“Të bëhemi bashkë si 5 gishtat e dorës”, Rama thumbon opozitën: Braktisni profetët e rremë, që premtojnë gjëra madhështore

12 Prill 2025, 15:15Politika TEMA
“Të bëhemi bashkë si 5 gishtat e dorës”, Rama

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar votën e të gjithë shqiptarëve pa dallime partiake me qëllimin e vetëm për Shqipërinë në BE në vitin 2030.

Në fjalimin e tij të hapjes së fushatës, kreu i qeverisë ironizoi opozitën, duke i quajtur si ‘profetë të rremë’.

“U bëj thirrje shqiptare e qytetare nga ky shesh, ku nuk ka flamur tjetër, përveç atij më të bukurit në botë. Të bëhemi bashkë si pesë gishtat e kësaj dore, për t’i dhënë ngjyrat që do Europa.

Më 16 maj do ta ngrejnë tendën këtu në këtë shesh. Do të ulen në sofër të gjithë udhëheqin e Europës, le t’u tregojmë mikpritjen më të mirë. Prandaj t’i lëmë llogoret dhe fanellat e tifozllëkut, të ngrihemi në lartësinë e duhur, që porta e hapur e Europës të mbyllet.

Do të jemi në lartësinë e duhur për historinë, të denjë për etërit, që na dhanë flamurin e Shqipërinë. Besojini kësaj profecie, besojeni këtij momenti ndryshe, është ndryshe për Shqipërinë tonë të përbashkët, braktisni profetët e rremë, qëniet që premtojnë gjëra madhështore.

Sot është koha për këtë besim të lartë, sot është dita për Shqipërinë që të vendosim kurorën europiane. Skënderbeu na qoftë udhërrëfyes, në atë këndin e Europës që na pret”, tha Rama. 

1 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    ...Ky po ofendon sojin e vet, se nuk ofendohet keshtu Profeti Muhamed!...lol

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje