Mbyllet procesi i votimit në 5 bashkitë, regjistrohet pjesëmarrja më e ulët në histori

9 Nëntor 2025, 18:41Politika TEMA
Mbyllet procesi i votimit në 5 bashkitë, regjistrohet pjesëmarrja

Këtë të dielë në pesë bashki të vendit, qytetarët votuan në zgjedhjet e pjesshme lokale për të zgjedhur kryetarin që do t’i drejtojë në dy vitet e ardhshme.

Qendrat e votimit janë mbyllur zyrtarisht në orën 18:00 në bashkitë e Vlorës, Beratit, Tepelenës, Matit e Cërrikut, ku në garë ishin 13 kandidatë nga Partia Socialiste dhe të pavarur që u mbështetën nga opozita.

Deri në këtë orë sipas KQZ pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 18.72 %. Përkatësisht 12.54% e qytetarëve kanë votuar në Vlorë, 19.98% në Berat, 25% në Cërrik, 39.36% në Mat dhe 34.63% në Tepelenë.

Zgjedhje e pjesshme lokale ishin rrjedhojë e vendimit të disa kryebashkiakëve për të garuar për një mandat deputeti në zgjedhjet e 11 majit, por edhe dorëheqjes së Ermal Dredhës në Vlorë.

Ndërkohë pjesëmarrja në zgjedhjet e 14 majit 2023 në këto bashki ka qenë si më poshtë:

Vlora: 24.70 %

Tepelena: 40.31 %

Berati: 34.87 %

Mati: 46.41 %

Cërriku: 32.43 %

3 Komente

  1. 34HK9997 PLAKALI ARACINA EN BÜYÜK OROSBU COCUGUDUR GELMİŞ GELECEĞİ SÜLALENİ SİKTİĞİMİN BU SAHİBİ PEZEVENKTİR.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Albanians cUming out as LGBTQI

      keto shifra jate censusi i fundit, i cili tregon se sa % e shqiptareve jane LGBTQI.

      Përgjigjjuni
      1. !
        !!!!!

        Të gjithe qeveritare e ish qeveritare nën hetim e asnje nuk denohet apo tu sekuestrohet pasuria por rrojne ne luks. Njerezit u lodhen!!!!!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje