
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e ka cilësuar një “flluskë sapuni” mocionin e paraqitur nga ana e opozitës për heqjen e mandatit të deputetes, ministres Olta Xhaçka.
“Ne nuk hyjmë në thelb shohim nëse janë plotësuar gjithë elementët që përcakton Kushtetuta, është fllusk sapuni dhe sot u njohët me faktin që nuk bëhet fjalë për deputeten Olta Xhacka dhe në kërkese thuhet që deputetja s’ka kryer asnjë shkelje që hyn në neni 3 të Kushtetutës”, tha Balla.
Sipas tij, mendimi i Kuvendit duhet të vijë pas një procesi, kjo pasi ai e bazon punën e vet në Kushtetutë dhe në rregullore.
“Disa vendime të mëparshme të GJK janë marrë në procedurën e Kuvendit”, u shpreh Balla.
Ai theksoi se në asnjë moment nuk ka pasur shkelje të rregullores.
“Standardi që ka vendosur PS është shumë larg e do duhen vite që të tjetër ta arrijnë”.
Më 1 korrik Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë është mbledhur për të dytën herë për të shqyrtuar kërkesën e grupit të Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.
Në mbledhje u vendos që të thirrej ministrja Xhaçka për të dhënë qëndrimin e saj.
Si sju vjen turp qe akoma mbroni. Edhe ato vjedhjet tua jane "fllusk sapuni". Sot flet ti o merhum, neser flet kukumjacka per ty. Me rradh, sot ta hypa, neser ti.
Ik o fshatar librazhdi do besh ti politike. Sipas asaj PHD qe ke bere nuk ka konflikt interesi ne rastin e Xhackes.
Ne qofte se per dike nga deputetet ngrihet nje akuze,heqia e imunitetit duhej te behej ,per ti hapur rruge hetimit."Mbrojtja" me mire ne keto raste do te ishte ,te lejoheshin hetimet.Cdo veprim tjeter shton dyshimet.