Manja: 21 Janari, krim shtetëror ende pa drejtësi! Tregues se brenda drejtësisë ka magjistratë me çertifikatë vetingu të paaftë profesionalisht

21 Janar 2024, 10:47Politika TEMA
Manja: 21 Janari, krim shtetëror ende pa drejtësi! Tregues se brenda

Shënohet sot 13 vjetori i vdekjes së 4 protestuesve të 21 Janarit, të cilët u vranë në bulevardin ''Dëshmorët e Kombit''

Në kuadër të kësaj dite, është mbajtur sot një ceremoni e përvitshme në Kryeministri. I pari që nisi fjalën në ceremoni, është ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili tha se ende nuk është bërë drejtësi për këtë çështje.

“As ju si familjarë dhe as ne si forcë politike s’kemi ndaluar së kërkuari drejtësi për viktimat e asaj proteste. Ne nga ai sistem nuk prisnim drejtësi. Ne si opozitë asokohe premtuam drejtësi të re për 21 janarin.

Fakti që sot pas 13 vitesh drejtësia për 21 janarin si krim shtetëror është ende në ajër tregon qartë se brenda sistemit të drejtësisë ka magjistratë me certifikatë vetingu të paaftë profesionalisht që punojnë me mentalitetin e vjetër të mbylljes së dosjeve me procedurë apo skadim të afateve të procedimit se kanë frikë të përballen me hetimin e dosjeve të rëndësishme” tha Manja.

 

 

2 Komente

  1. k
    km

    Sakte-,ndaj duhet te thellohet vetingu ndaj disa prokuroreve dhe gjyqtare e.Ata duhet qe,para organeve te tyre te emerteses dhe vetingut ,te japin llogari per vendimet ne shkelje te drejtesise,per veprimet dhe mosveprimet sidomis ndaj ceshtjeve madhore si Gerdecin, 21 janari,1997 me luften veriut kunder jugut,grushti i shtetit i 1998,etj.Ne asnje menyre nuk mund te justifikohet mosveprimi,apo veprimin me shkelje te hapur te ligjit ne mbrojtjen te krimineleve te PD.E them kete se krimi ne kete Parti po' trashegohet nga nje brez politikanesh ne tjetrin.Nuk eshte e rastit ngritja e grupeve kemishezeza te Belinda Kellicit,me emrin "korpusi Azem Hajdari",ngritja e grupeve te armatosura ne emer te mbrojtjes se votes,vrasja ne Elbasan nga grupet e armatosura te organizuara nga Gazmend Bardhi,veprimet dhunuese ndaj votuesve ne Diber nga grupet e organizuara nga Flamur Noka.Vini re,dy Emra qe udheheqin dhunen dhe terrorin fashist geringian ne parlamentino shqiptar.Pra,dukurite nuk Jane te rastit.Ne nxitjen e tyre Kane d'ore Edhe pasiviteti i drejtesise.Ndaj duhet thelluar vetingu.Ajo duhet te cilecsohet Edhe si mase disciplinare ndaj shkeljeve ne ushteimin e drejtesise.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Real

      Boll folet more maskarenje, more hipokrite sepse asgje nuk keni bere per vendosjen e drejtesise. Shif more punen tende sot, sepse ti duhet te ishe i pari para SPAKUT per vrasjen e ndodhur ne burgun e sigurise se larte ne Pecin te nje shtetasi.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje