Zëvendësministrja për Çështjet Europiane të Qipros, Marilena Raouna ka vlerësuar progresin e Shqipëria në procesin e integrimit europian, duke e cilësuar përmbushjen e objektivave të grupkapitullit “Themeloret” si një arritje të rëndësishme në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimi Europian.
Gjatë fjalës së saj në Konferencën Ndërqeveritare, Raouna tha se ky është një “gur kilometrik” që i hap rrugë Shqipërisë për të avancuar më tej në negociata dhe për të mbyllur provizorisht kapituj të tjerë.
“Konferenca doli në përfundimin që Shqipëria ka plotësuar me sukses grupkapitullin e Themeloreve. Kjo është një arritje e rëndësishme”, deklaroi ajo.
Zyrtarja qipriote theksoi se zgjerimi mbetet një prioritet strategjik për presidencën e Qipros dhe vlerësoi angazhimin e qeverisë shqiptare në realizimin e reformave.
“Do të doja të përgëzoja qeverinë shqiptare për përkushtimin dhe vendosmërinë për të çuar përpara reforma të vështira”, u shpreh Raouna.
Ajo nënvizoi se procesi i anëtarësimit hyn tani në një fazë më të vështirë, ku rëndësi do të ketë jo vetëm miratimi i reformave, por zbatimi i tyre konkret dhe rezultatet e qëndrueshme.
“Progresi nuk matet vetëm me miratimin e reformave, por me zbatimin e tyre efektiv dhe rezultate të pakthyeshme”, tha ajo.
Raouna garantoi gjithashtu se Komisioni Europian dhe presidenca qipriote do të vijojnë të mbështesin Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit në BE.
E urojmë qeverinë tonë për arritjet e shkëlqyera në rrugën drejt integrimit europian.Është një moment historik që Shqipëria duhet ta shfrytëzojë e të mos humbas kohë,sepse Europa si kurvë e plakë që është,është e paparashikueshme.Marta Kos si ballkanase e ka mbështetur me dashamirësi dëshirën e shqiptarëve për tu bër vëndi i tyre anëtar i familjes së bashkuar europiane.Ecja drejt BE ka qënë e shpejtë,por vazhdimit nuk i dihet.Nqse në Francë vitin tjetër presidencën e fiton kandidatja ultraekstremiste e familjes Le Pen vihet në rrezik gjithë Europa.Ajo shtrigë do veprojë njësoj si BM duke e nxjerrë Francën nga BE gjë që do t’i trondisë themelet e Europës së Bashkuar.Uroj që ky skenar të mos ndodhë,sepse na fik shpresat ne shqiptarëve.Poshtë sali e flamut maloku .
Mirë që Qipro ska dërguar dezhurnin e ministrisë...hahahaha zvministrja!?!? . Kete mezi gjeti Marta taratori???..hahahaha