Kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi është në krye të një qeverie teknike deri në zgjedhjet e majit.
Në një intervistë për TCH, ndër të tjera Xhaferi ka folur edhe për marrëdhëniet me liderët në Shqipëri dhe Kosovë.
Pjesë nga intervista:
Çfarë marrëdhëniesh keni me z. Kurtin i cili ka shprehur idenë e tij për një vetëvendosje pa an shqiptare dhe do të jetë i pranishëm edhe në zgjedhjet në Maqedoni.
Xhaferi: Unë edhe si kryetar parlamenti, ministër i Mbrojtjes edhe si deputet në 6 mandate, në një periudhë me parlamentin e Kosovës, në një periudhë tjetër me parlamentin e Shqipërisë, në kontekst institucional kam dhe do të kem marrëdhënie pa rezervë.
Shtetet janë të njohura, nevoja për komunikim institucional ka nevojë, përcaktimet strikte politike janë të drejtat të subjekteve politike, unë jam i përqendruar të zbatoj kompetencat e mia dhe detyrimet e mia
Ju ka uruar z.Kurti?
Xhaferi: Në rrjetet sociale ka uruar, siç ka uruar kryetari i Kuvendit tq Kosovës dhe Presidentja.
Më zotin Rama, keni pasur kontakte?
Xhaferi: Unë si kryetar parlamenti në aspekte të komunikimit zyrtar kam pasur marrëdhënie institucionale.
Parashikoni vizitë zyrtare në Tiranë ose në Prishtinë?
Xhaferi: Nuk i përjashtojmë. Është çështje e dinamikës dhe programeve që janë në agjendë për muajin vijues.
Une e dija bure te mençur kete Xhaferin por kush shikoj qe e ka marre ne intervist niveli me i ulet dhe me medioker i gazetarise Raqip.ari,me vjen shume keq dhe si lexues ndihem i ofenduar kur e shikoj perballe nje niveli te tille!
I jane turrur te gjithe Talatit kush e kush me pare per t'a intervistuar, a thua se eshte zgjedhur ne krye te BE, kryeminister i kronometrur qe "vdes" breda 100 diteve.
Nari, ma more: kete kisha ndermend sa pashe ate fytyre qe jo gazetar eshte por funderrine llafazan dhe mendova se sa e paska ulur çmimim Xhaferi qe pranon e intervistohet nga nje bufalo.
..o Grida , o yll perse mban kete idiota ne studio.