Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka pritur homogun e saj, Edi Rama në Villa Doria Pamphili, Romë. Rama ka udhëtuar drejt Romës me 10 ministra lidhur me mbledhjen e parë mes dy qeverive të dy vendeve.
Rama përmes një postimi në “Facebook” theksoi se gjatë mbledhjes do të nënshkruhen 16 marrëveshje të reja bashkëpunimi por nuk e përcaktoi se në çfarë fushe.
Ndërkohë sipas raportimeve, ndër marrëveshjet që do të nënshkruhen kanë të bëjnë me fushat e shëndetësisë, energjisë, mjedisit, sigurisë, arsimit dhe inovacionit.
Marrëveshjet që do nënshkruhen mes dy qeverive:
-Bashkëpunimi strategjik në fushat e shëndetësisë, energjisë, mjedisit, sigurisë, arsimit dhe inovacionit
-Siguria kibernetike, përmes një memorandumi mirëkuptimi ndërmjet ministrive të jashtme
-Mbrojtja civile, me disa marrëveshje për grante dhe hua të buta, mbështetje në pajisje dhe trajnim, si dhe një deklaratë të përbashkët mbi koordinimin institucional
-Shëndetësia, me projekte për përmirësimin e kujdesit neonatal dhe maternal
-Mbrojtja dhe bashkëpunimi ushtarak, përfshirë transferimin e mjeteve detare dhe marrëveshje mes kompanive “Leonardo”, “Fincantieri” dhe partnerëve shqiptarë
-Lufta kundër trafikut të drogës, që përfshin një Memorandum mirëkuptimi të nënshkruar mes Institucioneve të punëve të brendshme respektive
-Zhvillimi ekonomik, përmes instrumenteve të “Cassa Depositi e Prestiti”, “SIMEST” dhe “AIDA”, në mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme shqiptare
-Kultura dhe kreativiteti, me një marrëveshje bashkëpunimi midis Fondacionit MAXXI dhe institucioneve shqiptare të artit
Shqiperia,heheheeeee.Koloni.Gjeneral gramofoni ngrehu nga varri usta Bajrami.O Laver Bariu etj?Një po kerkoj se kush jeton ne Itali mundet ti beje kerkesa institucioneve Italiane per llogari te qeverise sone e institucioneve vendore.Psh te na hapi nje rruge ose bej nje ujesjelles Italia ne Shqiperi.Si mendoni?
Palloshi i gjate o ka dhjere ne breke ose ka dicka qe e ngacmon nga pas, kete e tregon qarte edhe foton me sy-pordhen Meloni.