Marrëveshja e pensioneve me Italinë, Rama: Shqiptarët do ta përfitojnë nga 1 qershori

18 Maj 2025, 12:45Politika TEMA
Marrëveshja e pensioneve me Italinë, Rama: Shqiptarët do ta

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se duke filluar nga 1 qershori, shqiptarët e Italisë do të përfitojnë nga marrëveshja për pensionet.

Me anë të një postimi në Facebook, kreu i qeverisë, teksa e konsideron Melonin “Motër”, thotë se ajo solli në Tiranë dokumentin final të kësaj marrëveshje.

"LAJM I MIRË dhe i ndarë veç për t’i dhënë vëmendjen e duhur, jashtë vorbullës së Samitit të Komunitetit Politik Europian:

Motra solli në Tiranë dokumentin final të procesit të gjatë ligjor mbi zbatimin e Marrëveshjes së Pensioneve me Italinë, që do të thotë se nga 1 qershori 2025 shqiptarët e Italisë do të nisin të përfitojnë nga kjo marrëveshje kuptimplotë për nivelin e ri të marrëdhënieve mes Shqipërisë e Italisë", shkruan Rama. 

13 Komente

  1. K
    Kruje

    E disata her qe perflitet per kte marreveshje cfare po beni keshtu

    Përgjigjjuni
    1. 2100 Kalec

      Eshte ne Qershor , Rama do marre avionin nga Vlora te takoj Melonin ..te kursej nafte....dhe te shikoj detin JON, per mall....lol

      Përgjigjjuni
    2. P
      Pension

      Mos degjoni kete sharlatanin qe tha 500 mij shqiptare perfitojne por mendojeni mire bashkimin e pensioneve. Po, ka shqiptare qe mund te perfitojne por jo te gjithe dhe biles disa mund te penalizohen. Kjo marreveshje eshte vetem per ata qe do dalin ne pension pas 1 qeshorit nese hyn ne fuqi. I bie qe shumica derrmuse nuk perfitojne. Tjetra, kujdesni kur te beni bashkimin se do humbni nga 100 deri 200 euro ne muaj. Me mire per shume njerez 2 pensione te ndara se nje i bashkuar.

      Përgjigjjuni
      1. p
        pjeter

        Ka shume shqiptare qe perfitojne ne te vertet. Nje pjese i kane vitet e punes si ne Shqiperi edhe ne Itali,per te tjeret ja vlen te paguash,kontribute vullnetare ne Shqiperi, ne te njejten kohe qe punon ne Itali,eshte nje mundesi,dhe ne fund te njihen si vite,te pakten une keshtu e kuptova. E fundit, nuk eshte pune sharlatanesh,ndoshta deshi te arketonte konsensus dhe i shpalli para kohe si gjithç'ka te perfunduar,kur dihet qe ne Itali ka procedura te stergjatura,dhe prioritete me te larta se kjo marrveshje,por qe eshte e vertet kjo nuk diskutohet.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pension

          O pjeter kur ju thua njerezve me te madhe qe 500 mij shqiptare do perfitojne dhe se ket nder na i beri motra Meloni je sharlatan. Ne fakt kete e bene ata qe ishin para Melonit dhe kjo e zvarriti 2 vite. E perfitojne vetem ata qe dalin ne pension pas 1 qeshorit. Shumica derrmuse e emigranteve shqiptare qe dalin ne pension pas 1 qeshorit kane shume pak ose aspak vite pune ne Shqiperi. Por e vertet qe ka njerez qe mund te perfitojne por duhet te keshillohen me specialiste e jo te degjojne Ramen e Melonin.

          Përgjigjjuni
        2. S
          Saliu 2

          Injorant pensionet jane te ndara vec vitet bashkohen por injoranca e te djathteve gjithmone prapa do ju lere juve ne Shqiperi

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pensionist

            Bashkimi i pensioneve (nenkuptohen vitet e punes) duhet bere qe te perfitosh pension nese nuk i ke vitet e plota , por normal qe merr ate qe ke kontribuar si ne Shqiperi dhe Itali dhe ato jane te ndara. Por nese i ke vitet minimale te punes ne Itali dhe do te bashkosh dhe vitet e Shqiperise te bie me mire te mos aplikosh per te vazhdosh ti marresh sic i marrin sot 2 pensione nje ne Itali e nje ne Shqiperi. Kjo nuk ka lidhje me partit e me te djathte e te majte. Vetem nje mendje e semure mendon kshu.

            Përgjigjjuni
        3. L
          Legen

          Ate motren pra, ku ta kesh.

          Përgjigjjuni
          1. Q
            Qyqetare

            Nuk lahet muti me shurre o Edi. U ule ne gjunje per turpin tend e tonin motres nga Italia saqe edhe ajo u skuq.. Ke degraduar dhe ti or mik je bere pjese e llumit ne kete vende qe nuk ka pike dinjiteti dhe krenare kombetare. Mbaroje kete mandat dhe ik dhe ti se boll ti duruam marrezite 5 minutshme.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Baca

              Duket se ka me ngut, ja sa te perfundoje mandatin e 5-te dhe do iki. Ndoshta.

              Përgjigjjuni
            2. s
              sapa

              Akoma nuk e kane kuptuar shqiptaret "perfitimin"qe ju jep kjo marreveshje:ZERO!Secili shtet te paguan vec e vec ate qe ke kontribuar dhe PIKE!

              Përgjigjjuni
              1. A
                Amerikani

                Eshte e vertet, por ne ket vend ekspertet nuk degjohen. Degjojme politikane qe duan te mburren. Do marresh ate qe ke kontribuar ne varesi te viteve, ne fakt kjo skeme penalizon me shume shtetin shqiptare nga ana financiare. Italia nuk jep para qyl per shqiptaret se te degjosh median tone u be deti kos.

                Përgjigjjuni
                1. p
                  pjeter

                  Po normale qe do marresh ate qe ke kontribuar ,por pa kete marrveshje,nuk i bashkoje dot vitet qe ke kontribuar, p sh: 14 vite ne Shqiperi,19 ne Itali,aktualisht me ligjet ne fuqi nuk perfitoje minimumin,edhe pas 67 vjet qe eshte mosha e pensionit aktual,do merrje pension social po te ishe me vend banim ne Itali,dhe te kishe ose çitadinance italiane ose 10 vjet vend qendrim me rezidence ne Itali pa nderprerje,ose ne71 vjet ne Itali do i merrje ato qe ke kontribuar,ne Shqiperi nuk e di ,ndoshta vetem ate social mbas 65 vjetesh. Me sa kuptova une ,ketu eshte perfitimi, perfiton 4 vjet para ne Itali ato qe ka kontribuar,ose edhe me pare ne qofte se ke vite ne shume. Ka shume shqiptare qe nuk jane me ne Itali,jane gjalle dhe kane vite kontribute ,edhe pse pak,me kete marrveshje kane te drejte ti marrin sepse kan mbush moshen e pensionit,perfitojne ate shqiptar por akoma asgje nga ai italian,perndryshe, pa marrveshje do i mernin ,sipas normave aktuale 70vjet e 9 muaj ne mos gaboj,sigurisht,po e bere kerkesen ke INPS ,e ma thote mendja qe jo te gjithe jane te informuar per te drejtat e tyre,duhet ndonje informacion me i hollesishem qe ta kuptojne te gjithe!!

                  Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje