CDU mbështet Koalicionin Euroatlantik/ Falenski: E vetmja forcë me një politikë për qytetarët, jo për interesa personale

12 Prill 2025, 12:06Politika TEMA
CDU mbështet Koalicionin Euroatlantik/ Falenski: E vetmja forcë me

Hans-Joachim Falenski, këshilltar i Gunther Krichbaum – zëdhënës për çështjet europiane i CDU në Bundestagun gjerman, u bë sot pjesë e aktivitetit elektoral të Lulzim Bashës, duke përcjellë përshëndetjet dhe mbështetjen e selisë më të madhe të qendrës së djathtë në Europë.

Falenski tha se Krichbaum e ka parë programin e Koalicionit Euroatlantik dhe e ka vlerësuar si “politikën e vetme bindëse, realiste, të realizueshme dhe të mirë për njerëzit e këtij vendi.”

Ai nënvizoi se CDU ka kontribuar në hartimin e programit elektoral të këtij koalicioni, duke sjellë përvojën dhe standardet më të mira europiane në thelb të politikave të propozuara.

Pjesë nga fjala e Falenskit:

Së pari, dua t’ju përcjell përshëndetjet më të përzemërta nga zëdhënësi ynë për çështjet evropiane në grupin parlamentar të CDU/CSU në Bundestag, Günther Krichbaum. Ne sapo kemi përfunduar me sukses negociatat për koalicionin qeverisës dhe ai ka qenë i përfshirë ngushtë në to. Për këtë arsye nuk mundi të jetë këtu! Ai ju uron shumë suksese në zgjedhje!

Günther Krichbaum e ka parë programin tuaj elektoral. Ai ju përcjell këtë mesazh: Koalicioni EuroAtlantik është e vetmja forcë politike në këtë vend që ofron një politikë bindëse, realiste, të realizueshme dhe, mbi të gjitha, të mirë për njerëzit e këtij vendi!

Që nga viti 2010, kjo është hera e 18-të që vizitoj vendin tuaj të bukur.

Jam bashkuar me Koalicionin EuroAtlantik sepse dua të angazhohem për t’i sjellë Shqipërisë një politikë moderne dhe të ndershme – një politikë ku në qendër qëndron mirëqenia e njerëzve dhe jo pasurimi personal.

Kam ardhur këtu sepse jam i bindur se vetëm nën drejtimin e Koalicionit EuroAtlantik me Lulzim Bashën në krye, problemet e mëdha të Shqipërisë në ekonomi, sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, shëndetësi dhe arsim mund të zgjidhen në mënyrën më të mirë dhe më të suksesshme.

2 Komente

  1. D
    Dcu

    Po ky koalicioni euroatlantik pervec Lulushit ke ka tjeter?

    Përgjigjjuni
    1. L
      Likja

      Po ky i CDU e njeh Lulin? E di qe ai nuk ka asnje me vete? E di qe ai do qe te beje koalicion me Ramen? Qofte ky, qofte Alibeaj, i heqin vota PDse dhe ia japin PSse. Shqiperia dhe shqiptaret nuk i interesojne as Europes, as Amerikes. Ato e dine se Rama ja ndertuar nje sistem si ne kohen e Enverit. E gjithe administrata, e shtetit dhe bashkive, eshte e mbushur vetem me socialiste. Te gjithe patronazhistet jan te punesuar. Rama do ia kaloje edhe Enver Hoxhes ne pushtet.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje