Mbledhja e Ballkanit Perëndimor në Athinë, zbulohet kush do të jetë i ftuari surprizë

21 Gusht 2023, 09:26Politika TEMA

Mbledhja e Ballkanit Perëndimor në Athinë, zbulohet kush do

Një program i ngjeshur është parashikuar në axhendën e Kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis ditën e sotme dhe të nesërme në mbledhjen informale që zhvillohet në Athinë për Ballkanin.

Punimet e konferencës do të ndahen në dy ditë, ndërsa të pranishëm do të jenë zyrtarë të lartë të BE, por edhe përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit, me përjashtim të Shqipërisë. Ftesa i shkoi Presidentit Begaj, por ky i fundit nuk do të marrë pjesë për shkak të aktiviteteve të planifikuara më herët.


Por mediat greke raportojnë se një i ftuar surprizë në këtë konferencë informale për Ballkanin do të jetë edhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky. Prania e Zelenskyt në mbledhjen në Athinë ishte mbajtur sekret deri ditën e sotme. Presidenti ukrainas është një turne në Europë gjatë këtyre ditëve.

Sa i përket zyrtarëve të BE-së, të pranishëm do të jenë Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel dhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen. Ndërsa liderët e Ballkanit do të jenë të gjithë të pranishëm, me përjashtim të Shqipërisë. Theksojmë që Kosova do të përfaqësohet nga Kryeministri Albin Kurti.

Por mediat greke kanë zbuluar nga burimet e tyre qeveritare se Kryeministrit Edi Rama nuk ju dërgua ftesa për shkak të situatës së krijuar me Fredi Belerin në Himarë, gjë që mesa duket ka ndikuar në “ngrirjen” e marrëdhënieve Shqipëri-Greqi.

Por qeveria greke ftoi në këtë takim Presidentin Bajram Begaj, por ky i fundit njoftoi se për shkak të axhendës së planifikuar më herët nuk mund të jetë i pranishëm në mbledhjen informale në Athinë.

Në konferencën informale do të jetë edhe Kryeministri i Kroacisë, i cili raportohet se do të takohet një takim “kokë më kokë” me Kryeministrin grek Mitsotakis.

AXHENDA E KONFERENCËS INFORMALE 2-DITORE NË ATHINË

E hënë, 21 Gusht

Ora 11:00 – Takim i Kryeministrit Mitsotakis me Presidenten e Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës.

Ora 13:00 – Takim i Kryeministrit Mitsotakis me Kryeministrin e Rumanisë.

Ora 15:00 – Takim i Kryeministrit Mitsotakis me Kryeministrin e Kroacisë.

Ora 20:15 – Darkë informale me zyrtarët e BE për zgjerimin dhe të ardhmen europiane të rajonit me rastin e 20-vjetorit të Samitit BE-Ballkani Perëndimor “Deklaratës së Selanikut”

E martë, 22 Gusht

Ora 09:00 – Takim i Kryeministrit Mitsotakis me Presidenten e Moldavisë.

Ora 10:00 – Takim i Kryeministrit Mitsotakis me Presidentin e Malit të Zi.

Ora 10:45 – Takim i Kryeministrit Mitsotakis me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

4 Komente

  1. P
    Poseidon

    Keqardhje per Maicon por eshte i MBARUAR sepse EDI do shfrytezoje KAPACITETET e fituara ne keto vite te pushtetit ne AMERIKEN e Europe VETEM TJA dhjese muhabetin Micosi shokut te SALEHUT...........Ja vlen te kujtojme ketu rastin e VRASJES te filogrekut ne jug DHE raste te TJERA,kur EDI Ka treguar force NDAJ GREKEVE......Greket Kane HARRUAR se Rama keshillohet me Amerikanet DHE Jo VETEM per CDO PERPLASJE me FQINJET ,vecanerisht me Grekun........Griket Kane harruar se EDI nuk eshte njesoj si SALEH KUFOMA e as si ILIRSPIUNPRESIDHJERI..................GREKET DUHET TE KERKOJNE FALJEN PER NDERHYJE NE PUNET E BRENDESHME DHE NDERKAQ TA HARROJNE B3JLER KURVEN..........VETEM ME MARRVESHJE MIND TE HARRIHET KUDO POR JO ME FORCE........M...SIDOQOFTE PUNE SHQIPETARESH QE ZIHEN PER CDO GJE KESHTU EDHE MICUA ME EDIN

    Përgjigjjuni
    1. N
      Noci

      Ky eshte nje takim kot qe e ben vetem gjasme Greqia ka vlere te rendesishme ne BE,nje shtet qe ishte ne prag falimentimi dhe i dhane nje pale paterica per te ecur.Aty nuk merret asnje lloj vendimi apo propozimi per ndonje ndryshim ne politikat e BE.Kundershtimi nga gjykata sot per te liruar Belerin tregon se drejtesia eshte e bindur ne veprimet e sajdhe nuk do te behet pre e shantazhit te nje shteti per lirimin e nje shkelesi ne vazhdim te ligjeve te Shqiperise

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pilo Lala

        Ne ate konference , me shume do flitet per mungesen e Edi Rames, se per vete Micotaqon e Greqise. Edi i ka bere vend vetes midis lidereve te Europes. Micotaqua deri tani ka fshire kepucet e Gjermanise dhe Frances.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kosta

          Nese eshte e vertete se shkon Zelenski ne Athine shikoni kur mbas nje ose dy muajsh kur te semuret rende!Greket per te tilla raste shquhen!Ate qe nuk ia bene dot Putini direkt po ia bene Miçotakis duke marre nje dhurate te shtrenjte per punen e kryer!I ati denbabaden agjent i Amerikes,i biri agjent i Rusise!C'fare hyne vizita e Zelenskit ne ballkan nje zot e di???????????Gjeorgjiadhis nje zedhenes i kishes Othodokse prej 20 vitesh !Nje anetar i "Agimit te arte".Kjo eshte Gerqia sot qe diten pret delegacione te Departamenti te Shtetit dhe naten ata Ruse!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje