Çelja e fushatës elektorale 2025, Rama mund Berishën edhe në rrjetet sociale

12 Prill 2025, 15:53Politika TEMA
Çelja e fushatës elektorale 2025, Rama mund Berishën edhe

Partia Socialiste çeli sot zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 11 majit, me një tubim të madh në Sheshin ‘Skënderbej” në Tiranë.

Ngjarja mbart një simbolikë të veçantë, pasi është organizuar në datën 12 prill, duke reflektuar numrin 12 – një referencë ndaj 12 yjeve në flamurin e Bashkimit Europian.

Ndërsa në shesh ishin të paktën 15 mijë qytetarë në mbështetje të kryesocialistit Edi Rama dhe vizionit të tij për Shqipërinë 2030, me mijëra ishin dhe ata që e ndoqën takimin drejtpërdrejt në rrjetet sociale.

Vetëm në Facebook, çelja e fushatës së Partisë Socialiste u ndoq nga të paktën 11 mijë e 400 qytetarë.

Ky nivel shikueshmërie ishte mbi 5.4 herë më i lartë se audienca që pati Sali Berisha në Facebook (2 mijë e 100) gjatë aktivitetit hapës të fushatës, që zhvilloi mbrëmjen e djeshme në Sheshin "Nënë Tereza", në kryeqytet.

 

8 Komente

  1. x
    x

    o mero o kellire

    Përgjigjjuni
    1. E
      Edi Berisha

      Mero nuk eshte kellire , ai eshte shembelltyra e gjirizit shqiptar. Sidoqofte, si Edi e Berisha do meritojne ate popull.LOL

      Përgjigjjuni
    2. T
      Tung

      O ri fiksi???? gjithësesi këllir apo jo ti dhe unë e lexokemi Meron, enrat e përveçem shkruhen me gërmë të madhe. Miqësore.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fushata

        Po sigurisht Salen do te shohin akoma? I marr fund bashke me shpurren e tij.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Titi

          Po Mero,Ka pasur shikueshmeri se kishte vetem Aheng,Se keshtu i ben fushatat edi me aheng,dajre,tepsi,luge,pirunj,se nuk ka se cfar te thote cberi per 12 vjet dhe i kalon me aheng dhe populli yne aheng do nuk do spitale,pencione,shkolla,rruge,naft me te lire,Ky ja ka gjetur mendjen popullit,Po me cpo shohim ne terren kete rralle po i vijne mend

          Përgjigjjuni
          1. M
            Marinela

            po normal dite pushimi, me diell, mos t'a ndjekim kllounin ne? apo s'eshte veshur...

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nje keshille

              Qytetare te tiranes thote!!! O merrro, ishte vetem administrate. Madje une nuk e si aa mban sheshi skenderbej ne total. Ndoshte 10 mije por cereu i sheshit ishte mbushur. Gjithsesi kjo nuk ka pike rendesie pasi e dime qe si Ps si Pd e mbushin sheshin po te duan. Vote per PS nuk ka kete vit nga shume socialiste! A e di pse? Se vota per PS do te thote vote per Belinda Ballukun dhe banden e saj! Ka me mijra socialiste qe e kane ndare mendjen qe mos e japin per Ps voten se e dine qe fuqizon ballukun pas zgjedhjeve!!! Pasi eshte nr 2 i Ps dhe ka uzurpuar cso drejtori te rendesishme dhe cdo ministri te rendesishme! Nuk e duan merooooo! Thuaja Rames sa nuk eshte vone se do ti fusin gishtin. Po u arrestua balluku para zgjedhjeve, 86 mandate merr Rama. Me ballukun si nr 2 makar po arriti 72 ne rastin me te mire por rrezikon seriozisht te humbase pushtetin.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lali

                Po ca sgeshi plot sot!!! Sheshi pergjys! Mjafton te hapesh fb e ballukut ku sheh qe thote neser gati nga fieri ne tirane. Tu mush autobuzat nga fieri etj me mbush gjysmen e sheshit!

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje