“Fitorja e madhe e PS do të nisë nga Tirana”, Spiropali: Do bëjmë realitet ëndrrën për Shqipërinë europiane

12 Prill 2025, 13:30Politika TEMA
“Fitorja e madhe e PS do të nisë nga Tirana”, Spiropali:

Partia Socialiste ka nisur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet parlamentare në 11 maj, në sheshin “Skënderbej”.

Drejtuesja politike e qarkut të Tiranës, Elisa Spiropali, foli përpara socialistëve, duke u kërkuar votën e 11 majit për të çuar Shqipërinë në Bashkimin Europian.

“Përshëndetje nga Shkodra deri në Sarandë, nga Tropoja deri në Konispol, nga Kavaja, nga Rrogozhina, nga Kamza dhe nga e gjithë Tirana ku do fillojë fitorja e madhe e Partisë Socialiste.

Betejat elektorale, ashtu si dhe betejat e tjera nuk fitohen në sprintin e fundit. Sot ka nisur sprinti i fundit. Po fitohen në maratonë. Dhe në këto tre mandate, Edi Rama dhe kjo skuadër ka treguar që janë maratonomakë politik për Shqipërinë. Betejat fitohen kur ke vizion, kur ke lider, kur ke alternativë.

Me Shqipërinë në Europë apo në gropën e atyre ku kemi qenë, ku nuk dolën dot as vetë? Ky është misioni historik për të bërë realitet ëndrrën e paraardhësve tanë, për të ardhmen e fëmijëve tani, për ata që nuk kaluan dot detin, për ata që punuan por nuk ia dolën. Sot Shqipëria është europiane dhe më 11 maj ne do fitojmë”, u shpreh Spiropali. 

5 Komente

  1. M
    Marinela

    Sa bukur qe qesh Ilda me fytyren e shtremberuar nga Botox-i!!!

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kjo eshte e duhur per Shqiperine..

      z. Spiropali eshte Mbreteresha e Politikes Shqiptare ..... Kjo eshte e forte e zgjuar ( si ish MBreteresha e Gjermnaise z. Merkel. ) pse jo Kryeministrja e ardhshme e Shqiperise.....

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kjo eshte e duhur per Shqiperine..

        z. Spiropali eshte Mbreteresha e Politikes Shqiptare ..... Kjo eshte e forte e zgjuar ( si ish MBreteresha e Gjermnaise z. Merkel. ) pse jo Kryeministrja e ardhshme e Shqiperise.....

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lekondi

          PREMTONI RRITJEN E PENSIONEVE TE ULETA SE U BEN NJEREZIT ANEMIK NGA FUKARALLEKU. NJE ISH KAPTER USHTRIE MERR TRE HER ME SHUME PARA PENSIONI SE NJE FSHATAR QE PUNONTE SHTAT DIT NE JAVE PER TE BLER RRACIONIN E BUKES MISRIT. RRITNI PENSIONET E ULETA ATE KANE PROBLEM URGJENT FSHATARET E ISH PUNTORET E JO BE.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Beni

            Kur do zë japësh paratë e vjedhura në doganë? Hajdute, monstër!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje