Fushata e PS, Benet Beci: Shkodra porta e Europës në Shqipëri. Marrim së paku 5 mandate

12 Prill 2025, 13:12Politika TEMA
Fushata e PS, Benet Beci: Shkodra porta e Europës në Shqipëri.

Nën moton ‘Shqipëria 2030 në BE, vetëm me Edin dhe PS’, socialistët çelin zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 11 majit në sheshin Skënderbej. Në mes të skenës janë vendosur edhe 12 yje të cilët përfaqësojnë edhe 12 qarqet e vendit, në secilin prej tyre do të qëndrojë drejtuesit i qarkut së bashkë me kandidatët për deputetë të PS.

Drejtuesi politik i Qarkut Shkodër, Benet Beci, me ekipin e tij kanë hyrë fillimisht me këngën ‘Si ke ndje’, që ishte edhe kënga e fushatës lokale në 2023, ku PS-ja mori fitoren e bashkisë.

Pas performancës, Beci është shprehur se beson që PS mund të marrë më shumë se 5 mandate në Shkodër.

“I keni nisur me këtë këngë të fitores së 2023-ës, ‘Si ke ndje zoja Shkodër’. Ishte kënga e zhvillimit. Ajo frymë e zhvillimit ka nisur të shpërndahet kudo: në Pukë, Fushë-Arrës, Vau Dejës, kudo, dhe besoj se fitorja do të jetë më e madhe se në 2023.

Shkodra është kthyer në një kantier ndërtimi, nga hyrja deri në Dukagjin. Shkodra është porta e Europës në Shqipëri. Jo vetëm hyrja e Shkodrës, jo vetëm autostradat, jo kthimi i Shkodrës në qendër rajonale. Besimin që na dha Shkodra.

Së paku me 5 mandate do të jemi për këtë fitore. Shumë faleminderit që Kryeministri ka kthyer kokën nga ne dhe besoj se do të jemi edhe më shumë se 5 mandate në këtë qytet”,-është shprehur Beci. 

5 Komente

  1. F
    Fili

    Beneti me nji kambe ne Spak kerkon 5 mandate, nqs ia jep Toma

    Përgjigjjuni
    1. A
      Ashiku

      Durrësi??? E fut me ne refene njeri qytetin e dyte te Republikes???? As pas 22 vitesh vot per PS ska shans??? Akoma i tërmetosur koke e kembe...pa spital, pa shkolla tani edhe pa rruge qe te pakten te mbyten ne TR per nje hall si kane bere prej 100 vitesh... As gjynaf nuk i vjen njeriu ne seline e Rilindjes se mire per gje tjeter skujtohet njeri e kemi marr vesh kaq??????

      Përgjigjjuni
      1. N
        Njeri i zoti i Punes...

        Shkodra krenaria e Shkodres z. Benet Beci .... njeriu i punes qe po ndryshon Shkodren dita dites... Urime dhe Suksese .....

        Përgjigjjuni
        1. N
          Njeri i zoti i Punes...

          Shkodra krenaria e Shkodres z. Benet Beci .... njeriu i punes qe po ndryshon Shkodren dita dites... Urime dhe Suksese .....

          Përgjigjjuni
          1. P
            Patriot

            Do te merrni 6 i nderuar Benet!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje