Kreshnik Spahiu: Debatet për reformën janë kot sepse nuk e ndryshojnë rezultatin në 2025. Çdo shqiptar e di kush fiton…

20 Janar 2024, 20:18Politika TEMA
Kreshnik Spahiu: Debatet për reformën janë kot sepse nuk e

Kreshnik Spahiu është shprehur se debatet për Reformën Zgjedhore nuk e ndryshojnë dot rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2025.

Komentet Spahiu i bëri në një lidhje për Euronews Albania, ku tha se këtë e di çdo shqiptar dhe faktori ndërkombëtar, të cilët sipas tij, nuk po marrin pjesë në asnjë tryezë për Reformën Zgjedhore.

Ai shtoi se e vetmja gjë që mund të sillte ndryshimin në Shqipëri është vota e emigrantëve, të cilën sipas tij, aktorët e vjetër politik nuk e miratojnë, për shkak se nëse do e bënin sipas tij, do të bënin vetëvrasje politike.

“Nuk ka asnjë thirrje nga faktori ndërkombëtar për këtë, nuk janë bërë pjesë e një tryeze për reformë zgjedhore, për një arsye të thjeshtë, sepse çfarëdo që të ndryshojë në kodin elektoral, çdo shqiptar dhe çdo i huaj e di kush do të jetë rezultati i zgjedhjeve të vitit 2025.

Prandaj kot sa lodhet dikush që mund të shpresojë se një ndryshim në ligj mund të sjellë ndryshimin e rezultatit. Unë mendoj se Shqipëria është e papërgatitur sot.

Ajo që mund të sillte ndryshimin e madh zgjedhor, që janë 1 milionë e gjysmë emigrantë që këta nuk ua miratojnë të drejtën e votës, sepse këta vetë ua kanë hequr të drejtën e votës. Berisha-Meta-Rama. Nëse do e bënin do të ishte një vetëvrasje politike për të tre. Mendoj që ajo muzika, violina e vjetër për Reformë Zgjedhore, nuk është gjë tjetër veçse humbje kohe”, tha Spahiu.

2 Komente

  1. V
    Vranakonti

    Ps-te u ka bere thirrje hapur opozites qe te marin pjese ne komisionin e reformes zgjedhore dhe ata nuk pranojn duke nxier pretendime te kota si komisionet hetimore. Sot per sot,eshte ne diskutimin e dites dhe ne momentin e domosdoshem te mblidhet komisioni i reformes zgjedhore,kur te vij koha e komisioneve hetimore do te diskutohet edhe per ato. Por opozita nuk e do kete,do destabilitet,nuk e do qe te behet reforma zgjedhore. Me fjale ata thon sa per propagande qe e duam,por ne fokt nuk e duan. Po t'a donin shkonin ne komision si njerez dhe jo me grushta e e me te bertitura,e me sherre. Pra KRESHNIK SPAHIU ka te drejte. Si do qe te behet reforma zgjedhore,nuk do kete ndryshim ne zgjedhjet e 2025. Do fitoi bindshem PS-te. Opozita do perfundoi keq me sjelljet e saj radikale qe prodhon vetem urrejtje. Opozita ka nevoje t'a afroi elektoratin dhe jo t'a largoi.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Erdogan

      Cdo "Skiptare" e di zoti Saphiu se kush do fitoje? Ne qofte se Spahi,Vezire,Pasha,Bej,Aga,Dervish,Hoxhe,Muhip etj jane emertime titujsh Skiptare arehere une jam nga Planeti Aris (Mars) dhe nuk e "kam kuptuar" (Non e Capito). You ish Epirotet e turqizuar te ashtuquajturit Genitsaros jini kanceri i Kombit Greko-Ilyre. You i ndryshuat Topo-Onomat (toponimet) Greke te Vorio Epirit o Idhiotas (Idiot "shqip"). Qe nga Agi Saranda Tripolis ne Tropoje Kostantinopolis ne Kostantinopoje!Polis kjo ne Nder te Perandorit Ilyre Greke Megas Kostantinos. Moskopolis ne Voskopoje. Agios Vasilis ne Bregdet ne Shenvasi (sot Shen-Vasili latinisht. Shen apo Shenjtore eshte kopje (este copy) e Saint. Ashtu sic eshte Prifti nga Priestbetj,e te tjera,Ecetera. Ta kesh te qarte (certo ital) o turk ne Ndergjegje dhe mbiemer turk Spahiu qe Greqia dhe gjithe Ata qe e ndjejne veten si Kaurri e Derrit per you Jeorgios Kastriotis Epirote nuk you njohim si nje "Komb i Vecante" por nje pjese e Perandorise Osmane qe po denoni kete komb te Lashte. Vete Trampi ua tha troc qe nje vend Islamik per Kosoven votoi per Jeruzalemin.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje