që qëlloi që me të parën

20 Maj 2023, 09:11Politika TEMA

Benet Beci tregon mbi historinë e jetës: Me partneren u dashurova

Kryeministri Edi Rama ka marrë dje në intervistë kryebashkiakun e ri të Shkodrës Benet Beci dhe fituesin e Big Brother, Luiz Ejlli.

Kryeministri Edi Rama: Benet, po ti ça ke bërë në momentin që je dashuruar, domethënë si ka qenë fëmijëria dhe gjithë kjo periudhë se u bë sebep Luizi që të marrim vesh ç’ke bërë ti para se të dashurohesh?

Luiz Ejlli: Beneti e ka marrë me shkuesi.

Kryeministri Edi Rama: Po përpara se të ndodhte shkuesia, ça ke bërë?

Benet Beci: Unë jam njohur që në gjimnaz me..

Kryeministri Edi Rama: Përpara se të njiheshe, domethënë çfarë prirjesh kishe ti? Ti veshë për muzikë s’ke pasur besoj?

Benet Beci: Jo, jo unë isha shumë i dhënë pas shkencave; fizikës, astronomisë, shkencave ekzakte. Në shumë vite në gjimnaz isha personazh i vizatimit teknik edhe siç janë gjimnazet e asaj kohe që janë një shkollë e jashtëzakonshme e asaj kohe. Kam qenë tek ‘’Ismaili’’ e atje për herë të parë mendoj se shfaqëm edhe talenteter do thoja dhe formimin bazë të gjimnazit.

Kryeministri Edi Rama: Po kur ishit përpara në fëmijëri me Shkodrën?

Benet Beci: Ne në fëmijëri kishim lidhje shumë të fortë me Shkodrën. Shtëpia jonë e gjyshit, një shtëpi shkodrane tipike nga ato çardak, me ahër, ajo ishte një muze ndoshta dhe si të them, ndoshta fantazia e parë ose bota e parë e madhe me të cilën unë u njoha dhe që ndoshta ishte shumë më e madhe se në Tiranë, se në Tiranë ne kishim një shtëpi apartament te zakonshëm. 

Dhe atje shkonim, atje ishin thesaret, domethënë kujtimet e mia mbi ahrin e Shkodrës edhe mbi zbulimet, gjërat e fshehta – që shpeshherë thonë, fëmija mëson përmes asaj që i fsheh sesa përmes asaj që i tregon, – të gjyshit dhe aty i hapnin dhe shikonim, gjenim ndonjëherë ndonjë fotografi të Zogut të fshehur diku ose gjëra të vjetra të dala nga shtëpia, e kështu që ajo ka qenë një kujtim shumë i bukur. 

Në Shkodër në shkonim shpesh si fëmijë, prindërit kalonin ca kohë, kishte oborr, kishte lule, kishte hapësire dhe gjithmonë ishte një gjë e rregullt, ishte një gjë e saktë e pastë dhe dashuri e madhe. Në Shkodër kishte shumë dashuri. Unë e vija re si fëmijë që na donin shumë në Shkodër.

Kryeministri Edi Rama: Ti domethënë pastaj u dashurove, u martove dhe që atëherë pastaj nuk ndryshove?

Bene Beci: Jo nuk ndryshova.

Kryeministri Edi Rama: Ne e kemi pas një çikë më ndryshe.

Benet Beci: Jo, unë jam që nga gjimnazi..

Kryeministri Edi Rama: Ti je fatlumi që qëlloi që me të parën, mirë. Ka dhe kështu, nuk janë të gjithë me fat aq të madh. Një gjë tjetër që më ka bërë përshtypje, je i lirë të mos e zhvillosh nëse nuk  e ndjen sepse ndoshta është shumë emocionale, shumë personale, por më ka bërë përshtypje në këto gjërat që mora vesh për ty, sepse është pak a shumë diçka që në një formë tjetër e kam përjetuar edhe vetë , humbjen e befasishme të babës. Dhe nuk mund të them respekt për çfarë ke bërë në Big Brother sepse ta thashë, nuk e di fare ç’ke bërë në Big Brother, por realisht më preku ajo shprehja që çfarë arrita ia dedikoj babës..

18 Komente

  1. A
    Anita

    Shkodra ka bere zgjedhjen e duhur me Benetin,suksese te metejshme

    1. J
      Jona

      Edhe pas martese njeriu nuk ndryshon.Nuk ka rendesi mosha

      1. L
        Lola

        nje mardhenie si beneti dhe gruaja e tij do te donin te kishin te gjithe

        1. Y
          Yzi

          Qofsh e lumtur dhe paqë shëndet dhe fatë e rrugëtim të mbar!

