Në Shqipëri nuk vriten politikanë? Më shumë se gjysma e 33 kryeministrave janë vrarë!

20 Gusht 2023, 22:40Politika TEMA

Në Shqipëri nuk vriten politikanë? Më shumë se gjysma e

Dëgjojmë shpesh të thuhet se shqiptarët vrasin njëri tjetrin për një gardh e për një fjalë goje, por politikanët nuk i prekin.

Kjo është pjesërisht e vërtetë, pasi historia jonë dëshmon ndryshe.

Prej 1912 kur shpalli pavarësinë nga Perandoria Osmane, Shqipëria ka patur 33 kryeministra nga Ismail Qemali te Edi Rama i sotëm.

Nga këta, më shumë se gjysma (17) janë vrarë ose dënuar me vdekje, – shkruan DITA.

Mes 33 kryeministrave, 10 prej tyre janë dënuar me vdekje. Ata janë: Ahmet Zogu, Fan Noli, Maliq Bushati, Ibrahim Bicakciu, Kostaq Kotta, Shefqet Verlaci, Rexhep Mitrovica, Mustafa Kruja, Ekrem Libohova dhe Fiqiri Dine.

Numrin më të madh e kanë kryeministrat që kanë qeverisur gjatë Luftës së Dytë Botërore, të cilët u shpallln kriminelë lufte dhe drejtësia komuniste i dënoi me vdekje në mungesë duke kërkuar nga fuqitë e mëdha që ti dorëzonin.

Mes 10 të dënuarve me vdekje dy prej tyre u finalizuan: Maliq Bushati u pushkatua dhe Kostaq Kota vdiq në burg në pritje të ekzekutimit, pasi ishte dënuar

Ndërkohë Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë dënuar njëri-tjetrin me vdekje pas kryengritjes së vitit 1924 kur Noli erdhi në pushtet dhe në dhjetor të atij vitit kur Zogu erdhi sërish në pushtet.

Ndërkohë 7 kryeministra në historinë e shtetit shqiptar janë vrarë ose helmuar.

Ata janë Ismail Qemali i helmuar, Esad Pashë Toptani i vrarë në atentat, Hasan Prishtina i vrarë në atentat, Xhaferr Ypi i vrarë nga bombardimi, Idhomeno Kosturi i vrarë në atentat, Kostaq Kota i vrarë në burgun e Burrelit (vdekje nga tortura), Maliq Bushati i pushkatuar si armik.

8 Komente

  1. B
    Baciku

    Jane 8 mor loqe. Eshte edhe Mehmet shehu

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bureto

      Nga 1912 deri sot asnje kryeminister nuk eshte denuar per korrupsion. Ose kane eliminuar njëri-tjetrin, ose jane vrare me atentate, Gjithsesi te gjithe per arsye politike.

      Përgjigjjuni
      1. H
        Historiani

        Ky shkim eshte bere nga nje injorant funksional .

        Përgjigjjuni
      2. M
        Mihai

        Zoteri gazetar po ngaterron kekun me byrekun kur themi vrare diskitojme qe nje njeri nga populli apo nje njeri i nje organizate kundra qeverise te vrasi nje politikan sic ishte avni rustemi i vetmi qe ka vrare nje politikan kurse tw tjeret jane vrare nga enveri ndersa hasan prishtina u vra per hakmarrje sic e ka zakon shqiptari

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mihai

          Zoteri gazetar po ngaterron kekun me byrekun kur themi vrare diskitojme qe nje njeri nga populli apo nje njeri i nje organizate kundra qeverise te vrasi nje politikan sic ishte avni rustemi i vetmi qe ka vrare nje politikan kurse tw tjeret jane vrare nga enveri ndersa hasan prishtina u vra per hakmarrje sic e ka zakon shqiptari

          Përgjigjjuni
          1. I
            Iso

            Pas viteve 90-te ja moren doren bashkpunimit ne vjedhje dhe pislliqe dhe e ruajne njeri tjetrin si syte e ballit.

            Përgjigjjuni
            1. u
              u shofshin zagaret

              Zot sa Gazetare KAZANI kemi !!!!!!!!!!!!

              Përgjigjjuni
              1. l
                lori

                Shkrim shume interesan ,se ku do te dale ky gazetaruc nje zot e di!Nese kete statistike e ka nxjerre "Dita" eshte tejete me interes per lexuesin qe te kuptoje qe kur "DITA" nje nder gazetat me te lexura para 10 vitesh u ben "NATE" se lexon me kerkush !

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje