Kryeministri Edi Rama në një fjalim të mbajtur sot në sheshin Skënderbej në çeljen e fushatës së PS, u ndal edhe tek drejtësia, për të cilën tha se që nga 1912 dhe deri pak vite më parë asnjë individ me pushtet nuk mund të hetohej apo gjykohej nga prokurorë të pavarur.
“Qysh nga 1912 dhe deri pak vite më parë nuk ka pasur asnjëherë në asnjë individ të veshur me pushtet politik që të jetë hetuar apo gjykuar nga prokurorë apo gjykatës të pavarur prej qeverisë.
Por ama barazinë para ligjit populli shqiptar nuk mund ta lërë në dorë të qeverive, por duhet ta mbrojë me forcën e vullnetit të vet, duke filluar nga 11 maji, ku zgjedhja nuk është mes ca partive, por mes Shqipërisë 2030 në BE dhe Shqipërisë drejt e në gropë përsëri. Me ne ose me kënetën madhështore dhe me shitësat e qilimat fluturës, që kanë edhe ca emra qesharak. Jo bëhet jo nuk behët, jo tërci vërci.
Vetëm Shqipëria 2030 në BE e blindon pa asnjë mundësi prapa kthimi thelemlin e barazisë para ligjit që PS pati kurajon ta hedhë dhe deri kur ne ta fusim zonjën Shqipëri në sallonin e madh kryesor të Shtëpisë evropiane, vetëm shqiptarët e bashkuar me mua dhe ju këtu mund ta mbrojnë drejtësinë e re nga çdo orvatje destruktive e kënetës”, tha Rama.
Do e besojme kur te hetohesh ti, o Edvin, sepse ti je i vetmi njeri me pushtet-i te gjitha pushteteve! Derisa kjo te ndodhe, do jemi teper dyshues!
I hapet barku shume per drejtesine mafjozit Rama...lol
E dije kete mesele para arratisjes se zëvendesit tend hamutajt ?
Eshte e vertete, qe krijesa tende spaku,ne bashkepunim mbas shpine dhe me ty, arrestoi, njeriun me te denje ne kete vend, per karrigen e kryeministrit, duke shkelur ne menyre flagrante ligjet e ketij vendi. Nje thike mbas shpine PS-es dhe historise se ketij vendi.
Edhe Erioni edhe Erioni!Mos ja moho meritat!Ai po punon me koleget!
Edhe Erioni edhe Erioni!Mos ja moho meritat!Ai po punon me koleget!
Rofte terci e verci i Partise Socialiste.