Shifrat/ Kjo është pjesëmarrja në zgjedhjet e pjesshme lokale deri në orën 16:00

9 Nëntor 2025, 17:35Politika TEMA
Shifrat/ Kjo është pjesëmarrja në zgjedhjet e pjesshme

Procesi i votimit në zgjedhjet e pjesshme lokale që po zhvillohen këtë të diel në 5 bashki të vendit vazhdon me një ritëm të ulët pjesëmarrjeje. Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, deri në orën 16:00, pjesëmarrja mesatare është 16.47%.

Sipas bashkive, situata paraqitet kështu:

Bashkia Mat vijon të kryesojë me 37.35% pjesëmarrje, ku kanë votuar 5,681 qytetarë nga 15,211 në listë.
Në Bashkinë Tepelenë, kanë votuar 31.52% e zgjedhësve, ose 2,422 nga 7,685 në listë.
Bashkia Cërrik regjistron 23.59% pjesëmarrje, me 7,243 votues nga 30,700.
Në Bashkinë Berat, deri në orën 16:00 kanë votuar 17.4%, ose 10,779 zgjedhës nga 61,947.
Bashkia Vlorë mbetet me shifrën më të ulët, vetëm 11.11%, me 14,705 votues nga 132,358 në listë.

Zgjedhjet e pjesshme po zhvillohen për zgjedhjen e kryetarëve të rinj të bashkive Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë, pas vakancave të krijuara në drejtimin e tyre.

1 Komente

  1. N
    Noci

    Si mund ti thoje vehtes kryetar bashkie kur mund te fitoje vetem me 12-14 perqind te zgjedhjeve.Ketu e ka çuar politika zgjidheshin sa nuk zbaton as detyrimin kushtetues per te dale ne zgjedhje.Por me pas ky zgjedhe si qe nuk del fare a mundet te kerkoje diçka nga ky kryetar

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje