Marta Kos: Pas negociatave në 2027, do t’i ngjitem Korabit me Ramën. Kryeministri: Mund t’i ngjitemi Kullës Eiffel kur...

26 Maj 2026, 22:20Politika TEMA
Marta Kos: Pas negociatave në 2027, do t’i ngjitem Korabit me

Mes deklaratave për progresin e Shqipërisë në negociatat për anëtarësimin në BE, batutat mes komisioneres europiane, Marta Kos, dhe kryeministrit Edi Rama nuk munguan.

Kos: Dua të them që ky sukses është i mundur falë mbështetjes së shqiptarëve. Procesi i zgjerimit në të vërtetë, gjithçka çfarë bëjmë e bëjmë për njerëzit, kjo mbështetje kaq e lartë në vendin tuaj është udhëheqja më e mirë që mund të ketë vendi. Nëse dikush e kupton që kjo derë mundësie nuk mund të jetë e hapur gjithmonë ky është vendi juaj.

Duke kuptuar këtë ju mund të jeni të suksesshëm. Kur flasim për datën ju thamë që mbështesim vizionin e Shqipërisë për të përmbushur negociatat deri në 2027, pastaj do t’i ngjitem Korabit së bashku me kryeministrin.

Rama: Mund t’i ngjitemi Kullës Eiffel kur Franca të thotë “po mirë se erdhët në klub”, do të jetë më e vështirë se Korabi.

 

1 Komente

  1. F
    Fshatari

    Bashkimi Europian po shqyrton mundësinë që vendeve të reja anëtare t’u mohohet për disa vite e drejta e vetos, në përpjekje për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm politikisht. Pra per disa vite ( kushedi sa vite) Shqiperia nuk do te kete te thote azgje per te miren e saj. Ate do ta vendosin vendet qe kane veto. Gezim i madh qe ne fund na pushtuan Evropianet

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje