Kryeministri Edi Rama tha sot se ish-kryeministri italian Massimo D’Alema nuk është këshilltar i tij, por një mentor, ndërsa theksoi se nuk ka folur kurrë për tregti me të.
“Kurrë nuk kam folur për tregti me Massimo D’Aleman. Kam folur gjithnjë për politikën, kam folur gjithnjë për Shqipërinë, kam folur gjithnjë për… Pastaj, ai është i lirë të bëjë çfarë të dojë. Epo t’i paraqesësh gjithmonë këto gjëra kështu! Nuk jam në dijeni të ndonjë shoqërie lobimi, por do t’ju kërkoja ta lini jashtë Massimo D’Alema-n nga ky not në baltë që po bëjmë së bashku”, tha Rama.
Rai3: Dëgjoni, ju keni një raport të shkëlqyer me Xhorxha Melonin. Keni pasur marrëdhënie të shkëlqyera me të gjithë kryeministrat, veçanërisht me Massimo D’Alema-n.
Kryeministri: Po.
Rai3: Massimo D’Alema, është një këshillues i juaji, ju e keni emëruar këshilltar.
Kryeministri: Jo, nuk e kam emëruar këshilltar, sepse nuk do ia lejoja vetes ta emëroja këshilltar. Ai është një mentor.
Rai3: Ah, është mentor.
Kryeministri: Po. Është njëri prej shtetarëve më të mëdhenj, sipas meje, pas Luftës së Ftohtë dhe është një prej mendjeve më të bukura që kam takuar në jetë. Të gëzosh miqësinë e tij, është, për mua, një medalje e madhe nderi.
Rai3: Edhe D’Alema ka ardhur në Shqipëri për të bërë tregti.
Kryeministri: Çfarë tregtie? Çfarë ka bërë.
Rai3: Ka ngritur një shoqëri lobimi.
Kryeministri: Po ç’tregti?!
Rai3: AEI
Kryeministri: E pabesueshme! Kurrë nuk kam folur për tregti me Massimo D’Aleman. Kam folur gjithnjë për politikën, kam folur gjithnjë për Shqipërinë, kam folur gjithnjë për... Pastaj, ai është i lirë të bëjë çfarë të dojë. Epo t’i paraqesësh gjithmonë këto gjëra kështu!
Rai3: Po ka themeluar një shoqëri lobimi. D’Alema ka një shoqëri lobimi në Itali dhe ka themeluar edhe këtu një. AEI quhet.
Kryeministri: AEI
Rai3: AEI quhet.
Kryeministri: Unë di që ai punon për Ernst & Young në Itali.
Rai3: Ka një shoqëri lobimi edhe në Itali.
Kryeministri: Dhe nuk është shoqëri lobimi.
Rai3: Jo, ai ka një shoqëri lobimi të tijën në Itali.
Kryeministri: Nuk jam në dijeni të ndonjë shoqërie lobimi, por do t’ju kërkoja ta lini jashtë Massimo D’Alema-n nga ky not në baltë që po bëjmë së bashku.
Rai3: Nuk është not në baltë, sepse një ish-ortak i tiji, Consulcesi.
Kryeministri: Kush është?
Rai3: Consulcesi, që ka hapur një shoqëri trajnimesh.
Kryeministri: Ish-ortak i kujt?
Rai3: I D’Alema-s
Kryeministri: Po, unë nuk e di...
Rai3: Massimo Tortorella. Ju keni marrë pjesë në vitin 2019 bashkë me D’Alema-n në përurimin e kësaj shoqërie, të këtij filiali në Tiranë, i cili, edhe në Itali, ka treqind-katërqind punonjës.
Kryeministri: E pastaj?
Rai3: Në atë rast, Ministrja e Shëndetësisë shpalli të detyrueshëm formimin profesional për mjekët, në mënyrë që të ushtrojnë profesionin.
Kryeministri: E pabesueshme! E pabesueshme!
Rai3: Pse?
Kryeministri: E pabesueshme! Ne duam, kemi dashur të shfrytëzojmë një ekselencë italiane, për të kryer një proces aftësimi, të themi, të rritjes së aftësive në sektorin tonë shëndetësor dhe kjo kthehet në një problem?
Rai3: Jo, nuk është problem. Është thjesht një rrethanë që më bën kureshtar, që ish-ortaku i Massimo D’Alema-s hap një shoqëri këtu dhe kjo shoqëri, në momentin që hapet, ka një vendim që e favorizon njëfarësoj, edhe në raport me subjekte të tjera….
Kryeministri: Po pastaj çfarë ndodhi?
Rai3: Nuk e di, për këtë po ju pyes.
Kryeministri: Më vjen keq, po nuk ndodhi asgjë. Më vjen keq, duhej të ndodhte, po ja që nuk ndodhi.
Rai3: E botuam përgjigjen në faqen e internetit.
Kryeministri: Jo, botimi në faqen e internetit erdhi më pas, kur ne ngritëm zërin. Po të mos kishim ngritur zërin, publikimi nuk do të ishte bërë.
Rai3: Nga këndvështrimi gazetaresk, përgjigjja ishte.
Kryeministri: Nga këndvështrimi gazetaresk, ajo është një pocaqi dhe ju u shprehët se kishte refuzuar të përgjigjej. Ndërkohë, kishit marrë të gjitha përgjigjet. Unë kam parë që...
Rai3: Kjo është një intervistë dhe ju po më përgjigjeni.
Kryeministri: Më fal, ju e keni bërë kërkesën me shkrim dhe kur e çuat kërkesën me shkrim, nuk thoshit që i dua përgjigjet edhe me gojë. I kërkuat me shkrim? I morët përgjigjet me shkrim. Dhe, jo vetëm që nuk i publikuat, dhe jo vetëm thatë që ai nuk ju ishte përgjigjur, po kur folët për gjërat e tij, thatë gënjeshtra. Gënjeshtra. Në rregull? Dhe, jo vetëm gënjeshtra, por e nxorët në një dritë të tillë, që shoh se, sipas jush, është e vetmja mënyrë për të hetuar, po nuk është e vërtetë, sepse nuk do të ishte mëkat nëse një hetim do të shkonte edhe në favor të të hetuarve tuaj. Domethënë, nuk duhet të keni gjithnjë ju të drejtë, që hyni për të gjetur fajtorë dhe tani njerëzit janë fajtorë, sepse ju duhet të justifikoni punën tuaj. Mund të bënit një hetim dhe, në fund, të thoshit “jo, Shqipëria nuk është narkoshtet”, sepse kjo është fyerje për një popull dhe fyerje për një vend.
Keshtu do ndoten te gjithe ata qe punojne me Ramen. Sepse duke qene se eshte idiot Rama nuk kujdeset per cka ben, por vetem per fitimin e castit. Toni Bler, D'alema, ai cubi i FBI,
Po ti cke ?? Ti mos u qa hallin atyre ...ata do ndoten , ti thjesht do jesh gjithmone nje qen i rahur , nje zagar njeri qe mer neper goje grate dhe cdo gje ... Vetem dy pesona kane qene ata qe merin ne goje grate ....Sali Berisha dhe ti plere paricikluese.....imagjinoe vete sa njeri i dobet dhe bajge je ....vetem 2 , ti dhe Sali Berishja ...
hoxhe sali flet....nga kati 8.