Marrëveshja për pensionet me Italinë, Rama: U morëm vesh me motrën time në Romë, para 3 ditësh është firmosur dokumenti i fundit

13 Prill 2025, 16:26Politika TEMA
Marrëveshja për pensionet me Italinë, Rama: U morëm vesh me

Kryeministri Edi Rama deklaroi në takimin me emigrantët shqiptarë në Milano se qeveria italiane ka firmosur dokumentin e fundit për njohjen e pensioneve.

Duke e quajtur kryeministren italiane “motër”, Rama iu drejtua emigrantëve se për të mbërritur në këtë moment, ata pritën shumë, por nëse Shqipëria do të ishte vend anëtar në BE, pasaporta evropiane do tu jepte të drejta njësoj si italianët apo cdo qytetar i Bashkimit Evropian.

“Ju pritët dhe mbasi u morëm vesh me motrën time në Romë, ju prapë pritet se duhej bërë ligji, do firmoset këtu e atje, histori italiane dhe vetëm përpara tre ditësh është firmosur edhe dokumenti i fundit.

Por nëse do të kishim pasaportën e BE, shqiptarët, s’do të kishit nevojë për asnjë lloj njohjeje nga qeveria italiane dhe me pasaportën e BE vëllezërit tanë dhe motrat në Greqi do të bëhen automatikisht qytetarë të barabartë në BE.

Ajo pasaportë është njohje automatike e pensioneve, e çdo të drejte që kanë italianët dhe qytetarët e tjerë të BE. Ju edhe sot, pavarësisht se mund të keni vite të tëra në Itali, se nuk keni pasaportën italiane, duhet të hyni nga ajo rradha tjetër atje, jo ke lejen jo s’ke lejen, ndërkohë që me atë pasaportë do të hyni kudo njësoj si italianët", tha Rama. 

2 Komente

  1. k
    k

    Ka firmos leshin e pacurrit. Dje fola me zyrën kopetente dhe nuk ka te caktuar asnjë date per praktikat qe do aplikohen.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lani

      Sme besohet qe prap do votojne keto plehra shqiptaret SA turp o Zot...keto Jane muta te gjith hajdut kurse shqiptaret do votojne keto pupupup. shqiperia nuk behet edge pick.....

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje