Drejtuesi politik i PS në Shkodër, Benet Beci, ka hapur zyrtarisht fushatën elektorale, duke theksuar se vota për Edi Ramën është një votë për vazhdimin e transformimit të Shkodrës.
Në një postim në Facebook, Beci theksoi se Shkodra ka marrë një rol kyç si një nyje strategjike infrastrukturore dhe ekonomike, falë projekteve konkrete të qeverisë dhe mbështetjes së Bashkimit Evropian.
Ai renditi investimet në rrugët e reja, përmirësimin e infrastrukturës urbane, dhe projekte të rëndësishme në fushat e energjisë, arsimit, turizmit dhe pastrimit të liqenit.
“Pasaporta evropiane është misioni i kësaj fushate,” shtoi Beci, duke theksuar se synimi është Shkodra 2030 brenda BE.
Ai po ashtu theksoi se shumica e projekteve realizohen me fonde të huaja dhe se lista e kandidatëve për deputetë përfaqëson gjeneratën e re të profesionistëve shkodranë.
Përfundoi mesazhin me një thirrje për mbështetje:
“Me Edin dhe Partinë Socialiste, hapi ynë tjetër është Europa – për Shkodrën dhe për Shqipërinë.”
Postimi i plotë i Becit
Të nderuar miq,
Ka nisur zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 majit. Pasaporta evropiane është misioni i kësaj fushate, me Edi Rama dhe Partia Socialiste e Shqipërisë.
Qarku i Shkodrës është një truall i bekuar me pasuri natyrore dhe me njerëz të jashtëzakonshëm: nga bregdeti i Velipojës në pyjet e Pukës e Fushë Arrëzit, nga fshatrat buzë Bunës në majat më të larta të Alpeve, nga liqeni i Shkodrës e Malësia e Madhe në malet e Dukagjinit, nga prodhimet bujqësore të NënShkodrës tek energjia e pastër që prodhohet në luginën e Drinit, në Vaun e Dejës e Koman.
Qyteti i Shkodrës, gur themeli në ndërgjegjen kombëtare dhe kulturore të shqiptarëve, është fizikisht dhe simbolikisht porta hyrëse e Evropës në Shqipëri.
Kemi një program shumë të qartë dhe konkret. Shkodra 2030 në BE është një Shkodër e lidhur në më pak se një orë me aeroportin, Tiranën dhe portin e Durrësit përmes autostradës Adriatiko-Joniane. Hekurudha Vorë–Shkodër–Han i Hotit do të lidhë pasagjerë, turistë dhe mallra me Shqipërinë dhe Malin e Zi.
Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës kanë marrë vendimin historik për ndërtimin e Hekurudhës së Kombit, ku segmenti i ri Shkodër–Gjakovë do të përshkohet për vetëm 1 orë e 7 minuta, duke e shndërruar Shkodrën në një nyje strategjike infrastrukturore, logjistike dhe ekonomike – territor shumë tërheqës për prodhim dhe eksport.
Gjatë 20 muajve të fundit në drejtimin e Bashkisë Shkodër kemi nisur një proces transformimi të thellë urban dhe rajonal.
Po përfundon rruga Shëngjin–Velipojë, punohet intensivisht në rrugën e Dukagjinit, në rrugën Shirokë–Zogaj–kufi me Malin e Zi dhe në rrugën e Komanit.
Janë asfaltuar mjaft segmente rrugësh rurale dhe janë pastruar dhjetëra kilometra kanalesh ujitëse e kulluese që kishin dekada të tëra pa u prekur me dorë.
Në qytet kemi investuar në mbi 70 pallate për eficiencë energjitike, ndriçim publik, sinjalistikë rrugore dhe riasfaltim të pothuaj të gjitha bulevardeve.
Ëshë rindërtuar tregu i Rusit, ndërtuar tri mole lundrimi dhe po pastrohet liqeni.
Po punohet për Zdralen si një tjetër pol biznesi e turizmi, për zgjerimin e rrugës hyrëse dhe ndërtimin e urës së dytë të Bahçallëkut.
Është pastruar zona në hyrje të qytetit, ku ka nisur edhe ndërtimi i një hapësire publike prej 19 hektarësh, një nga zonat më të mëdha e të bukura në vend që do të rivendosë lidhjen organike të qytetit me ujin që e rrethon.
Po punojmë gjithashtu për ndërtimin e rrjetit të plotë të korsive të biçikletave, rindërtimin e katër shkollave, terreneve sportive, teatrin “Migjeni” dhe së fundmi – kinemanë “Republika”. Po ndërtojmë Muzeun e Lundrimit dhe së shpejti edhe Muzeun e Dëshmisë dhe Kujtesës.
Po përmirësojmë sistemin e kanalizimeve dhe furnizimit me ujë. Së shpejti nis ndërtimi i impiantit të trajtimit të ujërave të zeza që do t’i japë fund ndotjes së lumit Buna.
Këto nuk janë vetëm premtime, janë realitet e plane pune.
Projekte konkrete që po zbatohen falë daljes së Shkodrës nga kthetrat e konfliktit politik dhe kthimit të saj te puna. Të mbështetur plotësisht nga qeveria shqiptare po zbatohen dhjetëra projekte dhe për të tjera janë siguruar financime për katër vitet në vijim.
