Këlliçi ankohet te Dumani për prokurorin Dritan Prençi: S’po heton Inceneratorin e Tiranës

20 Janar 2024, 17:03Politika TEMA
Këlliçi ankohet te Dumani për prokurorin Dritan Prençi:

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë një kërkesë zyrtare drejtuar Altin Dumanit, nga ku ka akuzuar prokurorin Dritan Prençi se nuk po heton inceneratorin e Tiranës.

Në këtë kërkesë, Këlliçi i kërkon Dumanit që të ketë standarde të njëjta si ajo me dosjen e sterilizimit, njëjtë edhe për këtë dosje. Ai thotë se ndonëse ka prova që Erion Veliaj është zyrtari kryesor i kësaj afere korruptive, ndaj tij nuk është marrë asnjë masë.

“Jam sot përpara jush për të bërë publike një kërkesë zyrtare të cilën sot do ia përcjell drejtuesit të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, z. Altin Dumani. Kjo kërkesë vjen si pasoje e mos reagimit nga ana e prokurorit Dritan Prençi, i cili ka nën hetim çështjen më të rëndësishme të këtyre tre dekadave, atë të Inceneratorit fantazmë të Tiranës.

Deri më sot, kemi faktuar me prova dhe fakte përtej dyshimit të arsyeshëm, se Erion Veliaj është zyrtari kryesor i cili me veprimet dhe mos veprimet e tij, ka ideuar, miratuar dhe implementuar këtë mega aferë korruptive. Këto prova gjenden pikërisht në hetimin që ka kryer vete drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, në dosjen hetimore ndaj ish zv. Kryeministrit, Arben Ahmetaj.

Këto prova gjenden në raportin e KLSH, i cili është administruar nga prokurori Prençi. Në kërkesën time, i drejtohem z. Dumani, që të mbaje të njëjtin standard”, tha Këlliçi.

5 Komente

  1. G
    Gabel sinqert

    O z Krriçi o injorantë o de bil po ja nxinë fytyrën vjehrrit dhe vjehrrës se vetë e dinë të gjithë se ti të nxirë e ke se nuk ke faj se rrahë gabel je por ruaja pakë ryben bashkëshortes se me sa i njohi prindit e saj janë njerëz me integritet se sa për të tuajt nuk kam se çfarë të.them

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lozhani

      Jepja dosjen "babait"komunist Sales..e ai bastard vendos per ne gjykate...ju qifsha rropte te gjithe ata qe mbrojne krimin ,non grate..

      Përgjigjjuni
      1. f
        franci

        Si ka fytyre e del ky KRRICI qe Tirana ja perplasi ne fytyre....si ka fytyre them une por KRRIC hesapi djali i gomarit.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shkembi

          Po or kerric, po. Vecse mos harro qe nuk eshte me drejtesia e shpellarit qe i merrte urdherat nga ushtaret e Zenit dhe Argites.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kellici kerrici

            Se paska pertypur akoma gojoren e Erjonit evgjiti ne zgjedhjet lokale , kaloje posht evgjit dhe shko meru me ndonje pune qe te jep te ardhura ….nuk shkon asgjekund keshtu zhap zi …nuk meret me keto karagjozlliqe populli , me kesisoj mashtrime dhe pislleqe …

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje