’21 janari’ - Bamir Topi: Prokuroria u pengua, mjekët mashtruan. Ja këshilla që i dhashë Bashës

20 Janar 2024, 18:29Politika TEMA
’21 janari’ - Bamir Topi: Prokuroria u pengua, mjekët

Ish-presidenti i Republikës Bamir Topi i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24 ka zbuluar ato që mund të konsiderohen si “të pathënat” e ngjarjes së rëndë të 21 janarit të para 13 viteve.

Topi zbuloi për gazetaren Nisida Tufa se ai ka pasur komunikime me ministrin e Brendshëm të asaj kohe Lulzim Basha, ndërsa u shpreh se këtij të fundit i ka dhënë edhe një këshillë.

“Secili e di mirë detyrën e tij. Kjo është një çështje e rëndë. Nuk e di si e ke raportin me letrat i thashë, por kjo situatë do të ketë jehonë për shumë vite”, u shpreh Topi në lidhje me takimin me Bashën.

Po ashtu ai theksoi se Prokuroria e asaj kohe është penguar në lidhje me hetimet për këtë rast dhe se brenda shtetit u krijuan kushtet e një puçi shteti.

Topi: Unë kam dënuar dhunën, kam bërë thirrje për qetësi dhe për drejtësi. Natyrisht e di, jam i qartë, Berishës nuk i ka pëlqyer kur unë flas për ngjarjen në bulevard sepse vrasjet ndodhën aty. Vrasjet ndodhën kur protesta praktikisht kishte mbaruar.

Ju telefonuar ministrin e Brendshëm Basha në atë kohë dhe nuk u përgjigj, për t’i thënë çfarë?

Topi: Për ti thënë shqetësimin tim si kreu i shtetit dhe për tu interesuar. Komunikimet me të më pas janë konfidenciale, por thirrja ka qenë për vetëpërmbajtje dhe për të eliminuar episodet e dhunës që mund të vazhdonte.

Si e kuptuat që Berisha kishte vërejtje për qëndrimin tuaj?

Topi: Eksperienca ime politike dhe ajo e komunikimit e njohjes së fizionomisë politike të Berishës, më jepnin mundësinë të gjykoja si e kishte perceptuar ai deklaratën time.  Prokurorisë i dhashë mbështetjen 100%, kishte ndodhur një tragjedi në bulevard dhe njerëz të pafajshëm u vranë dhe të tjerë u plagosën. Përmasat e tragjedisë mund të ishin shumë më të mëdha.

Çfarë i thatë Ina Ramës në ato momente?

Topi: Prokuroria u pengua për të marrë provat. Për këtë janë dëshmitarë shumë njerëz që kanë punuar në prokurori asokohe. Prokuroria u fut në një konflikt të fortë institucional, nuk u zbatuan urdhrat e ndalimit të prokurores.

A u reflektuan këto te takimi që patët me Bashën?

Topi: Zoti Basha ishte ministër i Brendshëm dhe kërkoi të takoheshim. Zhvilluam një bisedë lidhur me atë ngërç.

Si ishte Basha, i trembur, i shqetësuar?

Topi: Nuk besoj të kishte njeri të pashqetësuar në ato momente. I kam dhënë gjithë besimin tim prokurorisë, këtë ia bëra të qartë. Palët politike u treguan të pabesa ndaj njerëzve. Tek e fundit politika e ka shfrytëzuar situatën e 21 janarit.

Ju Bashës i dhatë një këshillë pas takimit apo jo?

Topi: I dhashë një këshillë që mund edhe të mos ia jepja. Secili e di mirë detyrën e tij. Kjo është një çështje e rëndë. Nuk e di si e ke raportin me letrat i thashë, por kjo situatë do të ketë jehonë për shumë vite. Edhe sot është diçka e pagjykuar drejt.

Ju thoni se ka pasur porosi të Berishës për mjekët e Spitalit Ushtarak, ku bazoheni për këto?