Shumë prej projekteve po realizohen me fonde falas të Bashkimit Evropian dhe kredi të buta nga Bankat Evropiane Zhvillimore, çka tregon se Evropa është tashmë e pranishme në Shkodër dhe mbështetja e saj do të shumëfishohet me anëtarësimin e Shqipërisë në BE në 2030.
Ne besojmë se do të kemi mbështetjen tuaj për ta vazhduar këtë transformim në të gjithë territorin e Qarkut Shkodër.
Lista jonë për deputetë përfaqëson mozaikun e larmishëm të qarkut tonë: shumica janë kandidatë të rinj, profesionistë në fusha të ndryshme, me përvoja të suksesshme në sektorin privat dhe administratën publike.
Të gjithë janë bij dhe bija të këtij vendi, që jetojnë këtu, rrisin fëmijët e tyre këtu dhe ndajnë çdo ditë jetën me ju. Ata janë përfaqësimi real që Shkodra meriton në Kuvendin e Shqipërisë.
Me Edin dhe Partinë Socialiste kemi një fitore të sigurt në rang kombëtar. Me besimin e mbështetjen tuaj do ta bëjmë këtë fitore edhe të Shkodrës. Hapi ynë tjetër është Shkodra 2030, në familjen evropiane, në BE, për të vazhduar së bashku rrugën e zhvillimit, integrimit dhe për të sjellë një të ardhme më të mirë për të gjithë.
Ky ngjan shume me Elton Xhon, mos eshte ndonje kusheri apo i aferme, apo mos kane ndonje gje te perbashket?
Beneti nje dore ne revani nje dore ne bakllava. Edhe me Berishen edhe me Ramen. Edhe me Zenin edhe me Linden..... subjekt i Spakut nese ka Spak te vertete.
Beneti sbenet me. Pas zgjedhjeve e ka te sigurte 313. Ska rendesi kush fiton. Ky e hengri. Tani po mundohet ti lepihet Rames por Rama pasi e shtrydhi e ka fiks per te treguar se SPAK eshte i pavarur. Kur shiti te vetet , Kush pyet per Benetet.
Suksese Benet! Vazhdo perpara,mos degjo qent dhe bushtrat qe lehin si Xhozi me te tjere.
Nga ana ime I premtoj te gjithe shkodraneve qe pervec pasaportes Surrelopiane qe do ju jape Shoku Edver, une nga ana ime do tju jap edhe dy te tjera ne format te papare deri me sot, ku pervec fotografise personale do kene edhe fotografine e Edver Rames, fotografite e dashnoreve, dhe te Elisa Spirokaripalit. Me keto pasaporta shkodranet e mi, do te udhetojne pa viza ne Guam, Kore dhe Madagas-kar. Ndersa pasaporten tjeter e kane ne format fisarmonike . Pervec freskut me të, shkodranet do te luajne edhe pjese nga kompozimet e mija si ' zbrasni xhepat ju kam rixha' ju hani m..t une bëj para'. Shpenzimet e pasaportes jane te gjitha nga buxheti. Asnje lek nga 'xhepat' e qytetareve!!
Ti Benet Bytha , me fal, Beci, thjeshte po perdor te njejtin fjalim qe beje per Berishen. Thjesht ne vend te emrit Berisha, e ke zevendesuar me emrin Rama. Cfare burre muti qe je
Hajdut ishe ne kohen e berishes kur i puthje doren lirise, hajdut je dhe tani!
Benet kurva. Keni 12 vjet ne pushtet o rropqir e akoma shty e shty BE. Pse se futet der tani o kurv burr?
Po keni kriminelat ne kome mase merni nai gjo. Po drejt e drejt kurr nuk fito i parti e keriminalizume der ne palce si ju.
Qeverite e korruptuara duan njerz te nenshtruar, kush me mire se nje Egjytian ( Jevgjit ) nga Ulqini si Benet Beci figure qe e ka perdor si Sali Kerma
Qeverite e korruptuara duan njerz te nenshtruar, kush me mire se nje Egjytian ( Jevgjit ) nga Ulqini si Benet Beci figure qe e ka perdor si Sali Kerma
Qeverite e korruptuara duan njerz te nenshtruar, kush me mire se nje Egjytian ( Jevgjit ) nga Ulqini si Benet Beci figure qe e ka perdor si Sali Kerma
Qeverite e korruptuara duan njerz te nenshtruar, kush me mire se nje Egjytian ( Jevgjit ) nga Ulqini si Benet Beci figure qe e ka perdor si Sali Kerma
e ka zon gripi i spak per dhuratat intelektuale me fondet e kesh
Ky eshte tipik nje specie prej urithi e perhapur, qe merre cdo surrat nga i ´´persekutuar´´ tek komunist islamist i rames, thjesht per ti sherbyer bythes se vet.
ky eshte nje hajdut me cizme...
Jevgjitet te gjithe sikurse dhe Jevgjiti Benet Beci ka shenje dalluese ngjyra e buzeve MAVI. Ndaj shihni kete ngjyre te cfaqur ne buzet e Jevgjitit Benet Jevgu ( Beci )...!!!
Vota për Ramën do ta bëj Shkodrën qytetin më të bukur në rajon....
Ah qe nuk jemi shkodran te votojm per fisnikun Benet Beci! Suksese!