        2. E
          Eni

          Luizi duhet te mare shembull nga mardhenia e benetit dhe gruas se tij

          1. R
            Roni

            Edhe batutat kane lezetin e tyre

            1. B
              Beni

              Histori interesante per tu degjuar

              1. L
                Loni

                Sa mire qe tregohen gjera te tilla

                1. T
                  TJETRI

                  Po me duken si Vella e Moter aq shume ngjajne.......

                  1. i
                    iliri

                    Shkodra do behet perla e shqiperise se veriut

                    1. s
                      sara

                      Epo shume mire qe kane nje histori kaq te bukur

                      1. h
                        henfi

                        Suksese te gjithe ne rrugetimin qe keni mArre

                        1. Q
                          Qytetar i zakonshem

                          Beneti eshte djale inteligjent qe punon , qe eshte i perqendruar ne projekte e pune konkrete dhe nuk meret shume me llafe politike. Pres nga qeveria qe te mbeshtesi me fonde te gjitha projektet e z.Beci dhe Shkodra te kthehet ne nje kantjer te madh ndertimi ku te punohet 24 ore ne dite. Shkodra ka humbur shume kohe prandaj duhet te nxitoje. Pritshmerite kesaj rrdhe jane te larta.......

                          1. B
                            Beni

                            Si Enveri me Adilin po bejne kata kelyshet e komunistave,dhe I mban gjalle vetem krye komunisti Berisha.Beneta eshte veshur me rroba te jashme qe ne klase te peste,dini gje nga I gjente se ne dyqan nuk kishte.Tani tallen se I ka ardhur dita prap.

                            1. E
                              Ethem Lalaj-MallaKASTRIOTI

                              OK: 1.Shkodranët janë të punës,Ahengut(Tallavasë),Titoz të sportit(Vllaznisë)..dhe qejfëlinj të nishanit të Nënës..! 2.B.Beci është kandidat i paanshëm.Më shumë ka kën me PD-n.Por Ai është shumë punëtor,Vizionar si E.Rama dhe Shkodranët e kuptuan këtë. 3.Shkodranët e kuptuan se Sb në vite si bëri asgjë përveç se dërgoi armë e Naftë në Sërbi përmes liqenit e Bunës.. Si dhe nuk u merrte TAKSAT..derisa falimentoi Shtetin në 2013..! 4.Sb ka dal kundër SHBA,BE,ANGLISË dhe syt i ka nga lindja Sërbia,Kremlini..për të shpëtuar nga burgu e sekuestro pasurisë vjedhur në 32 vite. 5.Sb pasi shkatërroi Shtetin në 96,97,98,08,09,011..po shkatërron PD-në për ta lën vëndin pa opozitë dhe fain ja hedh KM Rama që nuk e mund dot me vota por me Revolucion,mosbindje civile si në 96,07,08,011..! 6.Sb duhet të ishte në burg me kohë.Por i mësuar nga agjenturat e huaja Ai kapì 99 % të drejtësisë dhe të medjeve.Shifni kush jan pronarët e TV-ve..? Besoi e dini kush e pengoi dhe po e pengon drejtësinë..SPAK është i tredhur prej tij që në 92..është bajgë derri që nuk bëhet petulla..! -Ndaj Sb rreket me DASH,ANGILINË,BE,POPULLIN..edhe pas non gratës..

                              1. T
                                Tani

                                Benet, suksese, nje here te vjen fati te behesh lider, keshtu qe kujdes se ke nje popull katolik qe do te drejtosh, nese ti e drejton mire do te bekojme te Papa dhe do jesh nje shenjtor i veriut. Zoti mbare e paq bekimin e krishtit mbret.

                                1. A
                                  Alida dr

                                  Bravo Benet pun te mbare ne rrugtimin tend Shkodra te ka besuar Gjigandi i Shqiperis Zoti Rama perpara dhe ti mbrapa per pune te reja per Shkodren.

                                  1. A
                                    Alida dr

                                    Bravo Benet pun te mbare ne rrugtimin tend Shkodra te ka besuar Gjigandi i Shqiperis Zoti Rama perpara dhe ti mbrapa per pune te reja per Shkodren.

                                    Lini një Përgjigje