Topi :Unë kam thënë se ajo që dëshmuan mjekët ishte qartazi një mashtrim i madh dhe kjo u vërtetua më pas nga urdhri i mjekut. Ajo që doli vërtetoi se goditjet nuk ishin brenda turmës si e reklamonte Berisha.

Ishit kreu i shtetit dhe u informuat se ishin vendosur kamera pranë banesës tuaj. Megjithatë thatë se nuk u trembët pasi keni një perceptim për Berishën që mundohet të trembë por nuk i shkon deri në fund.

Topi: Asnjëherë nuk e kam ndjerë veten të frikësuar. Kur kam kaluar situata në vitin ’97, ajo situatë nuk përbentë problem për mua. Problemi ishte se brenda shtetit u krijuan kushtet e një puçi shteti.

Ju shkruani se iu është dashur të dilnit nga banesa për dy orë dhe kërkuat vetëm shoferin për një takim shoqëror në Linzë, kush ishin këta persona?

Topi: Ishin pjesë e grupit parlamentar. Do ishte një paradoks të lëvizje me punonjësit e gardës ndërkohë që këta të fundit rrethonin me urdhër të kryeministrit.

Ka pasur një përpjekje të jashtëzakonshme të prokurorëve për t’i shkuar drejtësisë deri në fund. Linja e tyre nuk ka qenë e njëjta me linjën e gjykatës. U kërkua nga prokuroria e shkallës së parë, u rrëzua nga gjykata. U apelua në Apel nga prokurorët që e kanë mbrojtur dhe në gjykatën e Apelit janë ndarë 2 me 1.

18 Komente

  1. G
    G

    O Bamke,je njeri pa dinjitet,Saliu kur ishje president te quajti horr bulevardi,ti o frikacak heshte.Protestat e Shkurtit 2019 nga Saliu dhe Lulka i tij ishin shume here me te dhunshme se ajo e 21 Janarit 2011,u godit dera e kryeministrise me qysqi si ne mesjet,asnje nuk lendua,jo me te vriteshin,sic vrau Saliu ne 21 Janar. Duke thene se protesta ishte e dhunshme ti o Bamke do qe te justifikosh Saliun dhe Lylin ku je strehuar tash se fundi.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bamke Eri

      Tema per dite e me shume censuruese e mendimit te lire, lkjo eter higjenike ne mbrojteje te korrupsionit dhe mafjes shteterore ne Shqiperi!

      Përgjigjjuni
    2. Y
      Y

      Bamke je as mish as peshk,nuk e kreve detyren e presidentit ne 21 Janar 2011,kur Saliu te quajti horr bulevardi,dhe prokuroren lavire bulevardi duhet ta godisje fuqishem Saliun,te mbroje veten dhe Ina Ramen prokuroren e pergjithshme publikisht,jo neper dhembe kur dhisje ne banje.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Astrit

        Vrasësit të dënohen sipas ligjit por edhe doktorët mashtrues të dënohen sipas ligjit!

        Përgjigjjuni
        1. M
          Ministri

          Mjeket kane deklaruar ne prokurori se kemi mashtruar me dekleraten tone sepse kemi qene te kercenuar familjarisht me vdekje dhe per kete mashtrim qe kane bere kane ne kohen e ndrimit te pushtetit ne vitin 1993 kane dorezuar doreheqjen duke thene na e hiqni licensen e mjekut, por kjo nuk eshte pranuar nga ministria e shendetesise

          Përgjigjjuni
          1. z
            zamir

            Mjeket mashtruan dhe asgje nuk pesuan....dihej drejtesia e asaj kohe por eshte e pa falshme qe ai mjek ndyresire vaxhdon te punoi,ai duhet te meret ne pergjegjedi penale si mashtrues i ndyre plus urdheri i mjekut nuk duhet te fleje gjume per keto raste .

