Brukseli e ka konsideruar në përputhje me ligjin e Bashkimit Europian dërgimin në Shqipëri të 40 emigrantëve që do të presin në qendrën e Gjadrit deri në riatdhesimin e tyre.
Eurodeputetja e Partisë Demokratike Italiane Cecilia Strada në opozitë i kërkoi shpjegime Brukselit për arsyen e prangosjes së emigrantëve gjatë zbritjes në Shqipëri, por një zëdhënës i BE-së deklaroi se zhvillimet janë duke u verifikuar.
“Jemi në dijeni të zhvillimeve të fundit në lidhje me dekretin që rregullon CPR-të në Shqipëri dhe, sipas informacioneve tona, ligji kombëtar italian do të zbatohet për qendrat, siç ka ndodhur deri më tani për azilin. Në parim, kjo është në përputhje me ligjin e BE-së”.
Të gjitha partitë e opozitës italiane e kanë kundërshtuar kthimin e kampit të Gjadrit në një CPR që do të strehojë emigrantë në pritje të riatdhesimit. Sipas tyre kjo nuk është një zgjidhje duke qenë se kostot për transportin e tyre dhe të personelit do të rëndojnë më shumë buxhetin.
Pasditen e së premtes anija Libra solli 40 emigrantët të cilët do të mbahen në Gjadër për të paktën 18 muaj derisa të kthehen në vendet e tyre të origjinës.
Sipas autoriteteve italiane ata janë tunizianë, egjiptianë, Bangladeshas, pakistanezë, algjerianë, gjeorgjianë, nigerianë dhe moldavë./ Tv Klan
Po plehrat e mutit se jemi akoma emigrant si ato qe jan aty mrena, turp per shqiprin qe pranon denigrimin e emigranteve nga shtete nazifashist n territorin e vet, e turp per ATO shqiptar qe i sherbejn kti sistemi e njerzve qe kan ngrejt ket sistem, kto plehrat i mbyten vllezrit ton nepwr burgje duke dyfishu denimet vetem per faktin se je shqiptar sharrohen vujtjet neper radhet e policis se plehrave europes e thirrjet rraciste ndaj shqiptarve, ky bastardi dhe fmit e vet mos e paft nje dit bardh qe per interessa personale ul pantallonat maskarejve europes, shqipria ka nevoj per Liri ekonomike tjerat i bojm vet skemi nevoj me shtri doren fashistave.
tani baba mondi do formoje shtetin e tij dhe buburecet e zinj sapo erdhen, qe te marin pashaportat e arta te baba mondit
Nese Shqiperia behet vend per emigrante. Europa nuk do kete interes te na integroje.