“Vetëm ne do ta mbrojmë drejtësinë nga ata që duan ta shkrijnë”, Rama ironizon opozitën: Në 12 maj do prezantohen me Noc Rrokun

13 Prill 2025, 16:06Politika TEMA
“Vetëm ne do ta mbrojmë drejtësinë nga ata që

Kryeministri Edi Rama ka nisur takimin me shqiptarët në Milano, pas çeljes së fushatës elektorale.

Në fjalën e tij ai ka ironizuar opozitën duke thënë se në 12 maj do të dalin humbës.

“Drejtësia, frymën dhe shpatën e së cilës e sollëm për herë të parë në jetën e vendit tonë, si një shpatë që është në duart e një drejtësie të pavarur kur në Shqipëri s’ka patur kurrë një drejtësi të pavarur.

Ne duhet gjithsesi ta garantojmë, duke e futur Shqipërinë në BE, atje ku drejtësia e re e pavarur do të mbetet e pavarur pa i ndërhyrë askush. Sepse populli s’mund ta lërë në duart e partive të radhës por duhet ta marë vetë në dorë.

Ajo kënetë ka arritur të marrë dhe jetë njerëzish dhe sot duan të rikthehen përsëri, sepse bufi i kënetës do të rikthehet për hallin e tij.

Vetëm ne mund ta mbrojmë drejtësinë nga ofensiva e bufit dhe mushkonjave që përbetohen se do ta shkrijnë SPAK, e vërteta është se ata në 12 maj thjeshtë dhe vetëm do prezantohen me Noc Rrokun”, tha Rama.

Lini një Përgjigje