            Përgjigjjuni
            1. 1
              1

              Saliu,Luli genjyen per te shpetuar vehten dhe njefarsoji mund. te justifikohen ,po mjeket cte semes kishin qe genjyen,per mua qofte dhe vone urdheri i mjekut duhet tu heqi licensen per nje periudhe te caktuar.Nuk kuptoj me cfytyre do u dalin para femijve te tyre.Lulezim Basha duhet te cliroje vehten duke treguar ngjarjen sic e di neqoftese do qe te behet i besueshem te votuesit.Skeletet ne dollap do e ndjekin tere jeten

              Përgjigjjuni
              1. P
                Populli

                Ku ishe o kryetar i shtetit, i familjes se madhe shqiptare, kujt ia le fajin, sa larg ishe nga ngjarjet, e kujt ishte ushtria, cilat ishin kompetencat e tua, pse nuk i ushtrove, pse sot ben moral, kujt i duhet, pse nuk shkon ne SPAK te besh denoncimin?

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Vranakonti

                  Eh sa gjynake ka bere Sali Berisha! Eh sa krime makabre ka bere ai! Eh sa nena jane veshur me rroba te zeza nga vrasjet qe ka bere Saliu! Gynahet,krimet e Sali Berishes nuk kane fund. I gjithe populli ka urrejtje per kete njeri te keq. Sot Saliu nuk quan popull gjithe shqipetaret,por vetem ate grusht njerzish pa din e pa iman,te hurit e te litarit, qe i shkojn nga pas dhe e ndihmojn ne rrugen e tij te krimit. Megjithe ate,sot ka nje fije shprese me krijimin e reformes se re te drejtesise. SPAK,eshte shpres me e madhe per te bere drejtesi,duke hetuar e denuar me rreptesi luften civile te 1997-tes,!998,Gerdecin,21 Janarin, e ngjarje te tjera te renda.

                  Përgjigjjuni
                  1. 0
                    007

                    U bene 13 vite qe jo vetem Batua ish president ,po edhe kryetar i keshillit te larte te drejtesise tallen me te vraret dhe familjaret , po edhe prokuroria nuk e akuzojne per vrasjet e qellimshme po e akuzojne per gjoja kafet e Nexhmies . Po edhe Bato kembora na tregon perralla me mbret se si administoi situaten qe ne fakt Salmuti nuk e pirdhte fare as Baton as prokurorine e ai turbullon kot tani .

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Ligji heshtjes ligji mafias

                      Basha ka qene eshte dhe do te jete vegel e Berrishes . Basha ka qene bashkpuntori me i afert i Berrishes dhe i familjes kriminale Berrisha. Basha eshte humbes récidiviste per çfare qendrone ne PD ? Loja Berrisha - Basha eshte qesharake e kupturshme Pse nuk shkone Basha ne prokurori te rrefehet cfare di per 21 Janarin ? Frika nga Berrisha apo krimet qe di Berrisha per Bashen ? . Pse nuk largohet Basha ti hapi rruge nje tjeter personi per te mare drejtimin e PD pse nuk largohet Berrisha haaaaa e thjeshte qendrojme ne politike per ti shperuar denimit . Ligji heshtjes eshte ligji mafies

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Bejkush

                        Basha është njeri- vegël, që e përdori Saliu sa i deshte bytha,kurse tani po e përdorin amerikanët për aq sa tu duhet...pastaj në koshin e veglave! Po ashtu vegla të Sali Berishës kanë qenë të gjithë,edhe ky Bambiri që flet edhe ata mjekët ( mutër)që gënjyen,edhe Garda që vrau jashtë çdo rregulloreje,edhe gjingjonët e Gjykatës që penguan hetimet. Çdo gjë që rrethon Berishën ështe vrasje,kërcenim dhe gënjeshtër. I bini Saliut,se vegla ka plot.

                        Përgjigjjuni
                      2. e
                        emigrant1

                        nuk e kuptoj si gazetaret merren akoma me keto njeres nuk e kuptoj , nuk e kuptoj si ky del dhe jep intervist , ti dhe doreheqje nuk kishe byth me dhan , u vrane 4 njerez zoti bamir por car zoti hahaha si flini gjume aman o zot kur japin men ,,, po nuk ke faj ti eshte niveli i ulet i edukimit shoqeror , populi i shkret kaq njohuri ka ,,,dhe keto mendojne se eshte budalla ,nuk e di dhe kete ....Ju shkruani se iu është dashur të dilnit nga banesa për dy orë dhe kërkuat vetëm shoferin për një takim shoqëror në Linzë, kush ishin këta persona? Ishin pjesë e grupit parlamentar. Do ishte një paradoks të lëvizje me punonjësit e gardës ndërkohë që këta të fundit rrethonin me urdhër të kryeministrit. HAHAHAHAA O ZOT OZOT KU JE AMAN, GJUSHJE IME THONTE CFARE BAN NE KETE BOT DO TE GJESH

                        Përgjigjjuni
                        1. C
                          Coli

                          Ik ore Bamke Qylollari ....... Pse ske folur deri me sot apo sta mbante bytha.........ske folur se te nxjerrin hajdutlleqet e tua

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Pirdhni se liroheni.

                            Bakeq Koqja ti u mbylle ne kullen e fildishte te presidences dhe ne asnje moment si Komandat i Pergjithshem i forcave te armatosura nuk e bere kete rol, turp. Rama si "trim" i la ne mes te rruges protestuesit dhe u zhduk, o lele bytha ime thoshte. Rama duhet te merret i pandehur nga SPAK n.q.s. eksizton ku protestuesit i preu ne bese dhe i nxorri ne prite tek Saliu dhe bashkepunetori i tij Lul Basha ish Minister i Brendeshem qe drejtonte operacionin e gjakderdhjes direkt nga taraca e Kryeministrise. Rama kryetarin e grupit te zjarrit te vrasjeve dhe plagosjeve e beri Kryetar Bashkie, kjo tregon qarte qe rama eshte pjese e krimit shteteror ne bashkepunim me opozite.

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Ducja

                              C"te thote Bamiri, 21 janarin e bene te gjithe. Nga Meta me bllok, te Rama end co, qe kujtuan se u bo deti kos dhe iu erdhi Dita ta kapnin llokmen e pushtetit, dhe rrinin te cepi I kullave duke mbrojtur Bythen e vet, te malcoret me hunj dhe pllaka bulevardi, te Saliu qe do mbronte kullen, te Basha, e vuajten njerezit qe shkuan per lesh dhe nuk e moren vesh se pse.

                              Përgjigjjuni
                              1. B
                                Bamke Qyllollari

                                Pyeteni nje here kete profetin mbas krishtit , se sot mbas krishtit behen profet te gjithe , keshtu dhe ky vemja pa shtylle kurizore , pyeteni se firmen e kujt kane gjithe emerimet e prokuroreve dhe gjykatesve te koruptuar deri ne fyt , pyeteni thjesht …..pse nuk ja beri dhe ky “ jeten sketere “ qeverise Berisha 2 me emerime sic ja beri pisi Meta qeverise Rama ????? Kaq e thjeshte eshte , te bente revolucionin e tij atehere dhe te ikte ashtu sic duhej si patriot ….por JO …… ishte dhe eshte dhe ky pjese e se kalbures , pjese e krimit , ndoshta nuk i ka luer duart me gjak si Saliu , por eshte dhe ky pjese e makinerise dhe si i tille ka dhe ky damken e tij ….minimalen qe mund te beje eshte heshtja dhe jo si kendezi ne maj te plehut ….se tani keshtu sic e kane filluar do na dal dhe Lul bytha akuzus dhe joni akuzuar ….mbylleni gojen plera dhe qerouni qe mos tua shikojme suratin , jeni shume te neveritur …

                                Përgjigjjuni
                                1. K
                                  Kenge Dukaqote

                                  Pse nuk nxirni Emirates e mjekeve ne shtyp o gazetare qe ti njoh populli .Pastaj del e verteta

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje